Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

“Jugosllavia e re” në kokën e opozitës

9 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
“Jugosllavia e re” në kokën e opozitës

Mero Baze

Takimi informal i kryeministrave të Ballkanit në Durrës, nuk është një ngjarje e prodhuar për të treguar ndonjë superioritet të Shqipërisë, por përpjekje për të treguar këmbëngulje që Iniciativa e Berlinit të ristrukturohet në funksion të zgjedhjeve të reja në rajon, sidomos në Serbi dhe Maqedoni.

Edi Rama përveç protokollit të kravatave dhe atleteve, dhe natyrisht menysë së ushqimit, nuk është se ka ndonjë rol protagonisti, por si aktor i vjetër në këtë proces, i takon të bëjë një rifreskim të aktorëve të vjetër me të rinj.

Me këtë rast dhe institucionet mbështetëse të kësaj iniciative, siç është Komisioni Evropian, Banka Botërore, BERZH etj., kanë rastin të njohin aktorët e rinj.

Kaq është e gjitha çfarë ka për detyrë Takimi i Durrësit.

Për ata që kanë ndjekur nga fillimi Iniciativën e Berlinit, fuqinë e Merkelit për ta çuar para relaksimin e raporteve mes vendeve ballkanike, dhe nevoja për rritje të shkëmbimeve ekonomike, është e qartë se bëhet fjalë për një përpjekje evropiane, që para se ta integrojnë Ballkanin brenda Evropës, ta pastrojnë nga problemet brenda Ballkanit.

Dhe në këtë pikë situata është ende dëshpëruese. Statistika që komisioneri Hahn dha sot, që prej dhjetë vitesh, shkëmbimet tregtare mes vendeve të Ballkanit janë me zero rritje, ndërsa secili prej tyre, i ka dyfishuar shkëmbimet me BE, tregon të vërtetën e hidhur sa i ndarë është ende Ballkani de sa jo bashkëpunues.

Për këtë nevojiten politika të reja, mendje më të hapura, legjislacion më ndihmues për shengenizimin e zonës etj.

Shpresa është se ky proces në tërësi, nuk po has kundërshtime në Ballkan politikisht, por administrativisht. Burokracia dhe korrupsioni, janë aktualisht armiqtë më të mëdhenj të këtij procesi.

Politikisht ka vetëm dy njolla të zbehta. Vetëm në Serbi dhe Shqipëri ka dy lloj opozitash ndaj procesit. Në Serbi e kundërshtojnë nacionalistët pro rusë të Sheshelit, të cilët e konsiderojnë si proces të çnderimit të Serbisë, pasi po e fusin në kurthin e njohjes së Kosovës, kurse në Shqipëri liderët e një prej partive opozitare, kanë shpikur rrezikun nga “Jugosllavia e re”.

Kjo përveçse është qesharake si politikë, është dhe tregues i një shkalle të lart impecliteti, pasi krijon idenë, se ka një angazhim evropian, që nga Merkeli e deri tek Komisioneri Hhan, që të kthejnë Jugosllavinë dhe këtë e kanë si objektiv kundër Shqipërisë. (!!!)

 

Me këtë stampim të budallallëkut në ballin e liderëve opozitarë të Tiranës, përveçse i jepet Edi Ramës më shumë mbështetje perëndimore nga sa meriton, i bëhet dhe opozitës, më shumë dëm se sa meriton, pasi krijon për të një perceptim të ri, si një fraksion i mbaruar politikisht, që po kapet pas ashklave të mbetura të nacionalizmave si mbeturinat e partisë së Shehselit në Serbi, apo ndonjë fraksion pro rus në Maqedoni.

Nuk është fjala për ndonjë rrezik nga ndonjë Jugsollavi e re, por për rrezikun nga një opozitë e vjetër, që në vend ti bëj nder Shqipërisë si opozitë, i bën nder Edi Ramës si kundërshtare e padenjë. (TemA)

Tags: jugosllavia e reMerkelmero bazeopozitaprocesi i berlinitramatakimi i durresit

TË LIDHURA

Gonzato: Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm, por sulmet ndaj SPAK-ut duhet të ndalojnë
Aktualitet

Gonzato: Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm, por sulmet ndaj SPAK-ut duhet të ndalojnë

09:47 | 20/02/2026
“Isha në takim me Bardhin dhe Vokshin”, McAllister: Berishën nuk e takoj dot sepse…
Aktualitet

“Isha në takim me Bardhin dhe Vokshin”, McAllister: Berishën nuk e takoj dot sepse…

13:56 | 18/02/2026
Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!
Të Gjitha

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!

13:07 | 11/02/2026
Next Post
Beteja e talentit shqiptar të kuzhinës angleze për t’u mos u deportuar në Shqipëri

Beteja e talentit shqiptar të kuzhinës angleze për t’u mos u deportuar në Shqipëri

Idetë e mëdha që lindën nga ëndrrat  

Idetë e mëdha që lindën nga ëndrrat  

Jan Brokken: Ja si u bë Dostojevski, shkrimtari që të gjithë e njohim

Jan Brokken: Ja si u bë Dostojevski, shkrimtari që të gjithë e njohim







JU REKOMANDOJMË

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

12:16 | 20/02/2026
U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

20:53 | 20/02/2026
Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

20:35 | 17/02/2026
“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

14:32 | 23/02/2026




TË FUNDIT

Rrëshqitje në Librazhd–Prrenjas, ARRSH: Do ndërtojmë një rrugë alternative e do shembim urën
Aktualitet

Rrëshqitje në Librazhd–Prrenjas, ARRSH: Do ndërtojmë një rrugë alternative e do shembim urën

by mirseda
18:28 | 24/02/2026
0

Zv. Ministri i MIE, kreu i ARRSH Ami Kozeli, kreu i AKMC si dhe përfaqësues të tjerë...

Librazhd-Prrenjas i bllokuar, ARRSH: Do ndërtohet rrugë alternative dhe prishet ura

Librazhd-Prrenjas i bllokuar, ARRSH: Do ndërtohet rrugë alternative dhe prishet ura

18:13 | 24/02/2026
Spiropali të mërkurën në Prishtinë, takime me Kurtin e Osmanin dhe zyrtarë të tjerë të shtetit

Spiropali të mërkurën në Prishtinë, takime me Kurtin e Osmanin dhe zyrtarë të tjerë të shtetit

18:10 | 24/02/2026
Emri në dosjen Epstein, rikthim i bujshëm i modeles shqiptare

Emri në dosjen Epstein, rikthim i bujshëm i modeles shqiptare

18:06 | 24/02/2026
Kushtetuesja i jep të drejtë PD-së, Bardhi akuzon mazhorancën për “banditizëm”

Kushtetuesja i jep të drejtë PD-së, Bardhi akuzon mazhorancën për “banditizëm”

17:49 | 24/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com