Shërbimet e Policisë Kufitare në Kakavijë, kanë goditur një rast të mosdeklarimit të të hollave në kufi.
Gjatë kontrollit të ushtruar në një automjeti tip ”Volkswagen’’., u gjetën të fshehura në çantën e dorës së një 46-vjeçareje, 23 mijë euro.
Këtë shumë parash, shtetasja A.T e cila ishte pasagjere në mjet, nuk e kishte deklaruar.
”Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, shërbimet e Policisë Kufitare, në bashkëpunim me shërbimet doganore, gjetën të fshehura në çantën e dorës së shtetases A. T. (pasagjere në mjet), 23.000 euro, të cilat kjo shtetase nuk i kishte deklaruar. Shuma e parave u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.”, informon policia.
Në përfundim të veprimeve të para të kryera nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Gjirokastër, shtetasja A. T., 46 vjeçe, banuese në Sarandë, u procedua penalisht për veprën penale “Mosdeklarimi i të hollave dhe sendeve me vlerë në kufi”.