Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Jovica Stanishiç: Si bashkëpunoi me CIA-n, shefi i shërbimit sekret të Millosheviçit (video)

6 vjet ago
in Bota, Rajoni, Të Gjitha, TT, Video Galeri, W-Instant
Jovica Stanishiç: Si bashkëpunoi me CIA-n, shefi i shërbimit sekret të Millosheviçit (video)

Shefi i policisë sekrete në kohën e presidentit serb Sllobodan Millosheviç, dhe organizatori i skuadrave serbe të vdekjes gjatë spastrimit etnik në ish-Jugosllavi, ishte një agjent i nivelit të lartë të CIA-s amerikane. Kjo zbulim që shokoi Serbinë, u bë publik në vitin 2009 nga gazeta amerikane “Los Angeles Times”.

Autori i shkrimit Greg Miler, e nis artikullin me një takim sekret në vitin 1992 në periferi të Beogradit, midis Jovica Stanishiç dhe oficerit të shërbimit inteligjent amerikan, Uilliam Lofgren. Jugosllavia po copëtohej nga lufta civile. Pas Kroacisë, sapo kishin shpërthyer luftimet në Bosnje Hercegovinë.

Millosheviçi, cilësohej si një kërcënim i madh për sigurinë evropiane, dhe CIA donte që të kishte një informator nga brenda. Të dy agjentët, krijuan atë natë një marrëdhënie klandestine, që mbeti e panjohur për shumë kohë. “Për 8 vjet, Stanishiç ishte njeriu kryesor i CIA-s në Beograd. Gjatë takimeve sekrete në barka dhe shtëpi të sigurta përgjatë lumit Sava, ai u dha amerikanëve detaje mbi veprimtarinë e brendshme të regjimit të Millosheviçit.

Kështu, Stanishiç dha informacione për vendndodhjet e pengjeve të NATO-s, ndihmoi operativët e CIA-s që të ngrinin një rrjet bazash sekrete në Bosnje. Njëherazi, Stanishiç ngriti “skuadrat e vdekjes” për Millosheviçin, të cilat kryen një fushatë gjenocidale, sipas prokurorëve të Gjykatës Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë, e krijuar në vitin 1993 nga Këshilli i Sigurimit i OKB, për të dënuar përgjegjësit e krimeve të rënda në luftërat ballkanike”, shkruan  ndër të tjera Miler.

Përballë rrezikut për tu dënuar me burgim të përjetshëm në Hagë, Stanishiç thirri në ndihmë aleatët e tij amerikanë. Në një akt jashtëzakonisht të rrallë, CIA paraqiti në gjykatë një dokument të klasifikuar, që rendiste kontributet e serbit, dhe dëshmonte rolin e tij të dobishëm. Dokumenti mbeteti konfidencial, por përmbajtja e tij u përshkrua nga burime të “Los Angeles Times”.

I kontaktuar nga gazeta amerikane, Uilliam Lofgren, tha se agjensia e dorëzoi atë dokument në Hagë, për të treguar “se ky person që cilësohet i keq, ka bërë edhe shumë gjëra të mira”. Gjithsesi, Lofgren nuk pretendoi të hedhë poshtë akuzat penale kundër Stanishiç. “Por, duke e lënë mënjanë aktakuzën, ka disa gjëra ka bërë ky njeri, të cilat ndihmuan në dhënien fund të armiqësive, dhe vendosjes së paqes në Bosnje”.

Vetë CIA nuk pranoi të komentojë dokumentin në fjalë. Gazeta thotë se pretendimi se Stanishiç ishte një agjent në shërbim të CIA-s, bazohet në dhjetëra intervista me zyrtarë dhe ish-zyrtarë të agjencive të inteligjencës amerikane dhe asaj serbe, si dhe në dokumente të konsultuara nga “L.A.Times”.

Midis tyre, gjenden edhe të dhënat zyrtare të shërbimit të inteligjencës serbe, si dhe një rrëfim 7-faqësh i asaj periudhe të përgjakshme, shkruar nga vetë Stanishiç gjatë kohës që ndodhej në burg në Hagë. Në atë dokument, Stanishiç e portretizon veten si një njeri që synoi të moderonte qasjen e Millosheviçit, dhe që ka punuar intensivisht me CIA-n për të kontrolluar krizën.

