Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

“Jo zgjidhje të shekullit XIX”, Bushati flet hapur për çështjen e kufijve

7 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
“Jo zgjidhje të shekullit XIX”, Bushati flet hapur për çështjen e kufijve

Ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati zhvilloi një bisedë me studentë dhe pedagogë mbi sfidat e sigurisë në rajon: “A është Ballkani Perëndimor një rajon në kuptimin politik, ekonomik dhe të sigurisë?”.

Në fjalën e tij, Bushati u ndal tek sfidat me të cilat përballet sot rajoni, llojet e konflikteve dhe mundësitë sesi ato mund të adresohen.

“Natyra e parë e mosmarrëveshjeve e ka origjinën tek Lufta e Dytë Botërore, siç është rasti i Shqipërisë në raport me Greqinë. Ju duhet ta dini që pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, ende ka një ligj lufte në fuqi në Greqi, përkundrejt Shqipërisë. Një ligj lufte që Greqia e vendosi gjatë luftës italo-greke, ndaj Italisë po me efekte dhe për Shqipërinë, një ligj lufte i shfuqizuar pas Luftës së Dytë Botërore përkundrejt Italisë, por i pashfuqizuar ende ndaj Shqipërisë. Një ligj lufte i cili sjell pasoja juridike në raportet, jo thjesht mes dy vendeve tona, por dhe mes personave fizikë dhe juridikë. Origjina e mosmarrëveshjeve historike mes Shqipërisë dhe Greqisë e ka fillesën pikërisht tek ligji i luftës dhe të gjitha aktet që kanë dalë më pas.

Natyra e dytë, apo mosmarrëveshjet e një kategorie tjetër, janë mosmarrëveshjet që e kanë origjinën te shpërbërja e ish-Jugosllavisë. Sot e kësaj dite Sllovenia me Kroacinë ende nuk e kanë përmbyllur mosmarrëveshjet që kanë lidhje me çështje kufitare. Kroacia me Malin e Zi gjithashtu, e për të vazhduar më tutje.

Natyra e tretë e konflikteve ka të bëjë me subjektivitetin juridiko-ndërkombëtar. Kemi rastin e Kosovës që nuk njihet nga Serbia, nuk njihet nga Bosnja-Hercegovina dhe natyrisht Kosova ka një deficit përsa i përket subjektivitetit juridiko-ndërkombëtar, por kemi dhe rastin e Bosnje-Hercegovinës. Pavarësisht se Dejtoni i vuri një lloj kapaku konfliktit të përgjakshëm në Bosnje-Hercegovinë, ende sot e kësaj dite kemi një diskutim shumë të gjerë lidhur me funksionalitetin e Bosnje-Hercegovinës dhe kemi pikëpyetje në lidhje me mjaftueshmërinë e Dejtonit apo me krijimin e mundësive apo hapësirave që Dejtoni do t’i jepte Bosnjes për avancimin në strukturat euroatlantike”, nënvizoi ai.

Bushati u ndal tek diferenca mes dialogut Shqipëri-Greqi dhe diskutimit mes Serbisë dhe Kosovës.

“Shqipëria dhe Greqia e njohin njëra-tjetrën. Shqipëria dhe Greqia janë të dyja subjekte të së drejtës ndërkombëtare, janë vende anëtare të OKB-së. Shqipëria dhe Greqia kanë një protokoll të Firences që përcakton pikën e nisjes se ku palët dhe se si palët mund të bëjnë delimitimin e hapësirës detare. Shqipëria dhe Greqia janë anëtare të Konventës së OKB-së mbi të drejtën e detit, unclos-it, e cila e përcakton qartë metodat që shtetet mund të zgjedhin për të bërë këtë proces. Më pas kombinimi i këtyre metodave në mënyrën se si përzgjidhen këto metoda jep dhe rezultatin final në praktik.

Serbia dhe Kosova nuk e njohin njëra-tjetrën. Kosova nuk është anëtare e OKB-së, nuk kanë të njëjtën fuqi e peshë përsa i përket subjektivitetit juridiko-ndërkombëtar, dhe çdo lloj procesi që mund të jetë i natyrshëm për sa i përket delimitimit të kufijve, ndonëse kufijtë tokësorë dhe kufijtë detarë janë të një natyre të ndryshme, mund dhe duhet të bëhet vetëm pasi dy shtetet e njohin njëra-tjetrën, pranojnë që të zbatojnë disa parime të së drejtës ndërkombëtare të cilat janë të njëjta për të dy shtetet. Prandaj është shumë e rëndësishme që kur ne analizojmë mënyrën se si konflikte të ndryshme mund të kthehen në mundësi për paqe, stabilitet dhe prosperitet të kemi parasysh faktet e mirënjohura, qoftë në aspektin historik por dhe ato që na ofron me shumicë e drejta ndërkombëtare”, përfundoi ish- shefi i diplomacisë shqiptare.

