Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Ja si Donald Trump-i e përzjeu presidencën me bizneset e tij private

6 vjet ago
in Bota, Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
Ja si Donald Trump-i e përzjeu presidencën me bizneset e tij private

Nga: Anita Kumar “Politico.eu”

Ai ka kaluar 1 në çdo 3 ditë si president, duke vizituar një nga resortet luksoze, hotelet apo klubet e tij të golfit. Ai e ka shfrytëzuar skenën e fuqishme ndërkomsbëtare që ofron presidenca amerikane, për të promovuar dhjetëra herë bizneset e tij.

Dhe ka përdorur miliona dollarë nga taksapaguesit amerikanë në bizneset e tij në të gjithë globin. Gjatë 3 viteve në Shtëpinë e Bardhë, Donald Trump ka realizuar diçka që nuk e bërë më parë asnjë president: përzierjen e interesave të biznesit të tij privat, me postin më të lartë publik në SHBA.

Vendimi i hershëm i Trumpit për të ruajtur kontrollin mbi “perandorinë” e tij të pasurive të patundshme – megjithë premtimin për të lënë mënjanë biznesin ndërsa do të ishte në Shtëpinë e Bardhë – ka krijuar një rrjet të gjerë konfliktesh të mundshme interesi, ka nxitur akuza se politikat e tij janë motivuar nga interesat e tij të biznesit, dhe madje edhe për shkelje të mundshme të ligjit.

Ndërsa Trump e ka nisur vitin e tij të katërt si president, duke u përballur me gjyqin e fajësimit, ai ia ka dalë të shmangë përgjegjësinë për konfliktet e mundshme të interesit, për të cilat kritikët thonë se përfaqësojnë një abuzim të hapur me pushtetin, dhe që krijon rreziqe të mëdha për integritetin e presidencës.

Ndërthurrja midis Trumpit biznesmen dhe Trumpit president vërehet kudo. Një kompani shtetërore kineze fitoi një kontratë ta majme, për të ndihmuar në hapjen e një kursi golfi ne emër të klubit Trump në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe. Dhe kjo ndodh në mesin e një lufte tregtare SHBA-Kinë.

Drejtuesit e kompanisë T-Mobile qëndruan në hotelin e Trumpit në Uashington, kur kërkuan dritën jeshile nga qeveria federale, për një shkrirje me një kompani tjetër. Komisioneri i IRS, që refuzoi të bëjë publike deklaratat e taksave të Trumpit në Kongres, merr qiratë e disa vilave të Trump në ishujt Hauai.

“Niveli i kësaj ndërhyrje është tronditës, dhe shumë shqetësues”, deklaroi kohët e fundit kongresmeni demokrat Dejvid Sisilin, që shërben edhe në Komitetin e Gjyqësorit. “Ky president ka zakonin t’i bëjë hapur gjëra që janë tërësisht të pahijshme, madje edhe të paligjshme”, shton ai.

Edhe pasi Kongresi nisi një hetim mbi bizneset e tij, administrata Trump autorizoi qeveritë e huaja të marrin me qira apartamente në Kullën Trump në Nju Jork. Ai po përballet tashmë me impeachment-in (fajësimin), ndërsa do të nisë fushatën për një mandat të dytë si president.

Trump po përjeton një mori të paparë hetimesh dhe padish, në të cilat pretendohet se ai po shkel ligjin, duke pranuar para nga taksapaguesit amerikanë dhe qeveritë e huaja, që të dyja këto të ndaluara nga Kushtetuta.

Kongresi ndëmori një hetim vitin e kaluar, duke kërkuar nga administrata Trump dhe bizneset e presidentit, të bëjnë publike detaje lidhur me qëndrimin e zv/presidentit Majk Pens në vitin 2019 në një nga resortet e Trump në Irlandë, me sugjerimin e vetë presidentit. Ndërsa kërkesa u refuzua, të dhënat e siguruara nga POLITICO, tregojnë se policia irlandeze harxhoi të paktën 4.000 dollarë në resortin e Trump, Doonbeg, për të garantuar sigurinë e Pens, dhe mbi 145.000 dollarë për vizitat e tjera.

