Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Jo listat e hapura, koalicionet janë problemi

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant

Nga Eduard Zaloshnja

Shumë kanë folur e shkruar (ndër ta, edhe unë) për listat e hapura të kandidatëve për deputetë, qysh kur ato u futën në debatin publik nga deputetët rezervë të opozitës apo nga lëvizje qytetare. Por listat e kandidatëve për deputetë (sado të hapura apo të mbyllura të jenë ato) do të prodhojnë pak a shumë po ata deputetët që duan kryetarët e parive (të mëdha, apo të vogla qofshin). Edhe në listat më të hapura të mundshme, partia është ajo që vendos se cila do të jetë lista që do paraqitet në KQZ për çdo qark. (Në rastin e listave vërtet të hapura, kryetari fut në listë disa kandidatë që e di paraprakisht se mund të fitojnë, e disa të tjerë që nuk marrin as votat e familjes…).

Problemi kyç për zgjedhjet e radhës (e ndoshta edhe për zgjedhje pasardhëse) është, në fakt, mënyra e regjistrimit të koalicioneve në KQZ dhe llogaritja e mandateve brenda çdo koalicioni. Bylykbashi e Gjiknuri shkëmbejnë argumente e silura vazhdimisht rreth kësaj në debate të drejtpërdrejta e të tërthorta, por për audiencën e gjerë, argumentet dhe silurat e tyre janë relativisht të vështira për t’u ndjekur.

Sidoqë të marrë fund debati Bylykbashi-Gjiknuri (në mbrojtje të interesave të partive respektive), një problem madhor i mënyrës sesi parashikohet llogaritja e mandateve në Kodin Zgjedhor të 2008-ës duhet zgjidhur. Konkretisht, sipas atij kodi (që pritet të amendohet më 5 tetor) një parti e vogël, brenda një koalicioni të madh, mund ta sigurojë një mandat në një qark me gjysmën e votave që i duhen një partie tjetër të vogël, që nuk do të jetë në koalicion me partitë e mëdha. Kështu, PR-ja mund të marrë gjysmën e votave të BD-së së Astrit Patozit në Tiranë, dhe ta sigurojë mandatin vetëm pse është në koalicion me PD-në. (Kurse Astrit Patozi mund të mbetet pa mandat, vetëm pse nuk do të jetë në koalicion me PD-në…).

Kjo mënyrë llogaritje nuk duhet të ekzistojë më në Kodin Zgjedhor, sepse shkel në mënyrë flagrante barazinë e garës në çdo qark (me përjashtim ndoshta të Kukësit, ku vetëm dy partitë e mëdha kanë shans të marrin mandate). Për çështjet e tjera të Kodit Zgjedhor debati Bylykbashi-Gjiknuri le të vazhdojë, sepse shumë pak njerëz vërtet do ta kuptojnë…

Tags: Eduard Zaloshnjakoalicionetlistat e hapuraproblemi

TË LIDHURA

Të Gjitha

Credins Bank dhe FSHF prezantojnë kartën GOOL, një hap i ri në mbështetje të futbollit shqiptar

11:33 | 08/06/2026
Aktualitet

“Po jetojmë kohë të pasigurta”, Antonio Costa: Zgjerimi i Bashkimit Europian, domosdoshmëri

13:07 | 02/06/2026
Të Gjitha

Prefekti Shkëlqim Hajdari takim me Njësitë Administrative 1 dhe 2 në Tiranë

14:24 | 25/05/2026
Next Post

Gruaja e Lefter Zhidrus tregon si ka lindur konflikti me fqinjët

Hekurudhat/ Maqedonia e Veriut në kërkim të financimit që e lidh me kufirin tonë, Shqipëria ende në vend

Bilanci/ Rritet numri i viktimave, bien rastet e reja







JU REKOMANDOJMË

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Berisha: Rama të largohet nga pushteti, dënoj ofendimet e tij ndaj protestuesve

by mirseda
14:23 | 10/06/2026
0

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar lidhur me projektin e parashikuar për t’u zhvilluar në...

Qeveria akordon shpërblim financiar për familjen e Enea Mekollit dhe efektivit që u plagos

13:58 | 10/06/2026

Pistoleta 1500 euro dhe kallashnikovë 2500 euro! Trafikim i armëve, kush janë personat e arrestuar

13:52 | 10/06/2026

Zhdukja misterioze e Eglant Koçit, zbardhet dëshmia a përkrahësit të autorit: Shakaj më tha ….

13:38 | 10/06/2026

Nga beteja me kancerin kur ishte vetëm 18 muajsh te Botërori, kush është ylli 23-vjeçar

13:16 | 10/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com