Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria

Kadastra “mashtron” qytetarin, i hipotekon pronën në emër të komshiut

6 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Kadastra “mashtron” qytetarin, i hipotekon pronën në emër të komshiut

Sorollaten për më shumë se 5 vite për regjistrimin e pronës, pasi Kadastra i kishte informuar gabimisht se prona e tyre ishte regjistruar në emër të dikujt tjetër, komshiut të tyre.

Pas interesimit të “Fiksit”, rezulton se Kadastra i kishte mashtruar për vite, sepse prona rezulton e lirë për të vijuar procedurat e regjistrimit.

Violeta Xhavara nga Durrësi, për arsye ekonomike në vitin 1993, nuk arriti të regjistronte banesën e saj pas privatizimit në hipotekë. Me bashkëshortin dhe djalin e sëmurë me probleme të shëndetit mendor, ajo nuk siguroi dot lekët për të paguar aktin noterial, për të bërë të vlefshëm aktin e privatizimit të banesës.

Në vitin 2014, ajo paraqitet pranë hipotekës Durrës për të regjistruar banesën. Por në një përgjigje zyrtare me shkrim, hipoteka e informon se kjo banesë, ku ajo jeton me familjen prej më shumë se 50 vjetësh, rezulton e regjistruar në emër të dikujt tjetër. Që në realitet ishte komshiu i saj.

Djali i vogël i zonjës u ankua pranë zyrës së Kadastrës Durrës, dhe kërkoi një takim me drejtorin. Gjatë këtij takimi, me kamerën e “Fiksit”, ai vërtetoi që kjo zyrë e kishte sorollatur, edhe pse në bazë të dokumentacionit ishte shumë e qartë se prona ishte e tyre.

Ish drejtori i Kadastrës, Liridon Pula, pasi i sheh dokumentet i thotë: “Nga dokumentet që ti disponon, vërtetohet se kjo është shtëpia juaj. Problemi yt është shumë i thjeshtë, por duhet ta zgjidhësh me gjyq. Nëse mua do më vish për regjistrim, unë nuk mund të zhbëj regjistrimin e parë, ndaj duhet t’i drejtohesh gjykatës”.

Qëndrimi i ish-drejtorit ndryshoi kur “Fiks Fare” u interesua zyrtarisht. Drejtori u interesua më shumë në verifikimin e dokumentacionit, dhe u zbulua që faktikisht, prona nuk ishte e regjistruar në emër të dikujt tjetër. Dhe se hipoteka i kishte informuar gabim për vite me radhë.

Në përgjigjen me shkrim, ish drejtori pretendon se qytetari duhet të shkojë pranë Entit Kombëtar të Banesave Durrës, për të zyrtarizuar kontratën e shit-blerjes që më pas të vijojë me regjistrimin e pronës. “Si konkluzion, rekomandojmë Znj. Violeta Xhavari t’i drejtohet Drejtorisë Rajonale të Entit Kombëtar të Banesave Durrës, me qëllim realizimin e Kontratës së Privatizimit të banesës së familjes Xhavari, në referim të Ligjit nr.7850, datë 29.07.1994, Neni 193, neni 196”, shprehet ish-drejtori.

Por edhe ky rekomandim nuk ishte i saktë, pasi Enti Banesave, në përgjigjen zyrtare për “Fiksin” thotë që këtë çështje e zgjidh Drejtoria e Strehimit pranë Bashkisë Durrës. Pas më shumë se 5 viteve sorollatje, dhe i mashtruar “zyrtarisht” nga hipoteka për gjendjen juridike të pronës, qytetari mori një përgjigje të saktë se ku mund të drejtohet, për të zgjidhur problemin e tij. Problem që mori një zgjidhje ligjore, vetëm pasi ai u ankua dhe “Fiksi” investigoi dhe verifikoi rastin. /Top Channel

 

Tags: “Fiks Fare”Bashkia DurrëshipotekaKadastra

TË LIDHURA

FOTO/ Rama në “Santiago Bernabeu”, Presidenti i Realit premton të sjellë Madridin në Tiranë
Politikë

