Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Jemi të tillë të panginjur, sepse Shqipëria nuk është e lirë

5 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
Albin Kurti, pse ende nuk është kryeministër de facto

Nga: Ben Andoni

Qenësia e varfër, si gjendje shoqërore, nuk mund të bëj fajtor askënd në vendin tonë. Në Shqipëri është një gjendje normale, ku njeriut i duhet t’u mbijetojë kushteve të jetesës aspak normale, politikës, trashëgimisë, burokracisë me mentalitet të pandryshuar qysh prej dekadash dhe një shteti të padrejtë në thelb, paçka ndryshimeve demokratike.

Ne vritemi, nëpërkëmbemi, aksidentohemi, përqeshemi, tallemi në një vend ku rregullat normale janë të vështira për t’u zbatuar sepse ende shoqëria shqiptare, megjithëse beson se ka ecur përpara, mbetet ende në stade modeste zhvillimi.

Nëse shikohet më qartë flasin për lirinë, ata qytetarë që nuk e njohin konceptin për lirinë, sakrificën për të, respektin e të tjerëve dhe mbi të gjitha kultivimin e saj. “Të jesh i lirë nuk do të thotë thjesht të heqësh zinxhirët, por të jetosh në një mënyrë që e respekton dhe e përmirëson më tej lirinë e të tjerëve“, shprehej Nelson Mandela, njeriu që e tregoi në të gjallë kuptimin e lirisë.

Por, Hannah Arendt, disfatën e lirisë e shpjegon me problemin e varfërisë. E kjo i shkon shumë rastit të Shqipërisë. “Idealet e të varfrit janë bollëku dhe konsumi i pafund; ato janë mirazhi në shkretëtirën e mjerimit. Në këtë kuptim, begatia dhe skamja thjesht përbëjnë dy anët e së njëjtës medalje; vargonjtë e domosdoshmërisë nuk ka pse të jenë patjetër prej hekuri, mund të jenë dhe prej mëndafshi. Liria dhe luksi janë konsideruar gjithnjë si të papajtueshme, ndërsa interpretimi modern, sipas të cilit ngulmimi i Etërve Themelues te përkorja dhe te ‘thjeshtësia e të sjellurit’ (Jefferson) është i qortueshëm si përbuzje puritane ndaj kënaqësive të jetës, dëshmon një paaftësi për të kuptuar lirinë, e jo një liri për paragjykimet”.

Dhe, realisht Shqipëria është një laborator i përkryer për të kuptuar mungesën e sensit të lirisë, apo sesi liria perceptohet sot tek ne: në vend që të respektosh nevojën dhe të lësh të tjerët në lirinë e tyre, seicili kërkon të bëjë“sipas dëshirës”. Qëllimi i njerëzve të cilët marrin pushtet në Shqipëri është si të rregullojnë qarqe, që nga ana e tyre përcjellin pushtet në ato që bëhen kasta të së ardhmes. Shndërrohen ligjet në parlament për interesa te dukshme, përçmohen fasha shoqërorë dhe mbi të gjitha kasta e atyre që kanë pushtet në vendin tonë nuk i bën dritë syri për asgjë dhe uzurpojnë deri qytete. Provo në Shkodër, Elbasan, Vlorë të jesh normal dhe i lirë në punën tënde, do të vi dikush që të tregojë vendin. Statistikat e vrasjeve i kemi të gjithë para syve.

Ligji 7501 pothuaj i zhveshi shqiptarët nga prona, duke i bërë më të përbuzur sesa pak vite më parë, kur po ai shtet ua bashkoi në një absurditet. U rrit çmimet dhe ua la barrën e taksave, ndërkohë që favorizon të pasurit e rinj, që askurrë nuk do ishin në gjendje ta justifikonin pasurinë e tyre. I kemi përballë, ndaj mos u rrekni për shembuj! Ashtu si Berisha pa iu dridhur syri do prodhonte një elitë gjysmake që nuk iu përgjigj vendit, por fare mirë xhepave të tyre, Rama nga ana tjetër po pasuron një pjesë tjetër dhe nuk e merr mundimin të krijojë instrumentet që shteti ta respektojë individin dhe lirinë e vërtetë.

