Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Stil

Juliana Pasha tregon kur mësoi që bashkëshorti ishte i divorcuar e me 1 vajzë

5 vjet ago
in Stil, Të Gjitha, W-Instant
Juliana Pasha tregon kur mësoi që bashkëshorti ishte i divorcuar e me 1 vajzë

Këngëtarja e njohur Juliana Pasha ka qenë e ftuar në rubrikën “Tani mund të këndosh” tek E Diela Shqiptare e cila ka folur më gjatë për jetën e saj profesionale dhe private.

Ajo ka ndarë me publikun edhe historinë se si është njohur me bashkëshortin e saj Altinin të cilin e dashuron shumë.

 

Ardit Gjebrea: Si u njohe me Altinin?

Juliana Pasha: U dashurova me shikim të parë.

Ardit Gjebrea: Nga kitara?

Juliana Pasha: Po sigurisht. Sapo e dëgjova të luante në kitarë, më bëri për vete tingulli i tij, u dashurova menjëherë me të realisht.

Ardit Gjebrea: Në çfarë faze të jetës ishit kur u njohët bashkë.

Juliana Pasha: Ishte momenti kur unë për herë të parë vendosa që të këndoja live në netët e ndryshme në Tiranë.

Ardit Gjebrea: Sa vjeç ishe?

Juliana Pasha: 19 vjeç. Altini mu prezantua me Saimir Brahon atëherë, erdhën në shtëpi më morën. Më kishin dëgjuar diku në një koncert në Burrel. U prezantova me ta, vajta bëra një provë dhe pikërisht për herë të parë dëgjoj Altinin duke luajtur në kitarë. U dashurova me të, sigurisht që pati një periudhë të gjatë kohe pa i thënë diçka njëri-tjetrit, por edhe Altini më ka thënë më vonë që në momentin që më dëgjoi mua duke kënduar, u dashurua me zërin dhe me mua.

Ardit Gjebrea: Altini vinte nga një divorc.

Juliana Pasha: Po është e vërtetë, unë e kam marrë vesh pasi jam lidhur me të. Në periudhën që punonim bashkë nuk e dija. Nuk është se bënim në muhabetet në grup, muhabetet familjare. Unë me Altinin jemi lidhur një vit pasi kemi njohur njëri-tjetrin.

Ardit Gjebrea: Kur e more vesh?

Juliana Pasha: Ditën që jemi ulur në tavolinë për herë të parë, në takimin e parë. Unë i thoja historitë e mia, ai më thoshte të tija. Aty e mësova për herë të parë, fillimisht u befasova pak sepse nuk më kishte rastisur një gjë e tillë, por pastaj duke e njohur Altinin, duke e dashur fort e anashkalova dhe nuk e mendova më atë fakt.

Ardit Gjebrea: Si mund të ndihet një princeshë e dashuruar me princin e vet, kur merr vesh që princi ka dy princesha, një ish në jetën e vetë edhe një tjetër që është vajza e tij.

Juliana Pasha: Sigurisht që kishte ato momentet e dyshimit në veten time duke qenë edhe e vogël pasi ne kemi një diferencë 10-vjeçare me njëri-tjetrin, por kur e kam njohur Odesën aty pastaj mu larguan të gjitha dyshimet realisht.

Ardit Gjebrea: Odesa të do fort?

Juliana Pasha: Odesa më do jashtë mase dhe unë që në momentin që e kam njohur Odesën e kam dashur si vajzën time. Në fëmijërinë time e kam menduar gjithmonë  që kur të martohesha do kisha fëmijë, do krijoja një familje të madhe, gatimin e mësova për këtë arsye që kur të bëhesha gjyshe t’i gatuaja nipërve dhe mbesave, tjetër gjë se si kanë ardhur gjërat, por kur e kam njohur Odesën, kam kaluar me të shumë kohë sepse Altini ishte në punë dhe unë kaloja pjesën më të madhe të ditës me të dhe realisht e dua shumë. /tvklan.al

Tags: altinijuliana pashaOdesa

TË LIDHURA

“Kafeja në verë, gabimi që ul cilësinë”
Kuriozitete

“Kafeja në verë, gabimi që ul cilësinë”

18:33 | 10/07/2025
Ja se si të shpëtoni nga dhjami në mëlçi
Kuriozitete

Ja se si të shpëtoni nga dhjami në mëlçi

22:44 | 09/07/2025
“Sekretet e kremit të diellit: SPF 30 apo 50?”
Kuriozitete

“Sekretet e kremit të diellit: SPF 30 apo 50?”

22:25 | 07/07/2025
Next Post
Tronditet Kukësi, Skënder Gega jep dorëheqjen

Tronditet Kukësi, Skënder Gega jep dorëheqjen

Humbja e thellë kundër Partizanit, Skënder Gega flet pas dorëheqjes

Humbja e thellë kundër Partizanit, Skënder Gega flet pas dorëheqjes

PS mbledh grupin parlamentar, në fokus reforma zgjedhore dhe ligji për presidentin Meta

Gjejini një “agjenturë” serioze Edi Ramës

JU REKOMANDOJMË

Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

18:31 | 05/07/2025
“Vrasja në Mat, autorët dyshohet se erdhën me 2 Range Rover nga Rrësheni”

“Vrasja në Mat, autorët dyshohet se erdhën me 2 Range Rover nga Rrësheni”

18:09 | 10/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

14:35 | 08/07/2025




TË FUNDIT

Veliera me 3 persona pëson defekt në Gjirin e Gramës, shpëtohen nga Forca Detare
Aktualitet

Veliera me 3 persona pëson defekt në Gjirin e Gramës, shpëtohen nga Forca Detare

by mirseda
22:48 | 10/07/2025
0

Ka përfunduar me sukses një operacion i vështirë shpëtimi në Gjirin e Gramës, ku një velierë me...

Banori nga Thethi: Askush nuk po e merr vesh ç’po ndodh, pse nuk u shembën pas sezonit?

Banori nga Thethi: Askush nuk po e merr vesh ç’po ndodh, pse nuk u shembën pas sezonit?

22:45 | 10/07/2025
A mund të shkarkohet Veliaj nga Rama? Ja ç’thotë avokati Besnik Muçi

A mund të shkarkohet Veliaj nga Rama? Ja ç’thotë avokati Besnik Muçi

22:24 | 10/07/2025
OSHEE i faturon qytetares 350 mijë lekë për dritat e një apartamenti që nuk i përket asaj

OSHEE i faturon qytetares 350 mijë lekë për dritat e një apartamenti që nuk i përket asaj

22:13 | 10/07/2025
Kaos në Gaza/ Më shumë se 100 foshnje prematurë në rrezik, spitalet pa karburant

Kaos në Gaza/ Më shumë se 100 foshnje prematurë në rrezik, spitalet pa karburant

21:28 | 10/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com