Ligjvënësit kanë artikuluar tashmë akuzat zyrtare, fajësimin e presidentit, duke zgjedhur që të fokusohen tek presioni i Trump ndaj Ukrainës, që Kievi të niste një hetim ndaj rivalit të tij politik në radhët e demokratëve, Xho Bajden.

Por ligjvënësit thonë se do të vazhdojnë të hetojnë mbi përpjekjet e Trumpit, për të përfituar privatisht nga presidenca, dhe ta detyrojnë atë të kthejë mbrapsht paratë e taksapaguesve, dhe të parandalojë konfliktet e mëtejshme të interesit.

“Presidenti Trump po pasurohet duke inkurajuar institucionet qeveritare të shpenzojnë para në bizneset e tij, dhe kompanitë e huaja duket se frekuentojnë bizneset e tij, për të fituar favore nga kjo administrate”, thotë Kryetarja e Komitetit të Mbikëqyrjes dhe Reformës në Kongres, Karolin Malonej.

“Presidenti Trump duhet të mbahet përgjegjës për mosrespektimin e tij të hapur të Kushtetutës Amerikane”, thekson ajo. Trump i shpërfilli thirrjet për t’u shkëputur plotësisht nga “perandoria” e tij financiare, që përfshin më shumë se 500 biznese, dhe prona në dhjetëra vende të botës.

Kjo gjë nuk ndodhi kurrë. Ai i zotëron ende ato, edhe pse u kërkoi djemve të tij të rritur që të marrin drejtimin e tyre. Trump ka reaguar ndaj kritikave të përsëritura, duke e hedhur poshtë akuzën se ai po e përdor presidencën për të rritur shpenzimet në resortet e tij luksoze, duke këmbëngulur gjithsesi që njerëzit t’i frekuentojnë pasi ato “janë më të mirat”.

Që kur është betuar si president 1095 ditë më parë, Trump ka vizituar më shumë se 350 herë pronat e tij. Ai shkon rregullisht në kursin e tij të golfit në Sterling, në periferi të Uashingtonit, por edhe në resortin e tij Mar-a-Lago në Palm Biç të Floridas.

Trump është duke humbur në shumicën e bizneseve të tij. Por të ardhurat u rritën në disa nga resorte që ai i vizitoi në vitin 2018. Dhe kjo gjë ndodh, teksa të ardhurat e përgjithshme të Trump janë në rënie, 434 milionë dollarë në 2018, nga 450 milion në 2017-ën.

Trump njoftoi vitin e kaluar se do të mbante samitin e udhëheqësve botërorë të G-7 këtë vit në resortin e tij në Majami. Por u tërhoq nga kjo ide, pas kritikave të forta si nga demokratët, ashtu edhe republikanët, të cilët u ankuan se kjo ishte një përzierje e hapur e punëve private me ato të shtetit.

Trump dhe fëmijët e tij janë kritikuar se frekuentojnë resortet e familjes në të gjithë globin, si për pushime ashtu edhe udhëtime pune, duke e detyruar shërbimin sekret dhe agjencitë e tjera federale që i shoqërojnë, të shpenzojnë paratë e taksapaguesve amerikanë në pronat e presidentit.

Kështu sipas të dhënave zyrtare, shërbimi sekret harxhoi më shumë se 250 mijë dollarë në pronat e Trump, vetëm gjatë një periudhe 5-mujore në vitin 2017. Imagjinojeni, se çfarë mund të ketë ndodhur gjatë 3 viteve të presidencës së tij. Nuk ka asnjë mënyrë për të përcaktuar se sa shpenzon në total administrata e tij, pasi asnjë institucion i vetëm nuk i gjurmon këto para.

Më shumë se 100 zyrtarë dhe grupe nga 57 vende të huaja, kanë vizituar të paktën një pronë të Trumpit. Ndërkohë gati 200 fushata dhe grupe politike – praktikisht të gjithë konservatorë – kanë shpenzuar më shumë se 8 milionë dollarë në resortet e Trump, dhe bizneset e tjera të tij që nga zgjedhja si president në vitin 2016. Përveç tyre, janë të paktën 285 zyrtarë të lartë të administratës, dhe më shumë se 90 anëtarë të Kongresit.