“Unë institucionalizova bashkëpunimin me komunitetin e inteligjencës amerikane, pavarësisht marrëdhënieve shumë të këqija midis dy vendeve tona. Ky bashkëpunim, ndihmoi në mënyrë të konsiderueshme de-përshkallëzimin e konfliktit”- shkruan Stanishiç.

Por kryeprokurori i çështjes Dermot Grum, tha se veprimet e Stanishiç për të ndihmuar CIA-n dhe anti-Milosheviçit, vetëm sa nënvizojnë pushtetin që ai kishte. Ai theksoi se “aftësiae tij për të shpëtuar jetë, është tragjikisht e njëjtë me atë që ai përdori për të marrë shumë jetë njerëzore”.

Stanishiç kishte dikur nën varësi 2.000 punonjës. Ai vishej zakonisht me kostume të errëta, mbante syze dielli, dhe quhej shpesh “Xhejms Bondi” i Ballkanit.

Por nofka e tij ishte “Ledeni”, që në serbisht do të thotë “Njeriu i Akullt”. Stanishiç iu bashkua shërbimit sekret jugosllav në vitin 1975, kur vendi sundohej ende nga komunisti Josip Broz Tito.

Ai nuk vlerësohej si ndonjë ideolog apo nacionalist i tërbuar, por për aftësinë e rrallë në fushën e spiunazhit. Për shkak të këtyre aftësive, Millosheviç e bëri spiunin e tij kryesor, megjithë mosbesimin e gjatë e të ndërsjelltë që ka ekzistuar midis të dyve.

Sipas gazetës “Los Angeles Times”, Stanishiç ishte entuziast për të bashkëpunuar me CIA-n. Në një nga takimet e tij me Lofgren, ai i dha një dokument ku tregohej harta e bunkerëve nëntokësore dhe strukturave të tjera, që ndërtuan kompanitë serbe në Irak për Sadam Huseinin. Por Stanishiç kishte vendosur disa kufij në këtë bashkëpunim. Ai nuk morri asnjëherë para nga CIA, nuk bashkëpunoi me agjencinë në operacione konkrete, dhe nuk ndërmori hapa që do ta nxirrnin në pah si një tradhtar të shefit të tij.

Pasi nisi takimet e tij të fshehta, Stanishiç e bindi Millosheviçin që të linte hapur një linjë kontakti me CIA-ia, si një mënyrë ndërlidhjeje me Perëndim. Në letrën drejtuar Hagës në vitin 2004, CIA përshkruan përpjekjet e Stanishiç për të shmangur disa nga ngjarjet më të rënda të luftës në Bosnje.

Sipas CIA-s, në pranverën e vitit 1993, Stanishiç ushtroi presion ndaj Ratko Mladiçit, komandantit ushtarak të serbëve të Bosnjes, që të pezullonte për njëfare kohe sulmet ndaj Sarajevës. Dy vjet më vonë, ai ndihmoi në lirimin e 388 trupave të NATO-s, që ishin marrë peng, u ishin hequr uniformat, dhe ishin lidhur nëpër pemë, për t’u përdoru si mburoja njerëzore kundër sulmeve ajrore të NATO-s.

Në dëshminë e tij me shkrim, Stanishiç thotë se e negocioi lirimin e trupave “me mbështetjen e krerëve të CIA-s”. Po atë vit, Stanishiç u përpoq të ndërhynte kur u morën peng disa pilotë francezë, pasi avioni i tyre u rrëzua nga serbët.

“Mlladiç tha se nuk ishte ai që po mbante peng pilotët. Por shërbimi im arriti të zbulojë vendndodhjen e tyre, dhe për këtë vura në dijeni CIA-n dhe autoritetet franceze”- shkruan Stanishiç. Ai u laergua nga detyra në tetorin e vitit 1998, për shkak të mosmarrëveshjeve me Mirjana Markoviç, bashkëshorten e Sllobodan Millosheviçit, si dhe Ministrin e Brendshëm Vlajko Stojiljkoviç.

