E shtunë, 19 Shtator, 2020
31 C
Tirana

Rënia e euros dhe dollarit, ç’ndodhi me kursimet në valutë të shqiptarëve

Më të lexuarat

EMRI/ Arrestohet 34-vjeçari që ekzekutoi Emiljano Ramazanin dhe Regis Runajn

Një 34-vjeçar ka rënë sot në prangat e policisë, pasi akuzohet se është porositësi dhe ekzekutuesi i dy vrasjeve të ndodhura në muajin korrik...

Mikroçipe në vaksinat anti-Covid? Ja çfarë thotë miliarderi amerikan Bill Gejts

Ai ka investuar shuma të mëdha parash, në përpjekje për të gjetur një vaksinë kundër koronavirusit, por ai është gjithashtu një objektiv i preferuar...

Forcat ‘Shqiponja’, FNSH-ja dhe RENEA ‘blindojnë’ vendin, 9 persona në pranga

Policia e Shtetit ka përcjellë të dhënat lidhur me operacionet që ka zhvilluar në mbarë vendin, sa i takon goditjes së veprimtarisë kriminale. Raportohet...

Dy letra të rralla/ Publikohet për herë të parë letërkëmbimi mes kreut të sapozgjedhur të Regjencës Mehdi Frashëri dhe Myslim Pezës

Nga: Marenglen KASMI Sot mbushen 78 vjet nga mbajtja e Konferencës së Pezës më 16 shtator 1942. Konferenca u mbajt në katundin Pezë, sikurse mori...

Ekzekutimi i Bujar Çelës/ 50-vjeçari u qëllua me 21 plumba nga tre armë me silenciator

Dalin në dritë detaje të tjera lidhur me ekzekutimin e Bujar Çelës mëngjesin e sotëm në Elbasan. Burime për Abcnews.al bëjnë me dije se viktima...

Bilanci/ Regjistrohet numër i lartë viktimash gjatë 24 orëve të fundit

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit janë shënuar 5 viktima nga koronavirusi në vend. Betejën me virusin e kanë...

Rama rikthen Bushatin, i propozon pozicionin e rëndësishëm

Rama ka propozuar që Komisioneri i Lirisë së Medias në OSBE, Harlem Desir, të largohet nga detyra dhe vendin e tij ta marrë Ditmir...

Pamjet drithëruese/ Vinçi gjigant rrëzohet papritur, brenda ndodhej edhe një punonjës

Pamje të frikshme janë regjistruar në Portin e Velencias në Spanjë, teksa një vinç 55 metra i lartë është rrëzuar, pasi u godit nga...

Arrestohet në Dubai bashkëshorti i Suada Sherifit, jeta e ish-Miss Shqipërisë pas mbylljes së qendrës estetike (FOTO)

Bashkëshorti i Suada Sherifit, Eldi Dizdari është vënë në pranga në Dubai. Arrestimi i tij është pjesë e një prej operacioneve ndërkombëtare më të...

Më e keqja s’ka kaluar ende. Dalin pamjet tronditëse të katastrofës në ishujt grekë (FOTO-VIDEO)

Sikundër ishte paralajmëruar edhe më herët, ishujt grekë janë prekur nga cikloni “Ianos”. Autoritetet greke njoftojnë se në 6-9 orët në vazhdim, do të...
Ka një mungesë historike besimi ndaj monedhës vendase, që i ka rrënjët që në kohën e Zogut, kur zhvlerësimi i monedhës kombëtare i bëri njerëzit të lidheshin me floririn. Edhe në kohën e komunizmit, ata që kishin flori i ruanin me kujdes.
Në fillim të viteve ’90, kur leku u zhvlerësua me shpejtësi, referencë për shqiptarët u bë dollari. Që prej vitit 2003, kur kaloi për herë të parë dollarin në bursat ndërkombëtare, euro është monedha e preferuar për blerjen e aseteve të qëndrueshme, sidomos apartamentet dhe makinat. Çmimet e shtëpive sot kuotohen në euro, por edhe makinat shiten në këtë monedhë.