“Njerëzit e varfër” të Hannah Arendt nuk janë medoemos të varfrit ata që janë në shkallaren e parë dhe të dytë të Piramidës së Maslow, por një pjesë e tyre “dëshirat e të cilëve u është hequr çdo kufi”. Ndaj vritesh për një të pame, shezllongje, parkim, dyqane në vendin tonë. “Janë ‘të varfër’ sepse lumturia që kërkojnë shprehet në nevojën e tyre për të pasur një numër gjithnjë e më të madh sendesh, dhe, prandaj, u përvidhet vazhdimisht për të mos arritur kurrë prej tyre”, na vjen në ndihmë Arendt.

Argumentin e të cilës e zbërthen edhe më qartë Bauman që thotë se: konsumatorët e lirë janë ‘të varfër’ dhe rrjedhimisht nuk kanë interes për ‘lirinë publike’. Këtë hapësirë, ashtu si e shpjegon sociologu i njohur, ata, e sprapsin sepse nuk u duhet. Po u afrove të karburantet e të fortëve, klubet, restorantet duhet të rrish sus, gjithçka është e tyre. Që kërkojnë e kërkojnë pafund. Edhe në një farë mënyre liria është ‘privilegj’ i tyre. Janë të panginjur dhe ne i ndihim me një dorë duke u lavdëruar makinat; duke ua ngritur kultet e vajzave pa ide, që kanë përbri, por me trupa të bukur që na përqeshin nga Dubai & so on; emisionet qesharake me audienca masive (një tjetër fatkeqësi); ngjitjen pa asnjë meritë në shkallët shoqërore dhe mënyrën sesi ata e perceptojnë lirinë në shoqërinë e konsumit.

Me pak fjalë, jemi rishtarë në demokraci dhe të panginjur, e për më tepër nuk ndryshojmë dot. Kjo është tragjedia moderne e shqiptarëve.

Tags: ben andoniopinionshqiperia

TË LIDHURA

Trump: SHBA shkatërroi 42 anije iraniane në 3 ditë
Të Gjitha

Trump: SHBA shkatërroi 42 anije iraniane në 3 ditë

17:48 | 07/03/2026
Gonzato: Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm, por sulmet ndaj SPAK-ut duhet të ndalojnë
Aktualitet

Gonzato: Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm, por sulmet ndaj SPAK-ut duhet të ndalojnë

09:47 | 20/02/2026
“Isha në takim me Bardhin dhe Vokshin”, McAllister: Berishën nuk e takoj dot sepse…
Aktualitet

“Isha në takim me Bardhin dhe Vokshin”, McAllister: Berishën nuk e takoj dot sepse…

13:56 | 18/02/2026
Next Post

Katastrofa mjedisore në Durrës, nisen 6 kamionë drejt Landifillit të Sharrës

Video/Ndeshje e çmendur me 8 gola, Spanja kalon Kroacinë pas 120 minutash lojë

Video/Ndeshje e çmendur me 8 gola, Spanja kalon Kroacinë pas 120 minutash lojë

Shkelja e ligjit për rojet në plazhe kushton jetë dhe gjoba për institucionet

Shkelja e ligjit për rojet në plazhe kushton jetë dhe gjoba për institucionet







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
Dy herë gëzim për familjen Pojani: Motrat e Megi Pojanit në pritje të ëmbël

Dy herë gëzim për familjen Pojani: Motrat e Megi Pojanit në pritje të ëmbël

18:32 | 09/03/2026




TË FUNDIT

Irani shpalos 3 kushte për fundin e luftës pas bisedës me Putin
Bota

Irani shpalos 3 kushte për fundin e luftës pas bisedës me Putin

by mirseda
21:19 | 11/03/2026
0

Presidenti iranian, Masoud Pezeshkian, ka vendosur tre kushte themelore për përfundimin e luftës. Në një postim në...

“Dyshohet për tri vepra penale”, Prokuroria jep detaje për arrestimin e Gjestit

“Dyshohet për tri vepra penale”, Prokuroria jep detaje për arrestimin e Gjestit

21:19 | 11/03/2026
Mitsotakis flet për energjinë bërthamore, shpërthejnë reagimet e deputetëve

Mitsotakis flet për energjinë bërthamore, shpërthejnë reagimet e deputetëve

21:16 | 11/03/2026
Trump kërkon dorëzim pa kushte, Irani: Duam dëmshpërblim për paqen

Trump kërkon dorëzim pa kushte, Irani: Duam dëmshpërblim për paqen

21:13 | 11/03/2026
Protesta e opozitës: Parlamenti blindohen me gardh metalik

Protesta e opozitës: Parlamenti blindohen me gardh metalik

20:53 | 11/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com