Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Rajoni

“Jetoj me qira”, rrëfimi ndryshe i Albin Kurtit: Nuk dua të pasurohem

6 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
“Jetoj me qira”, rrëfimi ndryshe i Albin Kurtit: Nuk dua të pasurohem

Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka  treguar më shumë për jetën e tij personale, duke nxjerrë në pah disa detaje mjaft interesante.

I ftuar në emisionin “360 Gradë” në Ora News, Kurti u shpreh se ai jeton në një apartament me qira, i cili është vetëm 61 metra katror. Më tej, ai shprehet se ai nuk kërkon të pasurohet pasi sipas tij mjaftohet me aq sa ai ka.

Sa i përket gruas së tij norvegjeze, Kurti tha se ajo e kupton mjaft mirë gjuhën shqipe por më së shumti komunikojnë në gjuhën angleze. Kreu i LVV tha se gruaja e tij nuk mundet t’i ketë të dyja nënshtetësitë edhe kosovare edhe norvegjeze, por që vajza e tij e vogël i ka të dyja.

Pjesë nga intervista:

Artur Zheji: Çfarë gjuhe flisni me gruan tuaj?

Albin Kurti: Flas herë shqip dhe herë anglisht, por më shumë anglisht se shqip.

Artur Zheji: Pse ka ankesa që zonja ka kaq vite që është me ju dhe nuk flet shqip?

Albin Kurti: Ajo e kupton gjuhën shqipe, tekstin e kupton plotësisht…

Artur Zheji: Por nuk ka guximin të flasë…

Albin Kurti: I ka rënë në një moshë shumë madhore të mësojë gjuhën shqipe. Sa më shumë që biseda zhvillohet në gjuhën standarde aq më shumë kupton dhe aq më saktë përgjigjet. Ka qenë në një kurs në Tiranë para disa viteve. Mësuesen e gjuhës shqipe e ka nga Tirana atje. Atje pati ndjekur një kurs për të mësuar gjuhën shqipe.

Artur Zheji: I ka letrat e Kosovës?

Albin Kurti: Jo nuk i ka letrat e Kosovës, ka vetëm nënshtetësinë e Norvegjisë, sepse nuk ka mundësi për dy shtetësi. Dy shtetësi ka vajza ime e cila ka lindur në spitalin e Prishtinës dhe ka edhe nënshtetësi të Kosovës, edhe të Norvegjisë.

Albin Kurti: Banesa ime i ka 61 m2.

Artur Zheji: Keni porositur një vilë të re për 2-3 vitet e ardhshme?

Albin Kurti: Jo, nuk kam porositur.

Artur Zheji: Nëse pas 2-3 vitesh kryeministër mund t’ju lindë dhe një fëmijë tjetër, do të ketë nevojë për hapësira banimi, ndonjë pishinë…se në Shqipëri kështu ndodh, do ta ndjeni veten sikur keni ngjyer gishtin e korrupsionit apo do thoni që është normale….gruaja juaj është e pasur?

Albin Kurti: Gruaja ime nuk është e pasur.

Artur Zheji: Pra nuk mund ta blejë ajo vilën?

Albin Kurti: Jo, nuk mund ta blejë ajo. Unë jam në këtë banesën 61 m2. Më e rëndësishme sesa banesa ku banoj është fakti që e kam me qira. Nuk është pronë e imja.

Artur Zheji: Nuk është pronë e juaja?

Albin Kurti: Jo!

Artur Zheji: E tmerrshme, një grua shqiptare në Shqipëri do t’ju mallkonte që nuk keni blerë as 60 m2. Shyqyr që e keni norvegjeze.

Albin Kurti: Mos i fajësoni gratë se burrat i kanë fajet. Burrat kanë qejf ti fajësojnë gratë për fajet që kanë ata. Një burrë nuk e dëgjon gruan për shumë gjera dhe po e dëgjon për këtë. Është një lloj shovinizmi mashkullor i njerëzve që kanë vendosur të korruptohen dhe mandej leja fajin gruas. Nuk është ashtu fare.

Artur Zheji: Me 60 m2 nuk jetohet. Gjithë ky burrë shteti mos kesh 3 kate vilë.

Albin Kurti: Burrave shqiptarë nuk ua kanë mësuar gratë e tyre shampanjën. Njerëzit duan që të pasurohen, sepse ka një propagandë kundër meje që unë i dua të gjithë të varfër. Jo mo, le të pasurohen, por me ligj, me nder dhe punë.

