Presidenti rus Vladimir Putin tha se kishte pasur disa përparime në bisedimet e Moskës me Ukrainën, por nuk dha detaje, raporton “Reuters”.
Në një takim me homologun e tij bjellorus Alexander Lukashenko, Putin tha: “Ka disa ndryshime pozitive, më thonë negociatorët nga ana jonë”.
Udhëheqësi ka deklaruar se bisedimet midis Ukrainës dhe Rusisë vazhduan “praktikisht në baza ditore”. Ai tha në deklaratat televizive se do të hynte në më shumë detaje me Lukashenkon.
Burimi i lajmit: The Guardian. Përshtatur nga Tirana Today