Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Kadrie Kadare: Vëllai im diti t’ia hedhë Enver Hoxhës, i gjeti pikën më të dobët

9 vjet ago
in Kryesore, Të Gjitha
Kadrie Kadare: Vëllai im diti t’ia hedhë Enver Hoxhës, i gjeti pikën më të dobët

Deklaratat kundër regjimit të Enver Hoxhës dhe kundër diktatorit para viteve 90-të ishin shumë të pakta. Të gjithë kishin frikë të flisnin sepse dihet se çfarë i priste, e para mund të pushkatoheshe, të burgoseshe dhe në rastin më të mirë të internoheshe. Ndaj ishin shumë pak ata që flisnin kundër regjimit dhe akoma më të pakët ato që flisnin kundër diktatorit Hoxha.

Dje mediat botuan një postim në rrjetin social “Facebook” të ish-drejtorit të arkivit në ministrinë e Brendshme, Kastriot Dervishi, me titull “Pederastia e Enver Hoxhës në problemet e centralizuara “Shtriga” dhe “Krokodili”. Ajo që ra në sy ishte përfshirja në këto dosje e Kadrie Kadaresë, motrës së shkrimtarit Ismail Kadare. Dervishi thotë se motra e shkrimtarit ka qenë një antikomuniste e njohur në vitet 70-80, e sinqertë më shumë nga ç’duhej në atë lloj shoqërie të gatshme për të spiunuar.

Ndërkohë sot Dervishi publikon të gjitha ato që ka mundur që të mbledh ish sigurimi i shtetit për Kadrie Kadarenë dhe ato që ajo ka thënë kundra regjimit dhe diktatorit.

Kadrie Kadaresë në deklaratat e saj thotë se bota jashtë nuk pyet për veprat e Enver Hoxhës. Ajo shprehet se me veprat e tij nuk shkon as në hale. Vëllai im është aq i zgjuar saqë diti t’ia hedhë Enver Hoxhës dhe i gjeti pikën më të dobët. Gjithashtu, motra e shkrimtarit tha se “vëllai dhe pas një ndryshimi të sistemit do të mbretërojë përsëri pasi është tepër i aftë“.

Deklaratat e Kadrie Kadaresë kundër regjimit komunist

Nga të dhënat operative rezultonte se Kadrie Kadare zhvillonte agjitacion e propagandë kundër regjimit. Në informacionin e datës 1.11.1978 për sekretarin e parë vendor të PPSH-së, Simon Stefani, midis të tjerash thuhej:

“Nga të dhënat e katër bashkëpunëtorëve dilte se: “Kadria u ka propaganduar atyre për jetën gjoja të mirë që bëhet në vendet kapitalisto-revizioniste, për privilegjet që ka punëtori atje, etj. Po kështu u ka folur edhe për librat e ndryshëm me përmbajtje dekadente dhe armiqësore që ka lexuar si p.sh. libri që ka shkruar vajza e Stalinit, dhe Kadria, duke folur me gjuhën e saj, e nxjerr Stalinit si diktator dhe vrasës. Po kështu ka folur për gjendjen gjoja të mirë të gruas në vendet e Perëndimit, për muzikën, letërsinë dhe artin e tyre, duke i ngritur lart ato dhe në të njëjtën kohë ka nënvlerësuar dhe ka përçmuar muzikën dhe letërsinë tonë se këtu te ne nuk ka realitet, duhet të gënjesh, etj”.

Në mënyrë të shpërndarë jepen disa nga deklaratat e Kadries.

Disa nga shprehjet e saj, të cilësuara agjitacion e propagandë ishin:

-E ku pyet bota jashtë për veprat e Enver Hoxhës. Unë me veprat e tij nuk shkoj as në hale.

-Vëllai im është aq i zgjuar saqë në romanin “Dimri i vetmisë së madhe”, diti t’ia hedhë Enver Hoxhës dhe i gjeti pikën më të dobët. Vëllai dhe pas një ndryshimi të sistemit do të mbretërojë përsëri pasi është tepër i aftë.

-Është varfëruar jeta e secilit aq shumë saqë t’i kot mërzitesh për djalin (i drejtohet bashkëbiseduesit-shënim) që të kanë arrestuar, ai atje në burg ka me siguri një copë bukë dhe një vend për të fjetur dhe po aq kanë tërë ata që janë jashtë. Ne jemi matufosur.

-Sistemi socialist dhe komunizmi është një doktrinë që mbështetet në baza jo reale përderisa njeriu që fëmijë kur mban diçka në dorë dhe e shtrëngon fort e nuk e lë t’ia marrësh, si mund të besosh se kur të bëhet i madh nuk do të rritet në porcione akoma më të mëdha se interesi i tij personal. Është absurde të besosh se mund të ekzistojë një shoqëri e tillë kur vetë njeriu është me të meta. Si mund të besosh atëherë se u dashka vënë interesi i përgjithshëm mbi atë personal?

-Stalini ka bërë krime të rënda. Në fillim vrau shokët e tij dhe prapë kohë pas kohe eliminoi të tjerë me radhë. Stalinit i kishte hyrë frika në palcë dhe 15 vjetët e fundit jetoi në një dhomë pa dritare.

-Një sistem i tillë nuk mund të ndërtohet në asnjë mënyrë dhe në asnjë vend se s’ka asgjë njerëzore. Sot ka diferenca në mënyrën e të jetuarit, ato nuk eliminohen po sa vijnë e thellohen. Ç’janë ato gjepura që trumbetohen se gjoja u vënka interesoi i përgjithshëm mbi atë personal, këtë nuk e ha as bufi.

