Nga Irena Beqiraj
Nuk ka gjë me te mire se rrjetet sociale ne kohet e sotme , aty shikon ndryshimin e njerëzve nëpërmjet fotografive, aty uron për ditëlindje aty ngushëllon për humbjen e njeriut te dashur, aty lexon opinione, aty behet politike, aty votohet .
Me një sy te kujdesshëm aty mund te dallosh cinikun , te lënduarin , te kënaqurin me veten atë qe ka humbur konfidencen, sipërfaqësorin , pragmatistin , idealistin, racionalistin ( qe racionaliteti i tij vlen sa racioni i sotëm) por vështire te gjesh një mendim qe do i vleje te nesërmes.
Aty shikon budallallepsjen nga arsyetimi i zakonshëm ” ne duhet te zgjedhim te keqen me te vogël ” , apo ne Rome bej cis bëjnë romaket”.
Aty shikon sesi intelektualizma shqipetare është mbushur me subjekte qe kur te mos jene me ne këtë bote veshtiresisht do ti kujtoje ndonjë bashkohes i mbetur gjalle ne mëhallë, ndonjë studiues plagiature , apo koleksionist fotografish .
Aty shikon sesa pak vizion ka vërdallë , sa shume proklamime edhe protagonizem pa vlere e pa mesazh.
Aty shikon sesi profesora, e avokate , ekonomiste , etj komentojnë cfare tha për Shqipërinë një burokrat ne Amerike , apo ne BE . Ke mbështeti , nga do fryje era nesër?
Aty numërohen pëlqimet komentet edhe shpërndarjet , te cilat kane vlere sa ka vlere pasuria e vendosur ne lojën “Monopoli”.
Aty bindesh për një moment se numërimi është i vetmi proces qe ka vlere .
Edhe i them sime bije , aty ku nuk ka mendje krijuese , vizionare , qe shikojnë nga e ardhmja, por vendosin mbi parimin” bukën e përditshme falna sot ” aty ku populli ka 100 vjet me pandallona nder këmbë sepse kurrë nuk pati nxjerre intelektuale me aq mend sa për te lidhur sikur vetëm oshkurin e tyre , aty ku presim nje Mesi ndërkombëtare te mbaj ane e te na zgjidhe , aty çdo gjallese vlen vetëm për numërim, për statistike .
Këto gjallesa vlen vetëm ti numërosh , ti shprehesh ne përqindje , ne mesatare , e shpërndarje probabilitare , por nuk mund ti konsiderosh.
E kur numërimi është rutinor e vërteta e shëmtuar te përqesh ne sy duke te treguar hidhtasi qe jo çdo gjë qe numërohet ka vlere.