Edhe kursimet e tyre, shqiptarët nuk preferojnë që t’i mbajnë në monedhën vendase. Në fund të muajit shkurt 2018, 52% e kursimeve totale në banka janë në valutë, kryesisht në euro, sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë. Pesha e kursimeve në valutë është rritur vitet e fundit, teksa në dhjetor 2015, për herë të parë kursimet në valutë i kaluan ato në lekë.

Por, sot, teksa euro dhe dollari po bien kursimet në valutë vlejnë më pak, nëse do të konvertoheshin në lekë. Euro zbriti në fund të javës së kaluar në 128.84 lekë, nivelin më të ulët në 10 vite, ndërkohë që dollari luhatet rreth 105 lekëve, niveli më i ulët i katër viteve.

Sipas statistikave të Bankës së  Shqipërisë, në fund të muajit shkurt, depozitat në euro ishin gati 3.7 miliardë euro, që të konvertuara me kursin aktual të këmbimit (1 euro=129 lekë) arrijnë në 476 miliardë lekë. E njëjta sasi depozitash në valutë e konvertuar me kursin mesatar të 2017-s (1 euro=134 lekë) është 495 miliardë lekë. Pra vetëm nga zhvlerësimi, kursimet në euro kanë rënë me 19 miliardë lekë, apo me rreth 150 milionë euro në tre muajt e parë të këtij viti, sipas të dhënave të përllogaritura nga Monitor.

Në raport me vitet e mëparshme, kur euro këmbehej në rreth 140 lekë, humbja është më e lartë. Nëse euro do të këmbehej sërish në ato nivele, të njëjtat kursime, të konvertuara në lekë do të vlenin 39 miliardë lekë, ose gati 300 milionë euro më shumë.

Edhe vlera e kursimeve në dollarë ka qenë në rënie, ndonëse më e lehtë për shkak se depozitat në monedhën e gjelbër janë shumë më të ulëta. Sipas Bankës së Shqipërisë, në fund të shkurtit të këtij viti, ishin 626 milionë dollarë. Me monedhën e gjelbër që këmbehet aktualisht me 105 lekë, humbja në raport me 2017-n, kur mesatarja e këmbimit ishte 119 lekë, është rreth  8.7 miliardë lekë, ose rreth 67 milionë euro.

Pra për të dyja valutat, humbja i kalon 200 milionë euro në vetëm tre muaj.

Edhe Banka e Shqipërisë raportoi në vitin 2017 një humbje rekord prej 115 eurosh, që erdhi si rrjedhojë e zhvlerësimit të rezervave të saj në valutë, nga nënçmimi i euros dhe dollarit.

 

Monitor

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Formula për listat/ Rama: Mund ta diskutojmë, opozita ta harrojë se mund ta pengojë

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur akuzave të opozitës, mbi formulën që paraqiti shumica socialiste për hapjen 100% të listave. “Propozimi i referohet një modeli...

U helmua me Novichok, opozitari rus publikon foto nga spitali

Politikani opozitar rus, Alexei Navalny, ka publikuar një fotografi duke zbritur shkallët në rrjetet sociale, pesë ditë pasi doli nga reanimacioni në spital. “Më lejoni...

A kanë burrat dhe gratë “orë biologjike” të ndryshme

Qëndrimi zgjuar natën dhe aftësia për fjetur gjatë ditës, shkon kundër ritmit tonë natyror cirkadian ose siç njihen më thjesht “orës biologjike”. Por disa...

Komandanti iranian paralajmëron SHBA-në për hakmarrje për ekzekutimin e Soleimanit

Komandanti i Gardës Revolucionare të Iranit, Hossein Salami, ka paralajmëruar se do të marrë hak ndaj të gjithë personave të përfshirë në vrasjen e...

Bilanci/ Sërish numër i lartë viktimash gjatë 24 orëve të fundit

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit janë shënuar 5 viktima nga koronavirusi në vend. Betejën me virusin e kanë...