FOTO/ Rama në “Santiago Bernabeu”, Presidenti i Realit premton të sjellë Madridin në Tiranë

22:31 | 04/10/2025
Motori humb kontrollin dhe përplaset me murin e rrethues të një banese, plagosen dy vëllezërit
Aktualitet

Motori humb kontrollin dhe përplaset me murin e rrethues të një banese, plagosen dy vëllezërit

22:19 | 04/10/2025
Kryeministri Rama në Madrid, ndjek nga stadiumi ndeshjen Real Madrit-Vijareali
Aktualitet

Kryeministri Rama në Madrid, ndjek nga stadiumi ndeshjen Real Madrit-Vijareali

22:04 | 04/10/2025
Next Post
Rrëzohet helikopteri në Afganistan, dy ushtarë humbin jetën

Rrëzohet helikopteri në Afganistan, dy ushtarë humbin jetën

Janë të divorcuar, por gazetarja dhe ish-bashkëshorti po hapin një biznes bashkë

Janë të divorcuar, por gazetarja dhe ish-bashkëshorti po hapin një biznes bashkë

Thyen çdo rekord, konferenca e Gent Cakajt bëhet virale

Thyen çdo rekord, konferenca e Gent Cakajt bëhet virale

JU REKOMANDOJMË

Del FOTO, kush është 40-vjeçari që u masakrua me thikë në mes të Babrrusë! Autori u pa me njolla gjaku në trup nga banorët e zonës

Del FOTO, kush është 40-vjeçari që u masakrua me thikë në mes të Babrrusë! Autori u pa me njolla gjaku në trup nga banorët e zonës

22:41 | 02/10/2025
Arlind Qori shpall kandidaturën për kryebashkiak në Tiranë

Arlind Qori shpall kandidaturën për kryebashkiak në Tiranë

21:08 | 03/10/2025
Videoja duke u tallur me Trump u bë virale, reagon Edi Rama

Videoja duke u tallur me Trump u bë virale, reagon Edi Rama

21:50 | 02/10/2025
Dhunuan policin dhe krijuan kaos në komisiariat/ Dy djemtë e Valbona Selimllarit u nxorrën jashtë lokalit në Bllok, si nisi “çmenduria” e të rinjve

Dhunuan policin dhe krijuan kaos në komisiariat/ Dy djemtë e Valbona Selimllarit u nxorrën jashtë lokalit në Bllok, si nisi “çmenduria” e të rinjve

18:50 | 04/10/2025




TË FUNDIT

Xhuli nis procedurat për t’u bërë nënë përmes IVF
Showbizz

Xhuli nis procedurat për t’u bërë nënë përmes IVF

by mirseda
22:35 | 04/10/2025
0

Ish-finalistja e Big Brother VIP Kosova 1, Juliana Nura, duket se ka vendosur të nisë një kapitull...

FOTO/ Rama në “Santiago Bernabeu”, Presidenti i Realit premton të sjellë Madridin në Tiranë

FOTO/ Rama në “Santiago Bernabeu”, Presidenti i Realit premton të sjellë Madridin në Tiranë

22:31 | 04/10/2025
Motori humb kontrollin dhe përplaset me murin e rrethues të një banese, plagosen dy vëllezërit

Motori humb kontrollin dhe përplaset me murin e rrethues të një banese, plagosen dy vëllezërit

22:19 | 04/10/2025
Kryeministri Rama në Madrid, ndjek nga stadiumi ndeshjen Real Madrit-Vijareali

Kryeministri Rama në Madrid, ndjek nga stadiumi ndeshjen Real Madrit-Vijareali

22:04 | 04/10/2025
Marrëveshja e paqes në Gaza, Trump: “Bibi, ky është shansi yt për fitore”

Marrëveshja e paqes në Gaza, Trump: “Bibi, ky është shansi yt për fitore”

21:56 | 04/10/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com