Deputeti Myslim Murrizi ka deklaruar se së bashku me 19 deputetë të tjerë të opozitës ka propozuar në Kuvend një ligj të ri.
Përmes një postimi në Facebook, Murrizi thotë se kanë propozuar një ligj për dekomunistizimin e politikës, shtetit dhe funksionarëve të lartë. Ai shton se ka ardhur koha që të miratohet ky ligj i cili sipas tij, do të ndajë me ligj funksionet shtetërore nga komunizmi.
Postimi i plotë:
Sot ne emer te 20 deputeteve te opozites, depozituam nje propozim per ligj te DEKOMUNISTIZIMIT te politikes, shtetit dhe funksionareve te larte qe drejtojne Shqiperine. Nje ligj qe eshte belbezuar nga disa vemje si kale beteje, por kurre nuk kane guxuar prej 29 vitesh, sepse sejcili ka menduar te ruaj veten
Ka ardhur koha bile jemi shume vone qe te ndajme me LIGJ, drejtimin e Shtetit, Politikes, Qeverise dhe Administrates se larte Shteterore, nga komunizmi, komunistet dhe ish sherbetoret e tyre gjakatare qe kane perdhosur e masakruar Shqiptaret ne emer te partise prej 28 nentorit 1944 deri me 8 dhjetor 1990.