I pyetur nga studentët mbi debatin për ndryshimin të kufijve Bushati tha; “Unë bëj pjesë tek ajo kategori njerëzish që nuk e shoh as zhvillimin e Shqipërisë dhe as zhvillimin e Kosovës dhe as zhvillimin e shqiptarëve në përgjithësi në rajon në kurriz të një populli apo kombi tjetër. Por nga ana tjetër gjëja që më shqetëson më pak nga çdo gjë tjetër është çka mendon Serbia apo rehabilitimi i Serbisë në Ballkan, apo rehabilitimi i Serbisë në arenën ndërkombëtare. Mendoj se ne si Shqipëri na takon të mbajmë një qëndrim parimor përsa i përket kësaj çështje. Këtu ka diplomatë që kanë punuar në shërbim të vendit dhe mund ta dëshmojnë këtë që po them, për politikën shqiptare pavarësisht kush ka qeverisur ka qenë një konstante respektimi i integritetit territorial të Maqedonisë së dikurshme apo Maqedonisë së Veriut sot. Që kështu nuk besoj se mund të ketë politikanë në Shqipëri të mos respektojë të njëjtën gjë dhe përsa i përket integritetit territorial të Kosovës. Nuk mendoj se do të ketë njeri kurajo në Shqipëri që të apikojë një standard të ndryshëm nga ai që politika shqiptare ka aplikuar për 30 vjet me fqinjin tjetër, që është sot Maqedonia e Veriut. Kur thashë që nuk e pres edhe në planin personal që avancimi i Shqipërisë, i Kosovës apo shqiptarëve të jetë në kurriz të Serbisë apo një kombi tjetër, besoj se e ardhmja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është në Bashkimin Europian, dhe Serbia dhe Kosova kanë se çfarë të diskutojnë me njëri-tjetrin shumëçka. Mund të diskutojnë për të ardhmen e shqiptarëve dhe serbëve, mund të diskutojnë për njohjen e ndërsjelltë të diplomave dhe patentave, mund të diskutojnë për të humburit gjatë luftës, për viktimat e luftës, mund të diskutojnë për çështje të karakterit ekonomik dhe tregtar, mund të diskutojnë për programe të cilat synojnë pajtimin ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Pra, foksui i gjithë këtij procesi në gjykimin tim duhet të jetë individi, qytetari europian, pavërsisht në rast se është i Kosovës, në rast se është i Serbisë apo nesër pasnesër,i një vendi tjetër dhe jo tendenca për të ofruar zgjidhje të shekullit të 19 si receta për shekullin e 21”.

Tags: bushaticeshtjae kufijve

TË LIDHURA

Ervin Salianji: Bashkimi i opozitës dhe rotacioni, qëllimi i takimeve me strukturat e PD-së në Lezhë
Politikë

Ervin Salianji: Bashkimi i opozitës dhe rotacioni, qëllimi i takimeve me strukturat e PD-së në Lezhë

21:59 | 16/01/2026
Tre protesta kundër Ramës, ja çfarë i ndan faktorët opozitarë
Politikë

Tre protesta kundër Ramës, ja çfarë i ndan faktorët opozitarë

20:11 | 16/01/2026
Mbahej i burgosur në Venezuelë, Ministria e Jashtme: Jozef Ndoci ndodhet i lirë dhe i sigurt
Aktualitet

Mbahej i burgosur në Venezuelë, Ministria e Jashtme: Jozef Ndoci ndodhet i lirë dhe i sigurt

19:16 | 16/01/2026
Next Post
Kryemadhi-ndërkombëtarëve: Regjimi kriminalo-oligark i Ramës, rrezik dhe për Kosovën

Kryemadhi-ndërkombëtarëve: Regjimi kriminalo-oligark i Ramës, rrezik dhe për Kosovën

Do ikte jashtë me mijëra euro të fshehura, kapet mat në Rinas 38-vjeçari

Do ikte jashtë me mijëra euro të fshehura, kapet mat në Rinas 38-vjeçari

10 karakteristikat e femrave që i tërheqin meshkujt si me magnet

10 karakteristikat e femrave që i tërheqin meshkujt si me magnet







JU REKOMANDOJMË

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

09:45 | 16/01/2026
La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

14:01 | 14/01/2026
Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

13:57 | 14/01/2026
Arbri largohet për në Amerikë, Alketa Vejsiu e zëvendëson: “Po të kisha qëndruar në Top Channel…”

Arbri largohet për në Amerikë, Alketa Vejsiu e zëvendëson: “Po të kisha qëndruar në Top Channel…”

21:53 | 13/01/2026




TË FUNDIT

Eliona Pitarka reagon e shokuar pas akuzave për dezinformim mbi dietat e fëmijëve
Showbizz

Eliona Pitarka reagon e shokuar pas akuzave për dezinformim mbi dietat e fëmijëve

by mirseda
22:10 | 16/01/2026
0

Eliona Pitarka ka reaguar publikisht pas deklaratës së mjekut ku ajo viziton vajzat, i cili u shpreh...

“Erdhe e paftuar në shtëpinë time”/ Limi ia thotë në sy Albës, shpërthen banorja

“Erdhe e paftuar në shtëpinë time”/ Limi ia thotë në sy Albës, shpërthen banorja

22:07 | 16/01/2026
Ervin Salianji: Bashkimi i opozitës dhe rotacioni, qëllimi i takimeve me strukturat e PD-së në Lezhë

Ervin Salianji: Bashkimi i opozitës dhe rotacioni, qëllimi i takimeve me strukturat e PD-së në Lezhë

21:59 | 16/01/2026
Treni përplaset me autobusin në Hamburg, një i vdekur dhe dhjetë të plagosur

Treni përplaset me autobusin në Hamburg, një i vdekur dhe dhjetë të plagosur

21:01 | 16/01/2026
Tre protesta kundër Ramës, ja çfarë i ndan faktorët opozitarë

Tre protesta kundër Ramës, ja çfarë i ndan faktorët opozitarë

20:11 | 16/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com