San Marino po teston të gjithë popullatën e saj për COVID-19, pasi po shënon një nga përqindjet më të mëdha të vdekjeve në botë.
Sipas mediave të huaja, 1 në çdo 120 qytetarë në San Marino është i infektuar nga koronavirusi.
San Marino ka një popullsi prej 33,344 banorësh dhe deri më tani janë regjistruar 308 persona të infektuar. 34 persona kanë ndërruar jetë nga COVID-19, çka llogaritet në më shumë se 11 përqind të rasteve, rreth tre herë më shumë se shifra mesatare botërore e OBSH.
Kështu i bie që 1 në çdo 981 persona në vend, të jetë infektuar nga virusi vdekjeprurës. San Marino renditet i dyti për nga vdekshmëria, pas Italisë e cila ka shënuar 12.6 përqind.
Autoritetet zyrtare bëjnë shkaktar për këtë situatë Italinë, e cila ka deri më tani mbi 17,000 vdekje nga virusi.
Edhe pse është një nga shtet më të pasura në botë, principata po kërkon me dëshpërim maska e ventilues frymëmarrjeje.
Më shumë se 1,6 milionë njerëz nga e gjithë bota janë infektuar nga koronavirusi, ndërsa mbi 97 mijë persona kanë ndërruar jetë.