Ai u emërua këshilltar i sigurisë kombëtare të Serbisë. U arrestua më 13 mars 2003 pas vrasjes së kryeministrit serb Zoran Gjingjiç, dhe në qershor iu dorëzua Gjykatës Penale Ndërkombëtare për ish Jugosllavinë. Ai akuzohej për ngritjen e njësive speciale paramilitare serbe, përfshirë Gardën Vullnetare të Serbëve (Tigrat e Arkanit), Njësinë e Operacioneve Speciale (Beretat e Kuqe) dhe njësinë Akrepat, të cilat akuzohet për qindra masakra gjatë viteve 1991-1999 në Bosnje, Kroaci dhe Kosovë.

Gjatë viteve 2003-2013, Stanishiç qëndroi sa brenda dhe jashtë burgut, pasi iu pranua disa herë lirimi i përkohshëm. Ai u lirua nga të gjitha akuzat më 30 maj 2013, ndërsa u lirua përkohësisht në dhjetor 2015. Një gjyq i ri, nisi në qershorin e 2017-ës. Por një muaj më vonë u lirua për ta ndjekur gjyqin që nga shtëpia, për shkak të problemeve me aparatin tretës dhe depresionin./ TIRANA TODAY

Tags: ciaJovica StanishiçLos Angeles TimesSllobodan Millosheviç

TË LIDHURA

Vizitë e shpejtë në Romë: Meloni dhe Macron “shkrijnë akujt”
Bota

Vizitë e shpejtë në Romë: Meloni dhe Macron “shkrijnë akujt”

21:02 | 03/06/2025
Trump do të marrë pjesë në samitin e NATO-s në Hagë, konfirmohet edhe prezenca e Ukrainë
Bota

Trump do të marrë pjesë në samitin e NATO-s në Hagë, konfirmohet edhe prezenca e Ukrainë

20:53 | 03/06/2025
Përmbyset autobusi me turistë, raportohet për 11 të vdekur, mes tyre dy fëmijë
Bota

Përmbyset autobusi me turistë, raportohet për 11 të vdekur, mes tyre dy fëmijë

18:49 | 03/06/2025
Next Post
Edhe Trump hap televizionin e vet

Edhe Trump hap televizionin e vet

“Dardha e ka bishtin mbrapa”/ ‘Trondit’ Rama, paralajmëron arrestime të bujshme (video)

"Dardha e ka bishtin mbrapa"/ ‘Trondit’ Rama, paralajmëron arrestime të bujshme (video)

Presidenti Trump do ta kundërshtojë zyrtarisht hetimin për procedurën e shkarkimit

Presidenti Trump do ta kundërshtojë zyrtarisht hetimin për procedurën e shkarkimit

JU REKOMANDOJMË

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

10:46 | 02/06/2025
Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

19:50 | 29/05/2025
Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

14:17 | 03/06/2025
E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

19:33 | 02/06/2025




TË FUNDIT

Format e trupit të Kylie Jenner që frymëzojnë
Showbizz

Format e trupit të Kylie Jenner që frymëzojnë

by mirseda
22:55 | 03/06/2025
0

Kylie Jenner është një personalitet i njohur amerikan, modele, sipërmarrëse dhe yll i medias sociale. Ajo u...

Ish banorja e “BBA” bëhet nënë për herë të dytë: Lumturia pa filtra!

Ish banorja e “BBA” bëhet nënë për herë të dytë: Lumturia pa filtra!

22:30 | 03/06/2025
Përforcim në ofensivë, Dinamo afron sulmuesin

Përforcim në ofensivë, Dinamo afron sulmuesin

22:27 | 03/06/2025
Zbulohet arma pistoletë stilolaps me të cilën u plagos 15-vjeçari te piceri “Fantazia”

Zbulohet arma pistoletë stilolaps me të cilën u plagos 15-vjeçari te piceri “Fantazia”

22:25 | 03/06/2025
Policia e Kosovës kryen bastisje në operacionin anti-drogë, arreston 22 persona

Policia e Kosovës kryen bastisje në operacionin anti-drogë, arreston 22 persona

21:42 | 03/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com