Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Ekonomi

Janar-maj, bankat kanë dhënë 53% më shumë kredi konsumatore

5 vjet ago
in Ekonomi, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Janar-maj, bankat kanë dhënë 53% më shumë kredi konsumatore

Kredia konsumatore po rritet me ritme të shpejta në pjesën e parë të këtij viti. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se në muajin maj sektori bankar dha rreth 2.5 miliardë lekë, gati dy herë e gjysmë më shumë krahasuar majin e vitit të kaluar.

Në total, kredia e re për qëllime konsumi për periudhën janar-maj arriti në 11 miliardë lekë, në rritje me 43% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Kjo është njëkohësisht edhe vlera më e lartë e kredisë konsumatore e disbursuar për periudhën pesë mujore, në pesë vitet e fundit.

Portofoli total i kredisë konsumatore në fund të majit arriti vlerën e 53 miliardë lekëve ose rreth 430 milionë euro. E llogaritur si ndryshim në tepricën e portofolit, kredia konsumatore në harkun e një viti është rritur me 6.4%.

Në përgjithësi, rritja e kreditimit në pjesën e parë të këtij viti është mbështetur nga huaja për individët. Statistikat treguan se për pesë mujorin e parë kredia e re në këtë segment arriti vlerën e pothuajse 29 miliardë lekëve ose rreth 235 milionë euro. Krahasuar me vitin e kaluar, kreditimi për individët është rritur me 57% ose më shumë se 10 miliardë lekë.

Kthimi gradual i kredisë konsumatore drejt normalitetit nisi që nga mesi i vitit 2020, pas heqjes së masave kufizuese dhe rihapjes së ekonomisë. Bankat po ruajnë një qasje optimiste në raport me kreditimin e individëve, pavarësisht krizës dhe përkeqësimit në treguesit e punësimit. Besimi se pandemia do të kishte një ndikim afatshkurtër bëri që bankat të mbështesnin kërkesat e publikut për të mbështetur konsumin, paralelisht edhe me financimet për blerjen e pronave.

Kreditimi i individëve ka avantazhin e shpërndarjes më të gjerë të rrezikut kreditor, duke ulur ekspozimin mesatar në huamarrës të veçantë. Edhe për këtë arsye, raportet e kredive me probleme në përgjithësi rezultojnë më të ulëta krahasuar me kredinë për biznesin. Për këto arsye, bankat po vazhdojnë të rritin kreditimin tek individët me ritme të larta, duke dhënë një kontribut pozitiv në mbështetjen e konsumit në ekonomi.

Një ndër të paktët produkte të kredisë konsumatore që nuk ka shënuar rritje është paradhënia bankare ose overdraft. Vlera e overdafteve të reja të dhëna gjatë këtij viti është nivele të përafërta me pesëmujorin e parë të vitit të kaluar. Si një produkt i lidhur direkt me pagën, overdrafti ndoshta po vuan ende efektet e rënies së punësimit, pas pandemisë.

Të dhënat e Instat treguan se as në tremujorin e parë të këtij viti konsumi nuk u shërua plotësisht nga efektet e pandemisë së Covid-19. Konsumi final i popullatës për tre muajt e parë të vitit u rrit me më pak se 1.5% ndaj të njëjtës periudhë të vitit të kaluar. Kjo rritje ishte lehtësisht më e ulët krahasuar me rritjen, me bazë vjetore, të tremujorit të fundit 2020. /Monitor

Tags: bankatkredi

TË LIDHURA

E rëndë në Tiranë, i moshuari qëllon me sëpatë gruan e tij, 68-vjeçarja transportohet në spital
Aktualitet

E rëndë në Shkodër/ Familjarët gjejnë pa shenja jete 19-vjeçarin, dyshohet se është vetëvarur

21:49 | 13/03/2026
Vlorë: 43-vjeçari dhunon policin bashkiak pas gjobës për parkim, arrestohet
Aktualitet

Vlorë: 43-vjeçari dhunon policin bashkiak pas gjobës për parkim, arrestohet

20:45 | 13/03/2026
Berisha: Rama na i mbylli dyert, por integrimi në BE mbetet ylli ynë polar
Politikë

Berisha: Rama na i mbylli dyert, por integrimi në BE mbetet ylli ynë polar

20:25 | 13/03/2026
Next Post
Çfarë ndodhi në 24 orët e fundit në rajon

Çfarë ndodhi në 24 orët e fundit në rajon

Zhvillimet kryesore në 24 orët e fundit

Zhvillimet kryesore në 24 orët e fundit

Vuante nga një sëmundje në zemër, shuhet poeti dhe kineasti Petrit Ruka

Vuante nga një sëmundje në zemër, shuhet poeti dhe kineasti Petrit Ruka







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

12:06 | 12/03/2026




TË FUNDIT

Një tjetër raketë drejt Turqisë, Edogan: Nuk do të përfshihemi në luftë rajonale
Bota

Një tjetër raketë drejt Turqisë, Edogan: Nuk do të përfshihemi në luftë rajonale

by mirseda
22:44 | 13/03/2026
0

Presidenti Recep Tayyip Erdogan deklaroi të premten, 13 mars, se Turqia nuk do të ndërhyjë në tensionet...

E rëndë në Tiranë, i moshuari qëllon me sëpatë gruan e tij, 68-vjeçarja transportohet në spital

E rëndë në Shkodër/ Familjarët gjejnë pa shenja jete 19-vjeçarin, dyshohet se është vetëvarur

21:49 | 13/03/2026
Tensione në Lindjen e Mesme: SHBA shton trupat pranë ishullit kyç të naftës iraniane

Tensione në Lindjen e Mesme: SHBA shton trupat pranë ishullit kyç të naftës iraniane

21:46 | 13/03/2026
Trump lehtëson sanksionet ndaj Venezuelës për të zbutur efektet e luftës me Iranin

Trump lehtëson sanksionet ndaj Venezuelës për të zbutur efektet e luftës me Iranin

21:31 | 13/03/2026
Shpërthime në Teheran dhe Dubai; aeroplan amerikan rrëzohet në Irak, 4 të vdekur

Shpërthime në Teheran dhe Dubai; aeroplan amerikan rrëzohet në Irak, 4 të vdekur

21:02 | 13/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com