Me siguri ju kujtohet ish-banorja simpatike e edicionit të dytë të ‘Big Brother’ në Shqipëri, Mimoza Krasniqi. Në atë kohë vetëm 19 vjeçe, ajo tërhoqi vëmendjen e të gjithëve me format sensuale dhe bukurinë e saj.
Megjithëse pas përfundimit të ‘Big Brother’ ish-konkurentja nuk u shfaq më në ekran, Mimoza ka qëndruar gjatë gjithë kohës aktive në ‘Instagram’ dhe ka ndarë vazhdimisht me fansat momente nga jeta e saj.
Ndër vite kemi vënë re ndryshimet që ka pësuar bukuroshja, e cila tani është shndërruar në një bombë të vërtetë. Në fotot e siguruara nga ‘InTV’, ajo shfaqet më sensuale dhe seksi se kurrë më parë dhe duket se është rritur mjaft.