TIRANA TODAY

 

Tags: biznesetDonald Trumpkongresitaksapaguesve amerikanë

TË LIDHURA

Zelensky: Raundi i ardhshëm i bisedimeve të paqes Rusi-Ukrainë mund të mbahet në SHBA
Bota

Zelensky: Raundi i ardhshëm i bisedimeve të paqes Rusi-Ukrainë mund të mbahet në SHBA

22:51 | 05/02/2026
Izrael, kabineti i Sigurisë në takim urgjent përpara bisedimeve SHBA-Iran
Bota

Izrael, kabineti i Sigurisë në takim urgjent përpara bisedimeve SHBA-Iran

19:47 | 05/02/2026
Skadon traktati bërthamor, SHBA dhe Rusia nisin negociata për rinovim
Bota

Skadon traktati bërthamor, SHBA dhe Rusia nisin negociata për rinovim

17:53 | 05/02/2026
Next Post
Fiset shqiptare në Mal të Zi, hartë e rrallë e vitit 1839

Fiset shqiptare në Mal të Zi, hartë e rrallë e vitit 1839

“Duam lekët! Ku e keni kasafortën?”, biznesmeni tregon skenën e grabitjes

“Duam lekët! Ku e keni kasafortën?”, biznesmeni tregon skenën e grabitjes

Australia nën një tjetër kërcënim, merimangat vdekjeprurëse

Australia nën një tjetër kërcënim, merimangat vdekjeprurëse







JU REKOMANDOJMË

Sherr masiv në Tiranë, të rinjtë përplasen fizikisht me njëri-tjetrin

Sherr masiv në Tiranë, të rinjtë përplasen fizikisht me njëri-tjetrin

19:29 | 04/02/2026
Tragjedi! Tre motra u hodhën nga kati i nëntë i pallatit, më e vogla vetëm 12 vjeç

Tragjedi! Tre motra u hodhën nga kati i nëntë i pallatit, më e vogla vetëm 12 vjeç

09:25 | 05/02/2026
Negociatat në Abu Dhabi, Putin vendos kushtin e ri për paqen në Ukrainë: I japim fund luftës vetëm..

Negociatat në Abu Dhabi, Putin vendos kushtin e ri për paqen në Ukrainë: I japim fund luftës vetëm..

11:25 | 05/02/2026
Thellohet konflikti në Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Po më marrin duty free-t dhe shërbimet e tjera

Thellohet konflikti në Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Po më marrin duty free-t dhe shërbimet e tjera

21:38 | 02/02/2026




TË FUNDIT

Zelensky: Raundi i ardhshëm i bisedimeve të paqes Rusi-Ukrainë mund të mbahet në SHBA
Bota

Zelensky: Raundi i ardhshëm i bisedimeve të paqes Rusi-Ukrainë mund të mbahet në SHBA

by mirseda
22:51 | 05/02/2026
0

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se raundi i ardhshëm i bisedimeve të paqes me Rusinë...

‘Babi e dëboi mamin prej shtëpisë’/ DJ Gimbo i rrëfen Selinit për ndarjen e prindërve të tij

‘Babi e dëboi mamin prej shtëpisë’/ DJ Gimbo i rrëfen Selinit për ndarjen e prindërve të tij

21:53 | 05/02/2026
Përkeqësim i motit në Durrës, reshje intensive nga e premtja. SHMU bën thirrje për masa

Përkeqësim i motit në Durrës, reshje intensive nga e premtja. SHMU bën thirrje për masa

21:47 | 05/02/2026
Leonora Jakupi përballet me një incident serioz, hajdutët i futen në banesë

Leonora Jakupi përballet me një incident serioz, hajdutët i futen në banesë

21:40 | 05/02/2026
Selin flet për raportin me DJ Gimbon: Kur jam më të, jetoj!

Selin flet për raportin me DJ Gimbon: Kur jam më të, jetoj!

21:34 | 05/02/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com