Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Kalendar historik/ Çfarë ka ndodhur më 9 prill:

7 vjet ago
in Të Gjitha
Kalendar historik/ Çfarë ka ndodhur më 9 prill:

9 Prill 1626- Vdes filozofi dhe juristi i njohur anglez Francis Bacon

 

Francis Bacon, shërbeu si Prokuror i Përgjithshëm dhe si kancelari i Mbretëreshës së Anglisë. 

Pas vdekjes së tij, ai mbeti shumë i ndikueshëm nëpërmjet veprave të tij, veçanërisht si avokat filozofik dhe praktikues i metodës shkencore gjatë revolucionit shkencor.

Bacon, është quajtur ndryshe edhe si babai i empirizmit. Në veprat e tij, ai argumentoi mundësinë e njohurive shkencore bazuar vetëm në arsyetimin induktiv, dhe vëzhgimin e kujdesshëm të ngjarjeve në natyrë. Më e rëndësishmja, ai argumentoi se kjo mund të arrihej 

duke përdorur një qasje skeptike dhe metodike, ku shkencëtarët kanë për qëllim të shmangin mashtrimin e vetvetes. 

Ndërsa idetë e tij praktike në lidhje me një metodë të tillë, metoda Baconiane, nuk patën një ndikim afatgjatë, ideja e përgjithshme e rëndësisë dhe mundësisë së një metodologjie skeptike, e bën Bacon “babain’ e metodës shkencore. Kjo shënoi një kthesë të re në kuadrin retorik dhe teorik mbi shkencën, detajet praktike të cilat janë ende qendrore në debatet e sotme mbi shkencën dhe metodologjinë. 

Përveç angazhimit të tij në shkenca, Bacon ishte gjithashtu një mbrojtës i njohur i bibliotekave. Ai krijoi një sistem funksional për katalogimin e librave, duke i ndarë ato në tri kategori – historia, poezi dhe filozofia – të cilat mund të ndaheshin më tej në subjekte më specifike dhe nëntituj. Ai vdiq më 9 prill 1626 nga pneumonia. Sipas dëshmisë së kohës nga John Aubrey, Bacon u sëmur nga eksperimenti që po kryente me përdorimin e dëborës për të ruajtur nga prishja mishin e kafshëve.  

 

9 Prill 2003- SHBA dhe koalicioni ndërkombëtar pushtojnë kryeqytetin e irakut, Bagdadin

 

Tre javë pas fillimit të pushtimit të Irakut, trupat amerikane nisën rrethimin e Bagdadit. Shtetet e Bashkuara shpallën zyrtarisht fitoren më 14 prill, dhe presidenti amerikan Xhorxh Bush shpalli fundin e luftës më 1 maj. Beteja për Bagdadin, e dënoi rëndë infrastrukturën civile, ekonominë dhe trashëgiminë kulturore. 

Bombardimet e kufizuara mbi Bagdad filluan që më 19 mars, pasi forcat e Shteteve të Bashkuara u përpoqën të vrisnin presidentin irakiane Sadam Husein. Avionët amerikanë hodhën gjithashtu rreth 200.000 fletëpalosje, që paralajmëronin civilët të qëndronin në shtëpitë e tyre.

Më 7 prill, trupat amerikane vunë nën kontroll një pallat të madh presidencial përgjatë lumit Tigër, duke shpresuar se udhëheqësit e regjimit do të gjendeshin brenda kompleksit. Brenda disa orësh, forcat amerikane i urdhëruan forcat irakiane brenda Bagdadit të dorëzoheshin, ose qyteti do të përballej me sulme të shkallës së plotë. Zyrtarët e qeverisë irakiane ishin zhdukur, ose kishin pranuar humbjen.

Më 8 prill 2003, rreth 500 irakianë ndërmorrën një kundërsulm të ashpër në urën Xhumhurija, duke detyruar një pjesë të forcave amerikane në anën perëndimore të Bagdadit të tërhiqen. Por kjo ishte një tërheqjen e përkohshme, pasi rezistenca u shtyp me shpejtësi. 

Ndërsa forcat amerikane siguruan kontrollin e kryeqytetit, civilët irakianë filluan menjëherë plaçkitjen e pallateve dhe zyrave qeveritare. Në Muzeun Kombëtar të Irakut, mbi 170 mijë objekte unike të kulturave të lashta mesopotamiane si dhe asaj islame, u vodhën apo u shkatërruan (disa u gjetën pjesërisht më vonë). Më 14 prill, Biblioteka Kombëtare e Irakut dhe Arkivat Kombëtare u dogjën, duke shkatërruar mijëra dorëshkrime nga qytetërimet që datojnë deri në 7.000 vite. 

Më 9 prill 2003, Bagdadi u pushtua formalisht nga forcat e koalicionit. Megjithatë, shumica e qytetit mbeti i pasigurt, dhe luftimet vazhduan brenda qytetit dhe rrethinave të saj edhe në periudhën e pushtimit. Sadami, dhe disa anëtarë të familjes së tij dhe vartësve të ngushtë ishin zhdukur, dhe vendndodhja e tij ishte e panjohur. Ai do të kapej disa javë më vonë në një tunel pranë vendlindjes së tij në Tikrit.

 

9 Prill 1241 – Beteja e Liegnitz:Forcat mongole mposhtin ushtritë polake dhe gjermane.

 

9 Prill 1865 – Në SHBA, Komandanti i Përgjithshëm i ushtrisë së Konfederatës me rreth 27 mijë ushtarë i dorëzohet gjeneral-lejtnantit Uliks S.Grant të ushtrisë së Unionit, duke i dhënë kështu fund Luftës Civile Amerikane.