Artur Zheji: Zoti Albin, pse duhet ta besoj unë që ju doni të pasuroni të gjithë të tjerët dhe vetë nuk doni të pasuroheni

Albin Kurti: Unë nuk dua ta pasurohemi, por në të njëjtën kohë nuk po ankohem për gjendjen time materiale. Kam një lloj vetëmjaftueshmërie në kushtet e mia. Tani më janë bërë shumë libra, dorë në zemër do ta kisha marrë një banesë tjetër me qira me një dhomë më shumë, ama jo ta blej.

Tags: Albin Kurtibanesegruajame qiranorvegjeze

TË LIDHURA

Ndërruan jetë në banesë nga monoksidi i karbonit, kjo është familja shqiptare që u shua në Itali
Rajoni

Ndërruan jetë në banesë nga monoksidi i karbonit, kjo është familja shqiptare që u shua në Itali

10:31 | 05/02/2026
U helmuan nga rrjedhja e gazit, zbulohen identitetet e familjes shqiptare që humbën jetën në Itali
Rajoni

U helmuan nga rrjedhja e gazit, zbulohen identitetet e familjes shqiptare që humbën jetën në Itali

10:10 | 05/02/2026
Rekordi në ndeshjen e Champions për të rinjtë, 50 mijë tifozë në stadium
Rajoni

Rekordi në ndeshjen e Champions për të rinjtë, 50 mijë tifozë në stadium

21:55 | 04/02/2026
Next Post
“Bie numri i familjeve të shtresës së mesme”, BSH publikon shifrat e frikshme

"Bie numri i familjeve të shtresës së mesme", BSH publikon shifrat e frikshme

“Në burg për vrasjen e dyfishtë”, të riut nga Patosi i djegin shtëpinë

“Në burg për vrasjen e dyfishtë”, të riut nga Patosi i djegin shtëpinë

Zaev preket nga situata në Durrës, zbulon dokumentin që do të miratohet sot

Zaev pritet të japë dorëheqjen ditën e sotme, vendi në zgjedhje të parakohshme







JU REKOMANDOJMË

Sherr masiv në Tiranë, të rinjtë përplasen fizikisht me njëri-tjetrin

Sherr masiv në Tiranë, të rinjtë përplasen fizikisht me njëri-tjetrin

19:29 | 04/02/2026
Tragjedi! Tre motra u hodhën nga kati i nëntë i pallatit, më e vogla vetëm 12 vjeç

Tragjedi! Tre motra u hodhën nga kati i nëntë i pallatit, më e vogla vetëm 12 vjeç

09:25 | 05/02/2026
Prej pesë orësh në seancë/ Klodiana Lala: GJK merr sot vendimin për Ballukun! Detaje nga mbledhja

Prej pesë orësh në seancë/ Klodiana Lala: GJK merr sot vendimin për Ballukun! Detaje nga mbledhja

16:27 | 06/02/2026
Negociatat në Abu Dhabi, Putin vendos kushtin e ri për paqen në Ukrainë: I japim fund luftës vetëm..

Negociatat në Abu Dhabi, Putin vendos kushtin e ri për paqen në Ukrainë: I japim fund luftës vetëm..

11:25 | 05/02/2026




TË FUNDIT

Qindra milionë euro abuzim me tendera, “Le Figaro” jehonë çështjes “Balluku”
Analizë

Qindra milionë euro abuzim me tendera, “Le Figaro” jehonë çështjes “Balluku”

by mirseda
12:08 | 07/02/2026
0

Vendimi i marrë një ditë më parë nga Gjykata Kushtetuese, pas votimit për rrëzimin e kërkesës së...

Takim i liderëve në Uashingon, çfarë pritet të ndodhë me Bordin e Paqes

Takim i liderëve në Uashingon, çfarë pritet të ndodhë me Bordin e Paqes

11:15 | 07/02/2026
Komisioneri i KE për vizitën në Shqipëri: Reforma në Drejtësi ka ndihmuar sfidat europiane

Komisioneri i KE për vizitën në Shqipëri: Reforma në Drejtësi ka ndihmuar sfidat europiane

10:55 | 07/02/2026
DW: Gjykata Kushtetuese lë në fuqi pezullimin e Belinda Ballukut. Mbledhja maratonë zgjati 10 orë

DW: Gjykata Kushtetuese lë në fuqi pezullimin e Belinda Ballukut. Mbledhja maratonë zgjati 10 orë

08:29 | 07/02/2026
“Ka ardhur momenti”, Alba e bindur që do ta vendos shaminë

“Ka ardhur momenti”, Alba e bindur që do ta vendos shaminë

23:06 | 06/02/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com