Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

“Janë shumë para në lojë”/ Italia do të ndërtojë hekurudhën e shpejtë për në Francë

7 vjet ago
in Bota, Të Gjitha, W-Instant
“Janë shumë para në lojë”/ Italia do të ndërtojë hekurudhën e shpejtë për në Francë

Një linjë hekurudhore drejt Francës e solli qeverinë e Italisë në prag të kolapsit. Por tani, raportet e pushtetit në koalicion janë sqaruar – dhe më i madhi lëshon pe.
Në Romë, kryeministri Giuseppe Conte u shpreh në mbështetje të një lidhjeje të diskutueshme hekurudhore midis Francës dhe Italisë.

Do të ishte më e shtrenjtë të mos ndërtohej linja me shpejtësi të lartë në mes të Torinos dhe Lionit (TAV), tha politikani pa parti Conte në një video në Facebook. Prandaj, ajo duhet të përfundojë: “Janë shumë para në lojë.” Me këtë bëhet e qartë se Ministri i Brendshëm Matteo Salvini ia ka imponuar vullnetin partnerit të tij më të madh të koalicionit.

Treno Alta Velocita (treni me shpejtësi të lartë) është si difekt programimi në koalicionin e Romës. Që nga fillimi, dy partitë në pushtet Lega dhe Lëvizja me Pesë Yje, grinden nëse do të ndërtohet pas kaq vitesh linja e shpejtësisë së lartë.

Në një kohë që Lega është shprehur mjaft qartë në favor të projektit prej miliardash, sepse ai premton rritje ekonomike dhe krijimin e vendeve të punës, Yjet janë absolutisht kundër tij. Ato e refuzojnë projektin si një simbol të hedhjes dëm të taksave. Vetë Conte kishte shprehur në mars dyshime në lidhje me projektin për hekurudhën. Në atë kohë, aleanca qeveritare për pak u shkatërrua për shkak të mosmarrëveshjes.

Partneri i vogël është më i forti 
Sepse me zgjedhjet evropiane, marrëdhëniet e pushtetit në koalicionin e Romës janë kthyer pothuajse në të kundërtën: Lega ksenofobike e Salvinit fitoi dy herë më shumë vota se populistët e Pesë Yjeve të Ministrit të Ekonomisë dhe të Punës Luigi Di Maio. Në zgjedhjet e përgjithshme në mars 2018 rezultati ishte krejt i kundërt. Salvini shpalli menjëherë pretendimin se dëshiron të vendosë më shumë se deri tani në politiken qeveritare ne Itali.

Linja hekurudhore prej 270 kilometrash ka vite që ndodhet në fazën e planifikimit dhe financohet nga BE. Në një pjesë të linjës kanë filluar tashmë ndërtimet. Veçanërisht e diskutueshme dhe e luftuar nga iniciativat e qytetarëve, është zemra e lidhjes së re, tuneli prej gati 58 kilometra i Mont Cenis-it përmes Alpeve.

Kaos hekurudhor për shkak të sabotimit?
Klima është aq e acaruar sa që Salvini pas një sulmi me zjarrvënie në linjën e rëndësishme të shpejtësisë së lartë midis Firences dhe Romës dyshoi menjëherë për kundërshtarët e TAV. Të hënën, në mes të sezonit të pushimeve, në trafikun hekurudhor pati orë kaosi, kur mori flakë një kuti shpërndarjeje sinjalesh. Mijëra udhëtarë u bllokuan në stacionet e trenit anembanë vendit pa ditur se çfarë do të ndodhte.

