Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

“Java Çame”, marshim në Shkup: “Çamëria në zemrat tona”

4 vjet ago
in Aktualitet, Rajoni, Shqipëria, Të Gjitha
“Java Çame”, marshim në Shkup: “Çamëria në zemrat tona”

“Java Çame” është zhvendosur sot në Shkup. Marshi për Çamërinë filloi nga Kalaja e Shkupit deri te Ambasada e Greqisë. Sipas agjencisë “almakos.com”, mësohet se protestuesit u mblodhën në Shkup nga më shumë qytete të Maqedonisë së Veriut, ndërsa gjatë marshimit ata brohorisnin parulla si “Çamëria në zemrat tona”, “Çamëria është Shqipëri”, e të tjera.

I pranishëm në marshin e Shkupit ishte edhe kryetari i Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet,  Shpëtim Idrizi. Marshimi u parapri nga një diskutim mbi historinë e këtij komuniteti me historianin Arben Lalla dhe opinionistin Kim Mehmeti.

Në emër të Këshillit Organizativ të Javës Çame në Shkup, Sumeja Ramani lexoi një letër para Ambasadës së Greqisë në Shkup, letër e cila më pas u dorëzua në ambasadë. Në letër theksohet se spastrimi etnik i Çamërisë nga elementi shqiptar ka pasur prapavijë politike të pambështetur në asnjë fakt për akuzën se shqiptarët kanë qenë bashkëpunëtorë të nazistëve. “Prandaj ne jemi sot këtu që t’i kërkojmë Greqisë që shqiptarët nga Çamëria të rikthehen për të vizituar shtëpitë dhe varret e të parëve. Ashtu si ua lejoi maqedonasve egjeas të Greqisë, që janë përzënë gjatë luftës civile 1947-1949 për t’i vizituar shtëpitë dhe varret e të parëve, Greqia njësoj duhet t’i lejojë edhe çamët për ta bërë këtë”, tha Ramani.

Në letër gjithashtu i bëhet thirrje Komisionit Evropian dhe Parlamentit Evropian që të detyrojnë Greqinë, si anëtare e BE-së, të ndalojë diskriminimin etnik dhe fetar ndaj çamëve. Marshi u shoqërua nga forca policore, ndërsa përfundoi i qetë dhe pa incidente. Megjithatë, marshimi u parapri nga heqja e posterave për aktivitetin nga policia maqedonase. “Nuk ka dyshim se, sikur të mundej, policia maqedonase do e shlyente nga kujtesa jonë jo vetëm kujtesën për tragjedinë çame, por edhe mbëmendjen për vetveten. Pra do na e ndalonte ta duam gjithë shqiptarinë dhe do na çonte të mburreshim me himnin shtetëror që rrëfen për ‘maqedonasit e kudondodhur, që janë zgjuar dhe luftojnë për të drejtat e tyre”?! Por sidoqoftë, ne shqiptarët e Maqedonisë duhet ta kuptojmë se nuk kemi gjithaq problem me antishqiptarinë institucionale, e cila donë të na bind se për ne çdo gjë duhet të përfundojë te trau ndërkufitarë në Qafë të Thanës dhe në Bllacë, por problemi jonë janë edhe disa ‘shkije’ tanë që ndërrojnë ngjyrën nga e kuqja në të gjelbër, si të ishin kameleonë, por të cilët assesi nuk e kuptojnë se kolltukët e tyre janë veshur me përbuzjen dhe urrejtjen nda shqiptarisë. Andaj tani jo vetëm sheshet, por edhe shtëpia e çdo shqiptari shkupjanë, duhet të stoliset me mbishkrimin ‘E dua dhe kurrë nuk e harrojë Çamërinë”! Dhe të shohim a do vijë policia maqedonase t’i gëlqeros edhe muret e shtëpive tona!”, shkroi Mehmeti pas heqjes së posterave.

Tags: cameriajava cameparadëShkup

TË LIDHURA

Dy të pandehur akuzohen për blerje votash/ SPAK dërgon për gjykim çështjen
Politikë

Dy të pandehur akuzohen për blerje votash/ SPAK dërgon për gjykim çështjen

17:30 | 27/06/2025
‘Përvëlohet’ Shqipëria/ Nuk do ta besoni, ja sa priten të shkojnë temperaturat nesër
Aktualitet

‘Përvëlohet’ Shqipëria/ Nuk do ta besoni, ja sa priten të shkojnë temperaturat nesër

17:15 | 27/06/2025
Zjarret në vend! Ministria e Mbrojtjes: Tre vatra gjatë ditës së sotme, të gjitha janë shuar
Aktualitet

Zjarret në vend! Ministria e Mbrojtjes: Tre vatra gjatë ditës së sotme, të gjitha janë shuar

16:46 | 27/06/2025
Next Post
Kapsllëku, metoda natyrale për ta shmangur

Kapsllëku, metoda natyrale për ta shmangur

Partia Demokratike është në pikë të hallit

Sali Berisha, i vetmuar: Nëse i vihen prangat, çfarë ndodh?

Jo vetëm në Mal të Zi, këto janë shtetet ku Kosova llogarit se ka prona

Jo vetëm në Mal të Zi, këto janë shtetet ku Kosova llogarit se ka prona

JU REKOMANDOJMË

Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

11:16 | 24/06/2025
Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

20:11 | 23/06/2025
VIDEO/ Çnjerëzore në Rusi – bjellorusi 31-vjeçar përplas fëmijën iranian që i shpëtoi bombardimeve

VIDEO/ Çnjerëzore në Rusi – bjellorusi 31-vjeçar përplas fëmijën iranian që i shpëtoi bombardimeve

20:02 | 25/06/2025
Përse djegiet e makinave po rrisin bilance? Ekspertët tregojnë se ku gabojnë shoferët

Përse djegiet e makinave po rrisin bilance? Ekspertët tregojnë se ku gabojnë shoferët

20:26 | 24/06/2025




TË FUNDIT

Ndjesë dhe falënderim! Joz Marku rikthehet me mesazh për ndjekësit
Showbizz

Ndjesë dhe falënderim! Joz Marku rikthehet me mesazh për ndjekësit

by mirseda
17:46 | 27/06/2025
0

Pas një periudhe të shkurtër mungese në komunikimin privat, Joz Marku, ish-banori i Big Brother VIP Albania,...

Zgjedhjet lokale të 12 tetorit/ KQZ: Mbi 33 mijë persona janë votues të rinj

Zgjedhjet lokale të 12 tetorit/ KQZ: Mbi 33 mijë persona janë votues të rinj

17:36 | 27/06/2025
Dy të pandehur akuzohen për blerje votash/ SPAK dërgon për gjykim çështjen

Dy të pandehur akuzohen për blerje votash/ SPAK dërgon për gjykim çështjen

17:30 | 27/06/2025
‘Përvëlohet’ Shqipëria/ Nuk do ta besoni, ja sa priten të shkojnë temperaturat nesër

‘Përvëlohet’ Shqipëria/ Nuk do ta besoni, ja sa priten të shkojnë temperaturat nesër

17:15 | 27/06/2025
Zjarret në vend! Ministria e Mbrojtjes: Tre vatra gjatë ditës së sotme, të gjitha janë shuar

Zjarret në vend! Ministria e Mbrojtjes: Tre vatra gjatë ditës së sotme, të gjitha janë shuar

16:46 | 27/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com