Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Ja si PD la në baltë Metën për anulimin e zgjedhjeve, asnjë ankimim në Kushtetuese për 30 qershorin

7 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Ja si PD la në baltë Metën për anulimin e zgjedhjeve, asnjë ankimim në Kushtetuese për 30 qershorin

Çdo ditë që kalon po kuptohet qartë se PD nuk është aspak në krah të presidentit Ilir Meta. Ky i fundit po mundohet të bëjë rolin e opozitarit dhe të mbështesë lëvizjet e PD-LSI, por demokratët deri më tani nuk janë rreshtuar aspak krah tij.

Përveçse nuk pranuan 13 tetorin, PD e ka lënë në baltë Metën edhe sa i takon mbajtjes së zgjedhjeve më 30 qershor, ndonëse kreu i shtetit pretendon se një gjë e tillë ishte antiligjore. Ka qenë deputeti socialist Bashkim Fino ai që ka hedhur më shumë dritë, duke deklaruar dje gjatë konstituimit të komisionit hetimor për shkarkimin e Metës, se afatet për të ankimuar në Kushtetuese dekretimin e 30 qershorit kanë përfunduar. Sipas tij, edhe pse mbajtja e zgjedhjeve u cilësua diçka antikushtetuese, askush nuk e mori mundimin nga PD, LSI apo Presidenca të bënte ankimim në Kushtetuese dhe të vendoste ajo nëse ishin apo jo të drejta zgjedhjet.

“Sot është ezauruar afati 30 ditor për të ankimuar në Gjykatën Kushtetuese, po të donin të gjithë të interesuarit ta shpinin, lidhur me ç’dekretimin e datës së zgjedhjeve. Kjo do të thotë që qoftë PD dhe LSI, kanë gënjyer të vetët, kanë gënjyer shqiptarët, kur thoshin se: Dekretet e Presidentit do të shqyrtohen vetëm nga Gjykata Kushtetuese. Asnjeri nuk iu drejtua Gjykatës Kushtetuese, prandaj ky komision hetimor e nis punën me këmbë të mbarë dhe pa asnjë procedurë ankimi, lidhur me arsyetimin juridik dhe interpretimin e bërë deri më sot për interpretimin e datës 10 qershor të bërë deri më sot si nga KQZ, Kuvendi dhe Kolegji Zgjedhor. Jam i bindur se nuk do të ketë ankimim as për dekretin e përcaktuar të datës 13 tetor. Prandaj unë do ju uroja suksese këtij komisioni”, tha Fino. Ajo që duhet sqaruar është se ka skaduar afati për dekretimin e 30 qershorit. Më 8 qershor Meta vendosi të anulojë zgjedhjet me argumentin se këtë e bëri për të ndalur përplasjet civile dhe u kërkoi palëve që të ulen në tryezë dhe të gjejnë një datë të re zgjedhjesh. Por për mazhorancën ky dekret ishte i pavlefshëm dhe vijoi punën. Pra duhej që vetë Presidenca, PD apo dhe LSI t’i drejtoheshin Kushtetueses për të provuar ligjshmërinë. Opozita fshihet pas faktit se nuk ka gjykatë. Por protokolli i gjykatës punon dhe afatet kalojnë pavarësisht mosfuksionimit të saj.

Loja e PD

Partia Demokratike po tregon ditët e fundit se nuk është aspak pjesë e lojës së Metës. Madje në korridoret politike flitet ende se Basha ishte ai që e çoi drejt greminës LSI me vendimin për të djegur mandatet. Po ashtu me vendimin e tij për të mos hyrë në zgjedhje, Basha po çon drejt shkarkimit Ilir Metën.

