Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Ka dy mënyra për t’u sjellë me qytetarin

5 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha

Nga Artan Fuga

Bëj o çfarë të duash!

Ka dy mënyra për t’u sjellë me qytetarin.

E para është që shërbimet e agjencive publike të përkujdesen për hallet e qytetarëve dhe t’u japin mundësinë atyre të zgjidhin hallet dhe plotësojnë nevojat që kanë.

E dyta, gjoja në emër të një liberalizmi idiot, qytetari lihet si udhëtari që ka humbur rrugën në pyll, shoqëria sheh interesin e vet, qytetarit shërbimet publike i thonë : Bëj o ç’a të duash, pse unë do të merrem me ty?

Duke parë në Selanik për ndonjë parking makine, gjeta se aty nga qendra mijëra metra katror ishin parking në mes qytetit, anash bregut të detit, për të mos thënë ndërtesa disakatëshe të destinuara për parkim të mijëra veturave në nivel lagjesh. Plot vende për parking. Këtë kam venë re gjithashtu në Frankfurt, Berlin, Shkup, kurse në Tiranë është më keq se të parkosh në vende turistike me famë botërore si Piza, Firence, etj. Sapo e parkon veturën në ndonjë cep grehine gjysmë të shkatërruar, pas pesë minutash e ke gjobën te dritarja e makinës.

Ku ta parkoj mo?

Parkoje ku të duash, ç’më duhet mua, të rras gjobën dhe kaq!

Vërtitet makina e gjobave si në lojërat elektronike me djegie kundërshtarësh.

Ta rrasa!

Për të derdhur plehrat cdo mëngjes më duhet që cdo ditë të bëj rrugën me thesin në dorë nja treqind metra së paku për të dalë në rrugë të madhe, te koshat e rrugës Myslym Shyri.

Ku t’i derdh plehrat mo?

Ik o gremisu, hapi sytë, atje i ke koshat, mos do t’i sjellim buzë pallatit?

Kur mendon që në qytete të mëdha jashtë vendit ke kosha në cdo hyrje pallati, lëre në lagjet me shtëpira personale ku cdo portë shtëpie ka koshin e vet!

Bëj o çfarë të duash, përton ti të bësh nja katërqind metra për të hedhur mbeturinat? Se mos ke punë tjetër!

Cfarë mo çfarë, uji nuk është i pishëm? Nuk ka matje të përmuajshme të komunikuara për gjendjen e ujit banorëve?

Ik o bleje? Nuk ke lekë? Bëj o çfarë të duash pse me ty do të merremi ne?

Bëj o çfarë të duash?

Do të ikësh nga Shqipëria, të lësh nacionalitetin, të emigrosh?

Bëj o çfarë të duash, pse ne do të të interesohemi: Ore çfarë halli ke që ikën?

Ke dyqan buzë rrugës? E o mirë, merr lejen dhe hap biznes. Bëj o çfarë të duash! Po prit ore se këtu në njëqind metra ka 30 floktore, 40 farmaci, 700 fruta – perime! Kush do shesi më parë?

Ik o budalla, akoma komunist mbete! Jemi treg i lirë! Hapet biznesi brenda një minute, on line, ,më pas bëj o ç’a të duash!

Ne do ta rregullojmë këtë?

Cfarë mo? Rruga e hapur të pengon të shkosh në punë!!! Ik o hajvan! Bëj o çfarë të duash, mos do të jap edhe qumësh me biberon?

Nuk e kupton se është ekonompi tregu o derdimen? Jemi shoqëri e lirë, bëj ç’a të duash, unë të rras gjobën, kaq!

Ta rrasa po të them!

Tags: artan fugady menyraopinionsjellje

TË LIDHURA

Aktualitet

“Po jetojmë kohë të pasigurta”, Antonio Costa: Zgjerimi i Bashkimit Europian, domosdoshmëri

13:07 | 02/06/2026
Të Gjitha

Prefekti Shkëlqim Hajdari takim me Njësitë Administrative 1 dhe 2 në Tiranë

14:24 | 25/05/2026
Aktualitet

ODIHR opinion urgjent mbi ligjin për financimin e partive politike: Më shumë transparencë

10:23 | 14/05/2026
Next Post

Me paradë ushtarake, Kim Jong Un feston 68-vjetorin e Luftës së Koresë

Fitimet e gjigantëve të teknologjisë rriten derisa pandemia vazhdon

Hedh në gjyq ujësjellësin për 70 mijë lekë, shpenzon 300 mijë për gjyqin







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Detaje nga sherri në Tiranë, zbardhet dëshmia e efektivit: Më vendosi thikën në qafë! E kapa dhe…

14:57 | 05/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Marshimi në Tiranë/ Protestuesit para Ministrisë së Infrastrukturës: Arresto Ballukun!

by mirseda
22:20 | 06/06/2026
0

Vijon marshimi i qytetarëve nëpër akset kryesore të kryeqytetit. Pasi lanë pas godinën e Kryeministrisë duke thirrur...

Marshimi vijon në Tiranë/ Bulevardi ushton nga thirrjet: “Poshtë diktatura”, “Rama ik!”

22:17 | 06/06/2026

Shqipëria zhgënjen sërish, në “Air Albania” fiton Luksemburgu

22:04 | 06/06/2026

“Na quajtën iranianë e grekë”/ Protestuesi kosovar: Rama të bashkëpunojë me Kurtin, jo me serbët!

22:01 | 06/06/2026

Aksident në aksin Fier-Levan/ Përplasje kokë më kokë, plagosen tre persona

21:56 | 06/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com