Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria

Ka punë, s’ka profesionistë? Rritet papunësia tek të shkolluarit

7 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Ka punë, s’ka profesionistë? Rritet papunësia tek të shkolluarit

Të kesh mbaruar arsimin e lartë, në Shqipëri nuk do të thotë që të jesh domosdoshmërish i privilegjuar për të gjetur një punë. Përkundrazi, në 2018-n, është rritur numri i të diplomuarve profesionistë të papunë, ndonëse zyrtarisht papunësia ra ndjeshëm atë vit. Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, shkalla e papunësisë për ata që kanë mbaruar arsimin e lartë ishte 14.2%, nga 13.8% që ishte vitin e mëparshëm. Papunësia është rritur tek femrat e diplomuara (nga 13.9% në 15.8%), ndërsa ka rënë tek meshkujt (nga 13.7% në 12.1%). Të mbetur pa punë, ka shumë të diplomuar që po tentojnë të hapin vetë një sipërmarrje private, duke rritur peshën e vetëpunësimit te ky grup.

Tendenca e rritjes së papunësisë tek të arsimuarit e lartë ka ecuri në drejtim të kundërt me totalin e papunësisë në vend, që ra nga 14.1% në 2017-n, në 12.8% në 2018-n.

2018-a duket se ka qenë një vit i mbarë për ata që janë me arsim të ulët 8/9 vjeçar. Shkalla e papunësisë për këtë grup ra nga 12.9% në 10.6%. Në rënie ka qenë dhe papunësia tek popullsia aktive në moshë pune, që ka mbaruar shkollën e mesme, nga 15.7% në 14.5%.

Në fakt, popullsia me arsim të ulët 8/9 vjeçar rezulton më e guximshme në hapjen e një aktiviteti privat, duke e siguruar vetë punën, kryesisht në njësi tregtimi me pakicë, apo dhe në bar-restorante.

Të dhëna të tjera të INSTAT, tregojnë se 43% e të punësuarve me arsim 8/9 vjeçar janë të vetëpunësuar. Kjo peshë që është shumë më e lartë në krahasim me ata që janë me arsim të lartë, teksa vetëm 13.5% e tyre kanë zgjedhur të hapin një aktivitet të tyrin privat, ku mbizotërojnë meshkujt (21.4), ndërsa femrat e kanë këtë tregues vetëm 7%. Gjithsesi, duket se pamundësia për të gjetur një punë i ka shtyrë dhe ata me universitet që t’i kthejnë sytë nga vetëpunësimi, që është rritur me gati 2 pikë përqindje në 2018-n. Kjo tendencë ka qenë e dukshme si te meshkujt (nga 17.7 në 21.4%) ashtu dhe tek femrat (nga 6.1 në 7%).

Këtë tendencë e konfirmojnë dhe të dhënat e INSTAT për llojet e bizneseve, sipas të cilave shërbimet profesionale janë ato që po hapen më shumë vitet e fundit, teksa po mbyllen subjektet tregtare dhe ato të bar-kafeneve.

Bizneset që kanë shënuar rritjen më të lartë në vlerë absolute në 2019-n janë ato në “Aktivitete të drejtimit të ndërmarrjeve dhe aktivitete të konsultimit”. 186 subjekte të reja (shtesa neto) të kësaj kategorie u hapën në 2018-n, duke arritur në total në 793. Ndonëse numri total i tyre është i ulët në raport me sipërmarrjen tradicionale të shqiptarëve, atë të tregtisë (ku ka gjithsej 35 mijë subjekte), biznesi i shefave dhe i konsulencës ka arritur një rekord të tijin në 2018-n sa i përket hyrjeve të reja në treg.

Pse të diplomuarit po mbesin pa punë

Tendenca e përzgjedhjes së degës së shkollës së lartë vitet e fundit rezulton që të mos ketë qenë në të njëjtën linjë me kërkesat e tregut të punës, duke bërë që mijëra të diplomuar të mbesin pa punë, ose të punësohen në një aktivitet që nuk ka lidhje me arsimin e tyre.

