Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Kalendar historik/ Çfarë ka ndodhur më 21 Prill? 

8 vjet ago
in Të Gjitha
Kalendar historik/ Çfarë ka ndodhur më 21 Prill? 

21 Prill 753 P.E.S – Themelohet qyteti i Romës

 

Sipas legjendës, më 21 prill 753 Para Erës Sonë, Romuli dhe vëllai i tij binjak, Remi, themeluan qytetin e Romës në vendin ku kishin pirë dikur qumësht nga gjiri i ulkonjës, që i gjeti të braktisur anash një lumi. Në fakt, miti i Romulit dhe Remit zë fill diku në shekullin IV P.E.S, ndërsa data e saktë e themelimit të Romës, u përcaktua nga studiuesi romak Mark Terenc Varro në shekullin I P.E.S

Sipas legjendës, Romuli dhe Remi ishin fëmijët e Rea Silvias, bijës së Mbretit Numitor të Alba Longa. Alba Longa, ishte një qytet mitik i vendosur në juglindje të kodrave Albane, aty ku do shtrihej më vonë Roma. Para lindjes së binjakëve, Numitor u rrëzua nga froni nga vëllai i tij 

më i vogël Amuli, i cili e detyroi Rean të bëhej një virgjëreshë, në mënyrë që të mos lindte pretendentë për frouin. 

Megjithatë, Rea u mbars nga Zoti i Luftës Marsi, dhe lindi Romulin dhe Remin. Amuli urdhëroi mbytjen e dy foshnjave në lumin Tiber, por ato mbijetuan kur rrjedhja i nxori në breg, buzë kodrës Palatine, ku u ushqyen nga një ulkonjë derisa u gjetën nga bariu Faust.

Pasi u rritën nga Fausti dhe gruaja e tij, binjakët u bënë më vonë udhëheqës të një grupi luftëtarësh të rinjsh, që ishin barinj në profesion. Pasi mësuan identitetin e tyre të vërtetë, ata sulmuan Alba Longën, vranë Amulin e lig, dhe e rikthyen në fron gjyshin e tyre. 

Binjakët vendosën më pas të themelonin një qytet pikërisht në vendin ku ishin shpëtuar nga ulkonja kur ishin ende foshnje. Por gjatë ndërtimit, ata u përfshinë në një sherr midis tyre, dhe Remi u vra nga vëllai i tij Romuli, që u bë sundimtar i një vendbanimi që u quajt Roma pas vdekjes së tij. Për të populluar qytetin e tij, Romuli u ofroi strehë të arratisurve dhe të internuarve. 

Megjithatë, Romës i mungonin gratë, ndaj Romuli ftoi fisin fqinj të Sabinëve në një festival, dhe i rrëmbeu gratë e tyre. Kjo shkaktoi një luftë, por gratë Sabine ndërhynë për të parandaluar që burrat e fisit të tyre të pushtonin Romën. U nënshkrua një traktat paqeje, dhe komunitetet u bashkuan nën sundimin e përbashkët të Romulit dhe mbretit Sabin, Titus Tatius.

Vdekja e hershme e Tatiusit, ndoshta e shkaktuar nga Romuli, e la këtë të fundit në krye të mbretërisë. Pas një sundimi të gjatë dhe të suksesshëm, Romuli vdiq në rrethana të panjohura. Shumë romakë besonin se ai u shndërrua në një Perëndi, dhe për këtë arsye ata e adhuronin si hyjnia Kuirinus. 

Pas Romulit, Roma pati 6 mbretër të tjerë, kur 3 të fundit besohej të ishin etruskë. Rreth vitit 509 P.E.S, u themelua Republika Romake. Në shekullin IV para Krishtit, Roma filloi të zgjerohej brenda gadishullit italian, duke ndërtuar gradualisht në një ndër perandoritë më të mëdha të të gjitha kohërave.