-Sa të pashpirt janë këta. Pse nuk u prononcuan zyrtarisht për vrasjen e Galip Hatibit. Këtu ka diçka që s’vete. Galipi me siguri do të ketë qenë në dijeni të ndonjë të fshehte të dikujt nga kryesorët, prandaj duhej zhdukur.

Pas arrestimit të Asamblesë, Kadria shprehet:

-Jemi tmerruar të gjithë në Institutin Bujqësor, këtë gjë po diskutonim vazhdimisht, po çmendemi.

-Boll me temat e luftës nacionalçlirimtare, i pamë e i stërpamë, kaq e pati edhe ajo, a ka ndonjë gjë të re? Unë jam kurioze të di çfarë do ndodhi te pas vdekjes së udhëheqësve, pasi edhe të moshuar dhe të sëmurë janë. A do ta mbajnë vallë linjë të tillë apo do të divijonë? Dhe po ta kesh vënë re me vdekjen e njerëzve të mëdhenj ndryshojnë situatat: vdiq Stalini, ndryshoi vija, vdiq Mao Ce Duni, ndryshoi situata.

-Populli popull është, ku merr vesh se ç’bëhet, udhëheqësit i dinë gjërat, të lidhemi me këtë apo të prishemi me atë. Unë mendoj se shtetet e mëdha nuk do të rrinë pa na u afruar se kanë interes për pozitën tonë strategjike. Do të na afrohet ndonjë, do të na bëjë lajka dhe ne do të afrohemi, pastaj prapë do prishemi me ta. Nuk e di, nuk e di, por se si do të bëhet pas vdekjes së udhëheqësve tanë, unë nuk e imagjinoj dot. Pa lëre pastaj për komunizmin që unë nuk besoj fare. Më duket se komunizmi është vetëm një frazë e thjeshtë. Ku arrihet të edukohet ndërgjegjja e njerëzve ashtu siç thuhet.

 

Tags: deklarataenver hoxhaIsmail KadareKadrie KadareKastriot Dervishipike e dobetregjim

TË LIDHURA

Hoxha mbledh shtabin për Lindjen e Mesme: Prioritet siguria e shqiptarëve
Aktualitet

Hoxha mbledh shtabin për Lindjen e Mesme: Prioritet siguria e shqiptarëve

22:25 | 06/03/2026
Ndryshime në QSUT, hapet gara për zgjedhjen e shefave të 9 shërbimeve spitalore
Aktualitet

Ndryshime në QSUT, hapet gara për zgjedhjen e shefave të 9 shërbimeve spitalore

21:14 | 06/03/2026
Hakimi i sistemit të SPAK, në gjyq Agim Ismaili dhe dy bashkëpunëtorë
Aktualitet

Hakimi i sistemit të SPAK, në gjyq Agim Ismaili dhe dy bashkëpunëtorë

17:50 | 06/03/2026
Next Post
Operacion antidrogë në Don Bosko, makina çan postbllokun, arrestohet një person

Operacion antidrogë në Don Bosko, makina çan postbllokun, arrestohet një person

Dhjetë arsyet pse njerëzit u besojnë teorive konspirative

Dhjetë arsyet pse njerëzit u besojnë teorive konspirative

Video e nënës me të dashurin në shtrat/ AMA: Aspak etike, publikimi bie ndesh me ligjin

Video e nënës me të dashurin në shtrat/ AMA: Aspak etike, publikimi bie ndesh me ligjin







JU REKOMANDOJMË

Irani: Goditëm me raketa zyrën e Netanyahut! Fati i Kryeministrit izraelit…

Irani: Goditëm me raketa zyrën e Netanyahut! Fati i Kryeministrit izraelit…

12:00 | 02/03/2026
Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

20:13 | 02/03/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026
Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

13:02 | 03/03/2026




TË FUNDIT

Raportuesi i PE për Kosovën: Dështimi për zgjedhjen e presidentit, pasiguri e re politike!
Bota

Raportuesi i PE për Kosovën: Dështimi për zgjedhjen e presidentit, pasiguri e re politike!

by mirseda
11:13 | 07/03/2026
0

Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras përmes një postimi në “X” ka reaguar lidhur situatën...

RENEA dhe BKH largohen nga zona e Ujit të Ftohtë, çfarë dihet deri tani lidhur me operacionin

RENEA dhe BKH largohen nga zona e Ujit të Ftohtë, çfarë dihet deri tani lidhur me operacionin

10:26 | 07/03/2026
Presidenti i Iranit i përgjigjet Trump: Do të merrni me vete në varr ëndrrat për dorëzimin pa kushte

Presidenti i Iranit i përgjigjet Trump: Do të merrni me vete në varr ëndrrat për dorëzimin pa kushte

10:11 | 07/03/2026
Ju lutem mos shkoni në aeroport”/ Pezullohen të gjitha fluturimet nga Dubai

Ju lutem mos shkoni në aeroport”/ Pezullohen të gjitha fluturimet nga Dubai

10:05 | 07/03/2026
Irani kërkon falje, presidenti Pezeshkian: Nuk do të sulmojmë fqinjët, nëse nuk e bëjnë ata

Irani kërkon falje, presidenti Pezeshkian: Nuk do të sulmojmë fqinjët, nëse nuk e bëjnë ata

09:43 | 07/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com