Të dhënat e INSTAT tregojnë se tregu i punës po mbushet me juristë e ekonomistë, që janë dhe dy degët më të preferuara nga studentet. Nga 139 mijë studentë që janë të regjistruar në vitin akademik 2018/2019, rreth 24% e tyre janë në fushën e studimit “Biznes, administrim dhe ligj”, 15% në “Shëndet dhe mirëqenie”, dhe e treta është “Inxhinieri, prodhim dhe ndërtim”, me 14% të totalit të studentëve të regjistruar.

 

Tags: i shkolluarpapunesiprofesionistepune

TË LIDHURA

Ish-drejtori i Burgjeve, Agim Ismaili paraqitet në GJKKO
Aktualitet

Ish-drejtori i Burgjeve, Agim Ismaili paraqitet në GJKKO

10:53 | 05/02/2026
Aksident në aksin Gjirokastër–Tepelenë, tre persona të plagosur
Aktualitet

Aksident në aksin Gjirokastër–Tepelenë, tre persona të plagosur

10:17 | 05/02/2026
Shiste ora “Rolex” imitime kontrabandë, e pëson pronari i dyqanit në Berat
Aktualitet

Shiste ora “Rolex” imitime kontrabandë, e pëson pronari i dyqanit në Berat

09:55 | 05/02/2026
Next Post
Reshje shiu në këto zona, zbuloni si do jetë moti sot

Reshje shiu në këto zona, zbuloni si do jetë moti sot

“Çelja e negociatave”, Bushati: Rama gjithmonë krijon një alibi për të…

Dy sharrje më shumë për Shqipërinë në gjuhë të huaj

Mediat italiane: Ja si bëhet trafiku i lëndëve narkotike nga Shqipëria në Itali

Mediat italiane: Ja si bëhet trafiku i lëndëve narkotike nga Shqipëria në Itali







JU REKOMANDOJMË

Sherr masiv në Tiranë, të rinjtë përplasen fizikisht me njëri-tjetrin

Sherr masiv në Tiranë, të rinjtë përplasen fizikisht me njëri-tjetrin

19:29 | 04/02/2026
Tragjedi! Tre motra u hodhën nga kati i nëntë i pallatit, më e vogla vetëm 12 vjeç

Tragjedi! Tre motra u hodhën nga kati i nëntë i pallatit, më e vogla vetëm 12 vjeç

09:25 | 05/02/2026
Korçë/ I moshuari humb jetën teksa pinte kafe, dyshohet se…

Korçë/ I moshuari humb jetën teksa pinte kafe, dyshohet se…

21:10 | 28/01/2026
Thellohet konflikti në Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Po më marrin duty free-t dhe shërbimet e tjera

Thellohet konflikti në Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Po më marrin duty free-t dhe shërbimet e tjera

21:38 | 02/02/2026




TË FUNDIT

Negociatat në Abu Dhabi, Putin vendos kushtin e ri për paqen në Ukrainë: I japim fund luftës vetëm..
Bota

Negociatat në Abu Dhabi, Putin vendos kushtin e ri për paqen në Ukrainë: I japim fund luftës vetëm..

by mirseda
11:25 | 05/02/2026
0

Po mbahet raundi i ri i bisedimeve në Abu Dhabi mbi arritjen e një marrëveshjeje që do...

Ish-drejtori i Burgjeve, Agim Ismaili paraqitet në GJKKO

Ish-drejtori i Burgjeve, Agim Ismaili paraqitet në GJKKO

10:53 | 05/02/2026
Ndërruan jetë në banesë nga monoksidi i karbonit, kjo është familja shqiptare që u shua në Itali

Ndërruan jetë në banesë nga monoksidi i karbonit, kjo është familja shqiptare që u shua në Itali

10:31 | 05/02/2026
“Duhet të ndahen”/ Bashkëshortja e Mirit: Po të hyja në shtëpinë e “BBV”, ja çfarë do i thoja Selin

“Duhet të ndahen”/ Bashkëshortja e Mirit: Po të hyja në shtëpinë e “BBV”, ja çfarë do i thoja Selin

10:28 | 05/02/2026
Aksident në aksin Gjirokastër–Tepelenë, tre persona të plagosur

Aksident në aksin Gjirokastër–Tepelenë, tre persona të plagosur

10:17 | 05/02/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com