 

19 Prill 1989 – Studentët kinezë, fillojnë protestat në sheshin Tiananmen në Pekin

 

Gjashtë ditë pas vdekjes së Hu Yaobang, udhëheqësit reformator të Partisë Komuniste Kineze, rreth 100 mijë studentë mblidhen në sheshin Tiananmen të Pekinit, për të përkujtuar Hu, dhe shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj qeverinë autoritare komuniste. Përfaqësuesit e studentëve, i dërguan një peticion qeverisë, duke kërkuar një takim me kryeministrin Li Peng. 

Qeveria kineze e refuzoi një takim të tillë, çka shkaktoi një bojkot të përgjithshëm të universiteteve në të gjithë vendin, dhe thirrje më të gjera për reforma demokratike. Duke injoruar paralajmërimet e qeverisë për shtypjen e dhunshme të çdo demonstrate masive, studentët nga më shumë se 40 universitete, filluan një marshim në Tiananmen më 27 prill. 

Me studentët u bashkuan punëtorë, intelektualë dhe nëpunës civilë, ndërsa deri në mesin e majit, sheshi u mbush nga më shumë se 1 milionë njerëz. Më 20 maj, qeveria shpalli zyrtarisht ligjin ushtarak në Pekin, ndërsa urdhëroi ushtrinë të shpërndante me forcë disidentët. Megjithatë, një numër i madh studentësh dhe qytetarësh bllokuan përparimin e ushtrisë, dhe më 23 maj forcat qeveritare u tërhoqën në periferi të Pekinit.

Më 3 qershor, pas dështimit të bisedimeve për t’i dhënë fund protestave disa javore, ushtria mori urdhrin e prerë për të kërkuar boshatisur me çdo kusht sheshin Tiananmen. Deri në fundin e ditës që pasoi, trupat kineze arritën të spastrojnë sheshin dhe rrugët e Pekinit, duke vrarë qindra demonstrues, dhe duke arrestuar mijëra protestues dhe disidentë të tjerë. 

Në javët që pasuan, një numër i panjohur i disidentësh u ekzekutuan me vdekje, dhe kontrollin e vendit e morën komunistët e vijës së ashpër. Bashkësia ndërkombëtare u indinjua nga këto ngjarje, ndërsa sanksionet ekonomike të imponuara nga Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera, 

e futën në krizë ekonominë e Kinës. Megjithatë, në fund të vitit 1990, tregtia ndërkombëtare rifilloi, pjesërisht falë lirimit të disa qindra disidentëve të burgosur.

 

19 Prill 1506 – Përfundon Masakra e Lisbonës, ku mbi 1.900 persona të dyshuar si hebrenj, u vranë nga të krishterët portugezë.

 

19 Prill 1802 – Dymbëdhjetë mijë vehabitë nën drejtimin e Abdul-Aziz bin Muhamed, pushtojnë qytetin e Qerbelasë në Arabi, duke vrarë mbi 3 mijë banorë dhe shkatërruar qytetin.

 

19 Prill 1918 – Piloti gjerman i njohur si “Baroni i Kuq”, Manfred von Richtofen, gjen vdekjen pas rrëzimit të avionit të tij gjatë Luftës së Parë botërore. Avioni i tij ishte i kuq, dhe kryerja prej tij e rreth 80 sulmeve të suksesshme gjatë luftës, e shndërroi atë në një hero dhe mjet propagande. 

 

19 Prill 1967 – Svetlana Alliluyeva, vajza e Josif Stalinit merr strehim politik në SHBA. E njohur më pas si Lana Peters, ajo shkroi një libër dhe dha shumë intervista për median amerikane, duke denoncuar krimet e babait të saj dhe diktaturës konuniste në përgjithësi në Bashkimin Sovjetik. 

 

19 Prill 1967 -Pak ditë para zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare në Greqi, koloneli Jorgo Papadopulos drejton një grusht shteti, duke vendosur në vend një regjim ushtarak që do të zgjasë 7 vjet.

