E hënë, 18 Janar, 2021
4 C
Tirana

Humbja e thellë kundër Partizanit, Skënder Gega flet pas dorëheqjes

Trajneri Skënder Gega, ka dhënë dorëheqjen nga Kukësi, pas humbjes së thellë me Partizanin. Vetë largimi i trajnerit është pranuar nga ana e presidentit Safet Gjici, siç njoftohet me anë të një postimi në rrjetet sociale nga klubi i Kukësit.

Menjëherë pas ndeshjes, trajneri ka marrë vendimin për t’ia komunikuar këtë vendim klubit. Po kështu, ky vendim është pranuar dhe është vënë në dijeni presidenti i nderit Safet Gjici.

Pas ndeshjes, trajneri ka takuar skuadrën dhe stafin teknik për t’u përshëndetur. Në një intervistë të dhënë për “Panorama Sport”, ai shprehet se kishte përgjegjësi, ndaj dhe erdhi vendimi për tu larguar nga Kukësi.

Skënder Gega tregon ndër të tjera se ka patur edhe një bisedë me Gjicin, ku ky i fundit i kishte kërkuar që të mos ngutej, pasi në futboll do të hasej edhe me situata të tilla.

Intervista

Gega, pse u larguat nga Kukësi?

Për faktin se në situata të tilla duhet që dikush të marrë përgjegjësi. Për mendimin tim, humbja me Partizanin ishte e tillë.

“E tillë” në ç’kuptim?

Në kuptimin që nuk mund të vendoset para përgjegjësisë vetëm skuadra. Unë jam njeri që e kam një emër, kam ndërgjegje dhe kam ndjeshmëri për punën që bëj. Mendoj se në një rast si ky duhej të merrja përgjegjësitë që më takojnë.

A keni kontaktuar me Gjicin pas ndeshjes?

Po, pata një bisedë me të dhe ia shpjegova me qetësi se përse e mora këtë vendim.

Çfarë ju tha ai?

Më kërkoi të mos ngutesha sepse në futboll ka edhe situata si kjo, por unë e mendova kështu. Madje, edhe tani që po flasim bashkë, jam i bindur se kjo ishte rruga e duhur.

 

 

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Kryemadhi publikon listën, ja 13 kandidatët e LSI për deputetë në Tiranë

Lëvizja Socialiste për Integrim ka prezantuar kandidatët për deputetë për zgjedhjet e 25 Prillit. Kryetarja e kësaj force politike, Monika Kryemadhi ka lënë pas kryedemokratin...

Ndryshimi i emrit dhe logos, zyrtari i Interit komunikon qëndrimin e klubit

U bë me bujë lajmi se Interi do të ndryshonte emrin nga “FC Internazionale Milano” në “Inter Milano” por edhe logon që nga stema...

A do trazojë ujërat në Rusi, rikthimi i krye-opozitarit Sergei Navalni?

Nga: Ekaterina Kotrikadze “Project Syndicate” Aleksei Navalni është gati të trazojë ujërat në muajin më “dembel” në Rusi. Ashtu si në kohën e Bashimit Sovjetik,...

SHBA: Kishte frikë nga koronavirusi, 36-vjeçari jetoi për 3 muaj në aeroport

Një burrë i cili ishte i frikësuar për të kryer një fluturim për shkak të pandemisë së koronavirusit, jetoi i fshehur në një zonë...

Ulet ndjeshëm numri i të prekurve me Covid, 4 viktima

Covid-19 u ka marrë jetën edhe 4 personave në vendin tonë në 24 orët e fundit. Ministria e Shëndetësisë informon se rastet e vdekjes janë...