 

9 Prill 1928 – Në Turqi, parlamenti miraton ndarjen mes fesë dhe shtetit.

 

9 Prill 1940 – Lufta e Dytë Botërore:Në zbatim të Operacionit Vezerbyng, Gjermania pushton Danimarkën dhe Norvegjinë.

 

9 Prill 1963 – Ish-kryeministi i Britanisë së Madhe, Uinston Çërçill, bëhet i pari qytetar nderi i huaj i SHBA-së. 

 

9 Prill 1948 – Vrasja e Horge Eliser Gaitan, provokon një trazirë të dhunshme në Bogota të Kolumbisë, ngjarje që do të provokojë edhe 10 vite të tjera dhunë në vend.

 

9 Prill 1960 – Dr Hendrik Vervord , kryeministër i Afrikës së Jugut dhe arkitekti i rregjimit të aparteidit, i mbijeton mrrekullisht një atentati nga një fermer i bardhë i quajtur Dejvid Prat në Johanesburg 

 

9 Prill 1989 – Masakra e Tbilisit:Një demonstrim paqësor anti-sovjetik në Tbilisi, që kërkonte rivendosjen e pavarësisë së Gjeorgjisë, shpërndahet me dhunë nga Ushtria Sovjetike, duke shkaktuar 20 të vrarë dhe qindra të plagosur.

 

9 Prill 1992 – Një gjykatë federale amerikane shpall fajtor ish- diktatorin panamez Manuel Noriega, për akuzat e trafikut të drogës dhe shantazhit. Ai do të dënohet me 30 vjet burg.

 

9 Prill 2005 – Çarls, Princi i Uellsit martohet me Kamilla Parker Boules, në një ceremoni civile në Windsor’s Guildhall.

 

9 Prill 2013 – Të paktën 13 persona vriten dhe 3 të tjerë mbeten të plagosur, pasi një person hap zjarr në një festë në fshatin serb Velika Ivança.

Tags: 9 prill:çfarëhistorikkakalendarmendodhur

TË LIDHURA

Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll
Politikë

Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll

10:47 | 30/06/2025
Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë
Të Gjitha

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë

12:49 | 03/06/2025
Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet
Politikë

Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet

12:33 | 29/05/2025
Next Post
Shtypi nga bota, 9 prill 2018

Shtypi nga bota, 9 prill 2018

Keni plane për fundjavë? Ja çfarë parashikojnë meteorologët

Kapriçot e motit, rikthehen shirat në këto zona

Rënia e euros dhe dollarit, ç’ndodhi me kursimet në valutë të shqiptarëve

Rënia e euros dhe dollarit, ç’ndodhi me kursimet në valutë të shqiptarëve

JU REKOMANDOJMË

Kryen parakalim të gabuar në aksin Librazhd-Qafë Thanë, policia gjobit me 100 mijë lek 2 drejtuesit

Kryen parakalim të gabuar në aksin Librazhd-Qafë Thanë, policia gjobit me 100 mijë lek 2 drejtuesit

15:49 | 18/07/2025
“Gjalpi është margarinë, qumështi me ujë” – Kamera e fshehtë e Vetting zbulon skandalin me ushqimet në azile. Dhoma të mbipopulluara e dhunë

“Gjalpi është margarinë, qumështi me ujë” – Kamera e fshehtë e Vetting zbulon skandalin me ushqimet në azile. Dhoma të mbipopulluara e dhunë

20:32 | 17/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Gjendet pa jetë roja i portit të Sarandës. 64-vjeçari dyshohet të ketë vdekur për shkaqe natyrale

Gjendet pa jetë roja i portit të Sarandës. 64-vjeçari dyshohet të ketë vdekur për shkaqe natyrale

15:47 | 18/07/2025




TË FUNDIT

Gjendet nga polumbarët trupi i pajetë i 16-vjeçarit të mbytur në Lagunën e Patokut, adoleshenti tjetër në gjendje të rëndë
Aktualitet

Gjendet nga polumbarët trupi i pajetë i 16-vjeçarit të mbytur në Lagunën e Patokut, adoleshenti tjetër në gjendje të rëndë

by mirseda
19:28 | 24/07/2025
0

Është gjendur pas disa orë kërkimesh nga polumbarët e RENEA-s, trupi i pajetë i 16-vjeçarit që u...

16-vjeçari u mbyt në Lagunën e Patokut, polumbarë të RENEA-s dhe familjarë në kërkim të trupit të adoleshentit

16-vjeçari u mbyt në Lagunën e Patokut, polumbarë të RENEA-s dhe familjarë në kërkim të trupit të adoleshentit

19:07 | 24/07/2025
Detaje nga krimi makabër në Fier/ Nëna pastroi trupin e bashkëshortit pasi e mbyti vajza me tel, shoqërohet nga policia

Detaje nga krimi makabër në Fier/ Nëna pastroi trupin e bashkëshortit pasi e mbyti vajza me tel, shoqërohet nga policia

18:13 | 24/07/2025
Poliçan/ Zjarr në pyllin e fshatit Lybeshë, në ndihmë edhe zjarrfikësit e Beratit. Flakët vihen nën kontroll

Poliçan/ Zjarr në pyllin e fshatit Lybeshë, në ndihmë edhe zjarrfikësit e Beratit. Flakët vihen nën kontroll

18:00 | 24/07/2025
Vrau babanë e saj duke e mbytur me tel dhe e kallëzoi në polici si ngjarje aksidentale, arrestohet 26-vjeçarja

Vrau babanë e saj duke e mbytur me tel dhe e kallëzoi në polici si ngjarje aksidentale, arrestohet 26-vjeçarja

17:49 | 24/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com