Linja e re synon të përshpejtojë udhëtimet brendaevropiane me tren midis Milanos, Venecias, Barcelonës, Lisbonës dhe Parisit, si dhe ta kalojë në shina trafikun e mallrave. Investimi i përgjithshëm prej të paktën 26 miliardë eurosh mbulohet me rreth 40 për qind nga BE. Komisioni Evropian ka theksuar vazhdimisht rëndësinë e projektit për Evropën. Në raste zvarritjesh të mëtejshme u tha se fondet e BE mund të tërhiqen. /DW

Tags: FranceGiuseppe Contehekurudhëitali

TË LIDHURA

BE e gatshme të rifillojë punën për marrëveshjen e tarifave me SHBA-në
Bota

BE e gatshme të rifillojë punën për marrëveshjen e tarifave me SHBA-në

22:21 | 04/02/2026
Tentoi të vriste presidentin Donald Trumpin, Ryan Routh dënohet me burgim të përjetshëm
Bota

Tentoi të vriste presidentin Donald Trumpin, Ryan Routh dënohet me burgim të përjetshëm

21:58 | 04/02/2026
Trump telefonatë me Xi: Marrëdhëniet SHBA–Kinë shumë të mira
Bota

Trump telefonatë me Xi: Marrëdhëniet SHBA–Kinë shumë të mira

17:28 | 04/02/2026
Next Post
Cilët janë skenarët e protestës së 8 korrikut? Ish-deputeti zbulon detajet

Salianji paralajmëron prokurorin: Kam përgjime që të lidhin me krimin

Skandali i Unazës së Re/ Qeveria padit shoqëritë e sigurimit: 2.6 milion USD dëmshpërblim

Skandali i Unazës së Re/ Qeveria padit shoqëritë e sigurimit: 2.6 milion USD dëmshpërblim

Shkarkimi/ Metën e ‘dërgojnë’ në Komisionin e Venecias, 8 pyetjet e Hetimorit për presidentin

Shkarkimi/ Metën e 'dërgojnë' në Komisionin e Venecias, 8 pyetjet e Hetimorit për presidentin







JU REKOMANDOJMË

Sherr masiv në Tiranë, të rinjtë përplasen fizikisht me njëri-tjetrin

Sherr masiv në Tiranë, të rinjtë përplasen fizikisht me njëri-tjetrin

19:29 | 04/02/2026
Korçë/ I moshuari humb jetën teksa pinte kafe, dyshohet se…

Korçë/ I moshuari humb jetën teksa pinte kafe, dyshohet se…

21:10 | 28/01/2026
Thellohet konflikti në Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Po më marrin duty free-t dhe shërbimet e tjera

Thellohet konflikti në Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Po më marrin duty free-t dhe shërbimet e tjera

21:38 | 02/02/2026
Jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Dibrës, zbardhet arsyeja. Ja kush e zëvendëson

Jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Dibrës, zbardhet arsyeja. Ja kush e zëvendëson

13:27 | 30/01/2026




TË FUNDIT

BE e gatshme të rifillojë punën për marrëveshjen e tarifave me SHBA-në
Bota

BE e gatshme të rifillojë punën për marrëveshjen e tarifave me SHBA-në

by mirseda
22:21 | 04/02/2026
0

Parlamenti Evropian është gati të rifillojë punën për zbatimin e marrëveshjes së tarifave BE-SHBA pas uljes të...

Me probleme në frymëmarrje, shtrohet me urgjencë në QSUT ish-presidenti Alfred Moisiu

Me probleme në frymëmarrje, shtrohet me urgjencë në QSUT ish-presidenti Alfred Moisiu

22:00 | 04/02/2026
Tentoi të vriste presidentin Donald Trumpin, Ryan Routh dënohet me burgim të përjetshëm

Tentoi të vriste presidentin Donald Trumpin, Ryan Routh dënohet me burgim të përjetshëm

21:58 | 04/02/2026
Rekordi në ndeshjen e Champions për të rinjtë, 50 mijë tifozë në stadium

Rekordi në ndeshjen e Champions për të rinjtë, 50 mijë tifozë në stadium

21:55 | 04/02/2026
Disa tërmete në juglindje, më i forti 4.1 ballë – situata nën monitorim

Disa tërmete në juglindje, më i forti 4.1 ballë – situata nën monitorim

21:16 | 04/02/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com