Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Politikë

Jozefina Topalli tregon kushtin e fortë për t’u bashkuar me Partinë Demokratike

5 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Jozefina Topalli tregon kushtin e fortë për t’u bashkuar me Partinë Demokratike

Kryetarja e Partisë “Lëvizja për Ndryshim”, Jozefina Topalli thotë se bashkimi i së djathtës është i rëndësishëm por thekson se nuk mund të bëhet me Lulzim Bashën kandidat për kryeministër.

Sipas Topallit, në vend që të ndodhë bashkimi i partive të djathta “ka ndodhur përçarja e të djathtës. PD-së i ka rënë kolonat e shtëpisë”.

“Nuk ka gjë më të rëndësishme për mua se të shoh të djathtën bashkë. Ka kohë për ta bërë këtë, nëse do të gjenim një kandidat të pakorruptuar”, tha Topalli në ”Top Talk”, duke theksuar se populli ka alternativa më të mira se 3 udhëheqësit e partive kryesore.

“Nuk kemi pse të ngelemi peng te tre emrat që me çdo kusht duan të jenë në krye të qeverisë. Nuk ka pse të jetë domosdoshmërisht kryetari i partisë, kryeministër. Në Gjermani është zgjedhur 3 ditë përpara, kryetari i CDU-së por si kandidat për kancelar ata po mendojnë të gjejnë një tjetër emër. Në vendet ku nuk mbizotëron korrupsioni dhe ka racionalitet mendohet për të ardhmen e vendit dhe jo të kryetarit. Mendoj se ka ardhur momenti të bëjmë diçka edhe në Shqipëri”.

Ndërkohë, vetë kryetarja e Partisë “Lëvizja për Ndryshim”, prezanton si pikën më të fortë të saj faktin që është e pakorruptuar. “Në karrierën time politike, gjithë këto vite, asnjëherë nuk jam përfshirë në asgjë korruptive”, thotë ajo.

Topalli etiketon drejtpërsërdrejti kryetarin e Partisë Demokratike kur thotë se nuk ka në drejtimin e partisë nuk ka respektuar rolin e tij.

“Gjatë mandatit të parë të opozitës, në parti ka pasur debate për mënyrën si nuk po bëhej opozita, por të paktën kishte brenda deputetë të vërtetë. Kur deputetët bënin betejë të vërtetë, kryetari i tyre, jo vetëm që nuk i udhëhiqte por merrej me çështje familjare, merrej me një kat shtesë apo me probleme të tjera të agjendës ekonomike. Probleme që kishin të bënin me çështje të veçanta si ligji për arsimin apo nevoja për protesta të vazhdueshme kundër kapjes së pushtetit nuk udhëhiqeshin nga lidershipi”.

Sipas Topallit, në Shqipëri, problemi i vetëm, nuk ishte qeveria, por edhe opozita që nuk luante rolin e saj për të kufizuar pushtetin e pakufizuar të kryeministrit Rama. “Por, Basha i la fushë kryeministrit, dezertoi”, shton ish-kryetarja e parlamentit.

Tags: jozefina topallilulzim bashaPD

TË LIDHURA

U arrestuan gjatë protestës së 10 shkurtit, jepet nesër masa e sigurisë për 7 protestuesit
Aktualitet

U arrestuan gjatë protestës së 10 shkurtit, jepet nesër masa e sigurisë për 7 protestuesit

20:41 | 12/02/2026
PS shtyn votimin për uljen e TVSH-së së ushqimeve, Blushi: Po taksoni bukën më shtrenjtë se luksin
Politikë

PS shtyn votimin për uljen e TVSH-së së ushqimeve, Blushi: Po taksoni bukën më shtrenjtë se luksin

19:14 | 12/02/2026
Hapën zjarr ndaj policisë në Morinë, 7 të huaj dënohen me 168 vite burg në total
Aktualitet

Hapën zjarr ndaj policisë në Morinë, 7 të huaj dënohen me 168 vite burg në total

18:37 | 12/02/2026
Next Post
“Ti e di që unë fitova”/ Publikohet letra që Trump i la Bidenit

“Ti e di që unë fitova”/ Publikohet letra që Trump i la Bidenit

Të premtosh ‘shkapjen’ e shtetit, për ta gjunjëzuar atë

Të premtosh 'shkapjen' e shtetit, për ta gjunjëzuar atë

Igli Tare vjen me një rrëfim ndryshe: Nga Partizani tek Guardiola e Baggio

Prishi kontratën me skuadrën, Igli Tare shënjestron ish-lojtarin e Milanit







JU REKOMANDOJMË

No Content Available




TË FUNDIT

Nations League – Silvinjo: Grup i vështirë, fokus te play-off-i i Botërorit 2026
Sport

Nations League – Silvinjo: Grup i vështirë, fokus te play-off-i i Botërorit 2026

by mirseda
21:33 | 12/02/2026
0

Kombëtarja shqiptare njohu mbrëmjen e sotme kundërshtarët për UEFA Nations League, me shortin e hedhur në Bruksel,...

Plisi shqiptar në UNESCO, peticion online për simbolin e identitetit shqiptar

Plisi shqiptar në UNESCO, peticion online për simbolin e identitetit shqiptar

21:23 | 12/02/2026
Miratohet rezoluta në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së, LDK nuk voton

Miratohet rezoluta në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së, LDK nuk voton

21:14 | 12/02/2026
U arrestuan gjatë protestës së 10 shkurtit, jepet nesër masa e sigurisë për 7 protestuesit

U arrestuan gjatë protestës së 10 shkurtit, jepet nesër masa e sigurisë për 7 protestuesit

20:41 | 12/02/2026
Kosovë: Seancë e jashtëzakonshme për rezolutën në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së

Kosovë: Seancë e jashtëzakonshme për rezolutën në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së

20:20 | 12/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com