E martë, 7 Dhjetor, 2021
7.5 C
Tirana

Australia nën një tjetër kërcënim, merimangat vdekjeprurëse

Toka australiane po kalon periudhën e saj më të vështirë në këtë fillim dekade. Zjarre gjigante, përmbytje, breshër dhe stuhi rëre që mbulojnë qytete të tëra. Sikur të mos mjaftonte, tashmë ndodhet nën një tjetër kërcënim – merimangat vdekjeprurëse, shkruan CNN.

Sipas zyrtarëve australianë, pas ndryshime të shumta që ka kaluar vendi këto javë, ku mungesa e ushqimit ka vënë në rrezik shumë gjallesa, në zona të ndryshme është vënë re një aktivitet i shtuar i disa merimangave autoktone që janë vdekjeprurëse.

Ato njihen si merimangat rrjetë-hinkë dhe kanë një helm shumë të fuqishëm, i cili vepron shpejt në sistemin e njeriut dhe çon në vdekje të menjëhershme.

“Për shkak të reshjeve të fundit dhe tashmë ditëve të ngrohta që po i përjetojmë, merimangat rrjetë-hinkë kanë filluar të lëvizin”, tha zëdhënësi i një prej parqeve, Daniel Rumsey.

“Ky lloj i merimangave janë ndër llojet më të rrezikshme në botë sa i përket kontaktit me njerëz dhe ne duhet ta trajtojmë këtë çështje shumë seriozisht”, shtoi ai.

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

“Njeriu njihet kur ceket interesi personal”, Basha flet për Berishën

“E vërteta është që kam patur një bashkëpunim shumë të ngushtë. Ne kemi patur një marrëdhënie shumë të ngushtë me njëri-tjetrin gjatë kohës që...

Clinton nderon kryeministrin Rama me çmimin “Vital Voices Global”

Kryeministri Edi Rama u nderua gjatë vizitës së tij në Nju Jork, me çmimin e “Inovatorit të nderuar global” nga organizata e themeluar nga...

Ukraina fuçi baruti

Perëndimi i forcon krahët Ukrainës. Për shkak të rritjes së tensioneve ushtarake me Rusinë, SHBA, Franca, Britania e Madhe, Italia dhe Gjermania kanë mbështetur...

Gjici shfrenon fantazinë: As Gjermania s’i ka bërë investimet që ka bërë Kukësi

Kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici, ka surprizuar me deklaratën e tij publike, duke thënë se as Gjermania nuk i ka bërë investimet që ka...

Foltorja dhe Prefekti, nuk janë hallet e shqiptarëve

Nga: Artur Ajazi Në një kohë kur gjithë bota merret me problemet e pandemisë, apo rritjes së mirëqenies, zgjidhjen e krizave dhe shuarjen e vatrave...