Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria

Jepet alarmi! Kujdes, mos ju mashtrojnë me transferta bankare

6 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Jepet alarmi! Kujdes, mos ju mashtrojnë me transferta bankare

Rastet e mashtrimit të individëve apo bizneseve që mashtrohen nga individë të panjohur për të devijuar transfertat bankare për llogari të këtyre të fundit janë shtuar së fundmi në vend. Në kuadër të parandalimit dhe informimit, Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave ka dhënë detaje për mënyrën sesi funksionojnë këto tipologji dhe çfarë duhet të kenë parasysh bizneset dhe individët që të mos bien pre e mashtrimeve.

“Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave, në funksion të përmirësimit të vazhdueshëm të sistemit parandalues në vend, informon subjektet e ligjit, individët dhe personat juridikë në vend se kohët e fundit konstatohet një rritje e rasteve të mashtrimeve me tipologji kryesisht të ndërhyrjes nëpërmjet komunikimeve elektronike të disa individëve/personave juridikë (klient banke) nga individë të panjohur, me qëllim devijimin e transfertave bankare në llogari të personave të përfshirë në mashtrim.

Nëpërmjet ndërhyrjeve të jashtëligjshme në postën elektronike të klientëve të bankës, këta të fundit udhëzohen me pretekste të ndryshme (auditimi, probleme me organet fiskale) që të ndryshojnë të dhënat e përdorura për transfertat (nr. i IBAN) duke u paraqitur si përfaqësues legjitimë të kompanive, me të cilët ata kanë marrëdhënie biznesi në nivel ndërkombëtar.

Në këto raste, klienti e merr të mirëqenë këtë mesazh dhe kryen pagesën në një llogari tjetër bankare, e cila kontrollohet nga personat e përfshirë në këtë aktivitet të jashtëligjshëm. Në momentin kur klienti kontakton me kompaninë përkatëse (për arsye të ndryshme si mosdorëzim malli etj.) kupton që ka qenë viktimë mashtrimi, pa pasur mundësi rikuperimi të fondeve pasi ato tërhiqen menjëherë nga mashtruesit.

Këto skema mashtrimi kanë prekur individë dhe biznese në vendin tonë, të cilët kanë pësuar humbje në vlera të konsiderueshme monetare dhe në këtë kontekst sa herë që konstatohen ndryshime në rrjedhën normale të procesit të pagesave në nivel ndërkombëtare, është e nevojshme që të ketë një komunikim paraprak (me telefon, faks, e-mail) me kompanitë partnere për t’u siguruar që ndryshimet janë bërë për arsye legjitime dhe miratohen prej tyre paraprakisht, përpara se të vijohet me transferimin e vlerave monetare” thuhet në sqarimin e DPPPP. Kjo është hera e parë pas shumë kohësh që kjo drejtori bën një sqarim të tillë publik dhe thirrje për kujdes të individëve dhe bizneseve. Edhe tipologjia e mashtrimeve duket të jetë e re, ndërkohë që më herët, në raportin e saj vjetor të vitit 2018, kjo drejtori publikoi një seri tipologjish të tjera. /monitor

Tags: alarmkujdesmashtrimtransferta bankare

TË LIDHURA

Ndizet” protesta e fermerëve në Greqi, policia përdor spraj lotsjellës dhe granata zhurmuese
Rajoni

Ndizet” protesta e fermerëve në Greqi, policia përdor spraj lotsjellës dhe granata zhurmuese

15:07 | 08/12/2025
SPAK propozoi Joni Ketën si drejtor të “FBI-së shqiptare”, KLP voton nesër kreun e BKH
Aktualitet

SPAK propozoi Joni Ketën si drejtor të “FBI-së shqiptare”, KLP voton nesër kreun e BKH

14:07 | 08/12/2025
U konfliktuan për një dhomë me qira, 36-vjeçari plagosi me thikë pronarin në Vlorë
Aktualitet

U konfliktuan për një dhomë me qira, 36-vjeçari plagosi me thikë pronarin në Vlorë

12:35 | 08/12/2025
Next Post
Hoxha: Zgjedhje të parakohshme për t’i vazhduar proceset integruese

Hoxha: Zgjedhje të parakohshme për t’i vazhduar proceset integruese

Ja sa birrë konsumojnë shqiptarët

Ja sa birrë konsumojnë shqiptarët

Meta bën deklaratën e fortë: Të shpresojmë të mos na ndëshkojnë në…

Meta bën deklaratën e fortë: Të shpresojmë të mos na ndëshkojnë në...







JU REKOMANDOJMË

Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

20:40 | 01/12/2025
Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

17:42 | 04/12/2025
Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
Elbasan: Identifikohet autori i dyshuar që qëlloi ndaj Mond Mëhallës pasi doli nga makina

Elbasan: Identifikohet autori i dyshuar që qëlloi ndaj Mond Mëhallës pasi doli nga makina

21:31 | 03/12/2025




TË FUNDIT

Tërmet me magnitudë 7.6 ballë godet Japoninë, paralajmërim për cunami
Bota

Tërmet me magnitudë 7.6 ballë godet Japoninë, paralajmërim për cunami

by mirseda
16:30 | 08/12/2025
0

Një tërmet me magnitudë 7.6 është regjistruar në brigjet e Japonisë, sipas Institutit Gjeodinamik të vendit. Tërmeti...

Partneri i Eni Koçit konfirmon kandidimin për deputet në listën e PDK-së

Partneri i Eni Koçit konfirmon kandidimin për deputet në listën e PDK-së

16:26 | 08/12/2025
Diskutimet për planin e paqes, Starmer pret në Londër Macronin, Merzin dhe Zelenskyn

Diskutimet për planin e paqes, Starmer pret në Londër Macronin, Merzin dhe Zelenskyn

15:11 | 08/12/2025
Ndizet” protesta e fermerëve në Greqi, policia përdor spraj lotsjellës dhe granata zhurmuese

Ndizet” protesta e fermerëve në Greqi, policia përdor spraj lotsjellës dhe granata zhurmuese

15:07 | 08/12/2025
SPAK propozoi Joni Ketën si drejtor të “FBI-së shqiptare”, KLP voton nesër kreun e BKH

SPAK propozoi Joni Ketën si drejtor të “FBI-së shqiptare”, KLP voton nesër kreun e BKH

14:07 | 08/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com