 

19 Prill 2010 –Presidenti ukrainas Viktor Janukoviç dhe ai rus Dmitri Medvedev, nënshkruajnë Marrëveshjen e Kharkivit, e cila u shkel në mënyrë të njëanshme nga Rusia më 31 mars 2014, me aneksimin e Krimesë.

Tags: 21 prillçfarëhistorikkakalendarmendodhur

TË LIDHURA

SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë
Të Gjitha

SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë

19:50 | 07/01/2026
U shkëput për një kohë të gjatë pas humbjes së të vëllait, Gjesti rikthehet për Krishtlindje
Të Gjitha

U shkëput për një kohë të gjatë pas humbjes së të vëllait, Gjesti rikthehet për Krishtlindje

21:45 | 25/12/2025
PS kërkon përjashtimin e deputëteve të PD,Anëtarët tërhiqen për vendimin, sherr te zyra eUlsi Manjës
Politikë

PS kërkon përjashtimin e deputëteve të PD,Anëtarët tërhiqen për vendimin, sherr te zyra eUlsi Manjës

10:38 | 23/12/2025
Next Post
Raporti/ DASH: Korrupsioni i përhapur në të gjitha degët e qeverisjes shqipatre

Raporti/ DASH: Korrupsioni i përhapur në të gjitha degët e qeverisjes shqipatre

Ndryshimet e statutit të PD, rikthehet Jozefina Topallin si anëtare e Këshillit Kombëtar

Ndryshimet e statutit të PD, rikthehet Jozefina Topallin si anëtare e Këshillit Kombëtar

Vendimi/ Asnjë profesion i lirë jashtë TVSH nga zero, ja kategoritë që përfshihen

Vendimi/ Asnjë profesion i lirë jashtë TVSH nga zero, ja kategoritë që përfshihen







JU REKOMANDOJMË

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

16:59 | 20/03/2021
Reshjet e dendura në Kukës/ Përmbyten rrugë dhe lagje në qytet, banorët të izoluar

Reshjet e dendura në Kukës/ Përmbyten rrugë dhe lagje në qytet, banorët të izoluar

09:08 | 06/01/2026
Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

16:20 | 07/01/2026
“Mashkull pervers, zhigolo”, babai i Selinës ‘shpërthen’ ndaj Mirit: Nuk dua t’i…

“Mashkull pervers, zhigolo”, babai i Selinës ‘shpërthen’ ndaj Mirit: Nuk dua t’i…

14:45 | 08/01/2026




TË FUNDIT

Zjarr i madh në tregun e “5 Majit”, digjen mbi 50 magazina
Aktualitet

Zjarr i madh në tregun e “5 Majit”, digjen mbi 50 magazina

by mirseda
22:06 | 08/01/2026
0

Zjarr apokaliptik duket ky që ka përfshirë mbrëmjen e sotme mbi 50 magazina që tregtojnë veshje në...

Zjarri shkatërron tregun “5 Maji”, ushtria në vendngjarje

Zjarri shkatërron tregun “5 Maji”, ushtria në vendngjarje

21:45 | 08/01/2026
Flakët përfshijnë magazinat e tregut të rrobave në Tiranë; rritet perimetri i sigurisë

Flakët përfshijnë magazinat e tregut të rrobave në Tiranë; rritet perimetri i sigurisë

21:20 | 08/01/2026
Lotët e Mateos prekën publikun: Historia e dhimbshme pas shpërthimit emocional në Big

Lotët e Mateos prekën publikun: Historia e dhimbshme pas shpërthimit emocional në Big

21:04 | 08/01/2026
Zjarr i madh në një fabrikë në Gjakovë, dëme të konsiderueshme materiale

Zjarr i madh në një fabrikë në Gjakovë, dëme të konsiderueshme materiale

20:59 | 08/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com