Pra, nëse kthehemi pas në kohë, të dy vendimet e PD kanë qenë tronditje për LSI dhe Metën. Por fakti që nuk po mbështet Metën, rrit dyshimet. Kjo ka bërë që të kemi dhe një krisje mes PD dhe LSI. Kjo e fundit kërkon zgjedhje më 13 tetor, ndërsa PD kërkon zgjedhje vetëm kur të jenë plotësuar kushtet e saj. Nëse do ishin në unison, do kishte një padi në Kushtetuese që do të vendoste nëse është i ligjshëm ose jo 30 qershori. E bukura është se nuk ka ankimim edhe për 13 tetorin.

Meta më 27 qershor vendosi të caktojë datën 13 si datë për zgjedhjet vendore. Në reagimin e ambasadës së SHBA pak ditë më parë bëhej e qartë se ata që nuk e pranojnë 30 qershorin, duhet që t’i drejtohen Kushtetueses. Pra, nëse nuk ka ankimim dhe për këtë datë, atëherë 30 qershori është në fuqi dhe askush nuk e luan. Pastaj është çështje tjetër nëse i takon Kushtetueses të vendosë nëse ka juridiksion për këtë dekret apo jo. /Gazeta SOT

Tags: bashaMetanderkombetaret

TË LIDHURA

PD: Policia ndaloi fëmijë 10-vjeç, akt i papranueshëm
Politikë

PD: Policia ndaloi fëmijë 10-vjeç, akt i papranueshëm

22:32 | 24/01/2026
Zhupa: Policia përdori gaz lotsjellës të skaduar ndaj protestuesve
Politikë

Zhupa: Policia përdori gaz lotsjellës të skaduar ndaj protestuesve

21:55 | 24/01/2026
PD denoncon: Policë filmuan protestues në xhami, shkelje e rëndë
Politikë

PD denoncon: Policë filmuan protestues në xhami, shkelje e rëndë

21:23 | 24/01/2026
Next Post
Për sa vjet mund ta shlyejmë borxhin publik?

"Dhurata e vogël për bizneset e mëdha"

Humbja e thellë e Kukësit, trajneri Gjoka: Rezultati nuk ishte i drejtë

Humbja e thellë e Kukësit, trajneri Gjoka: Rezultati nuk ishte i drejtë

Një tjetër këngëtare denoncon se nuk ka marrë ende paratë e RTSH-së

Një tjetër këngëtare denoncon se nuk ka marrë ende paratë e RTSH-së







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

11:41 | 22/01/2026
LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

14:05 | 23/01/2026
E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

10:14 | 19/01/2026
‘Serioz dhe i përgjegjshëm’ — Kush ishte studenti shqiptar Klaudio Gjoka që humbi jetën në Itali

‘Serioz dhe i përgjegjshëm’ — Kush ishte studenti shqiptar Klaudio Gjoka që humbi jetën në Itali

20:49 | 23/01/2026




TË FUNDIT

PD: Policia ndaloi fëmijë 10-vjeç, akt i papranueshëm
Politikë

PD: Policia ndaloi fëmijë 10-vjeç, akt i papranueshëm

by mirseda
22:32 | 24/01/2026
0

Deputeti i PD-së, Eno Bozdo me një reagim në rrjetet sociale ka akuzuar policinë se ka tejkaluar...

Zhupa: Policia përdori gaz lotsjellës të skaduar ndaj protestuesve

Zhupa: Policia përdori gaz lotsjellës të skaduar ndaj protestuesve

21:55 | 24/01/2026
PD denoncon: Policë filmuan protestues në xhami, shkelje e rëndë

PD denoncon: Policë filmuan protestues në xhami, shkelje e rëndë

21:23 | 24/01/2026
Protesta e opozitës / Meta nga qelia: “U trondit narkoshteti , mesazh force nga shqiptarët”

Protesta e opozitës / Meta nga qelia: “U trondit narkoshteti , mesazh force nga shqiptarët”

21:20 | 24/01/2026
Tensionet në protestë/ Policia: 11 efektivë të dëmtuar, po marrin ndihmë mjekësore

Tensionet në protestë/ Policia: 11 efektivë të dëmtuar, po marrin ndihmë mjekësore

20:42 | 24/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com