Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Ja pse keni dhimbje pas marrjes së vaksinës anti-Co*id

4 vjet ago
in Bota, Të Gjitha, TT, W-Instant
Ja pse keni dhimbje pas marrjes së vaksinës anti-Co*id

Shumë njerëz kanë raportuar dhimbje në krah për disa orë ose ditë pas marrjes së vaksinës kundër koronavirusit. Zakonisht dhimbja përqendrohet rreth zonës ku është kryer injektimi, dhe është një nga efektet anësore më të lehta dhe më të zakonshme të shumicës së vaksinave anti-Covid të autorizuara deri më tani.

Ekspertët thonë se nuk ka asgjë për tu shqetësuar, pasi është një dukuri që ndodh shpesh, madje edhe me lloje të tjera të vaksinave. Dhe këtu ka lidhje sistemi ynë imunitar. Kur qelizat imunitare (ka lloje të ndryshme dhe me funksione të shumta) hasin një patogjen, si një virus ose një bakter, ato mësojnë ta mbajnë nën kontroll dhe ta kujtojnë atë, në mënyrë që të përballen më mirë me të në rastin e kontakteve të mëvonshme.

Shpeshherë gjatë kontaktit të parë ne sëmuremi, me të gjitha rreziqet që pasojnë, pasi sistemi imunitar nuk ka ende njohuri për të na mbrojtur si duhet. Një vaksinë e mundëson sigurimin e kësaj njohurie për sistemin imunitar, pa qenë e nevojshme që ta mësoni atë duke u përballur me kërcënimin real, dhe me të gjitha rreziqet që mund të burojnë prej tij.

Ndër qelizat përgjegjëse për dhimbjen e krahut pas injeksionit të vaksinës, janë qelizat që përfaqësojnë antigjenin (APC), një lloj qelize që ka funksionin e shfaqjes së substancave të huaja (antigjene) në sipërfaqen e saj, në mënyrë që ta bëjë të dukshme praninë e saj tek qelizat e tjera të sistemit imunitar.

Janë ato që japin alarmin, dhe tregojnë se cili është kërcënimi që duhet përballuar. APC-të janë të pranishme në muskuj, lëkurë dhe indet e shumta qelizore të trupit tonë. Ato janë gjithnjë në gatishmëri dhe sapo identifikojnë diçka anormale, siç është një substancë që nuk duhet të jetë në qarkullim në trupin tonë, fillojnë një zinxhir reagimesh që çojnë në prodhimin e antitrupave specifike për një kërcënim të veçantë.

Por ky proces, që quhet “imunitet specifik”, mund të zgjasë një ose më shumë javë për të pasur në një përgjigje të synuar, ndaj duhet diçka duhet të veprojë menjëherë, në pritje të formimit të qelizave specialiste.

Ai që merret i pari me emergjencë është sistemi imunitar i lindur (ose jo specifik), që ka disa mënyra më të ashpra për ta kryer këtë detyrë. Disa momente pasi në trupin tonë hyn një dozë e vaksinës apo virusit hyn në trupin tonë, APC nxisin qelizat e sistemit imunitar të prodhojnë lloje të ndryshme të proteinave të tilla si citokinat, kemokinat dhe prostaglandinat.

Prania e tyre nxit ardhjen e mëtejshme të qelizave të tjera imune, të cilat fillojnë një reagim të përgjithësuar për ta bërë zonën shumë të pakëndshme për patogjenin e jashtëm. Për shembull citokinat, kanë aftësinë të zgjerojnë enët e gjakut (vazodilatacion) në mënyrë që të rritet furnizimi me gjak, gjë që çon në ënjtje dhe skuqje të zonës në të cilën ato janë të pranishme. Citokinat, së bashku me kemokinat, janë përgjegjëset kryesore për fillimin e procesit inflamator, që çon në një rritje të temperaturës mbi temperaturën normale të trupit. Inflamacioni i indeve, mund të ndikojë gjithashtu tek nervat, dhe për këtë arsye çon në ndjesi të dhimbshme. Prostaglandinat kanë funksione të ndryshme, përfshirë atë të ndikimit në receptorët e dhimbjes, duke e bërë akoma më të rëndë situatën.

Ky reagim ndodh sapo marrim njërën nga dozat e vaksinës, dhe kjo shpjegon edhe arsyen e dhimbjes në zonën e injeksionit në orët e para pas administrimit. Lloje të ndryshme të vaksinave të koronavirusit, përmbajnë disa pjesë të virusit (në një formë krejtësisht të padëmshme) në mënyrë që të pikasen nga sistemi imunitar, i cili nis një reagim të lindur, dhe ndërkohë ndërton atë specifik.

Në disa raste, reagimi i lindur nuk është i kufizuar vetëm në vendin e injektimit. Në këto raste, efektet anësore mund të përfshijnë ethet, dhimbjet e kyçeve dhe dhimbjet e kokës. Të gjitha këto janë shenja se ka nisur reagimi i sistemit imunitar, kështu që në një farë mënyre ato janë një lajm i mirë, edhe pse i bezdisshëm. Gjithsesi, jo të gjithë kanë dhimbje krahu, ethe dhe dhimbje koke pas vaksinimit. Dhe kjo nuk do të thotë se vaksina nuk po jep efekt, por është thjesht një tjetër konfirmim se secili prej nesh është bërë ndryshe, dhe reagon ndryshe ndaj substancave që përfundojnë në trupin tonë.

Intensiteti me të cilin reagon sistemi imunitar, mund të ndryshojë në varësi të moshës, gjinisë, periudhave të veçanta të stresit apo lodhjes së madhe. Tek disa individë, inflamacioni i shkaktuar nga citokinat është më i theksuar se tek të tjerët, por kjo nuk nënkupton që është pak a shumë efektiv.

Të gjithë janë në mënyrë të ndryshme të ndjeshëm ndaj dhimbjeve. Nga të dhënat e mbledhura deri më tani, dhimbja e krahut është një ngjarje e padëshiruar që vërehet më shpesh tek vaksinat mARN të Pfizer-BioNTech dhe Moderna.

Studiuesit e kanë ditur prej kohësh që mARN e stimulon dukshëm reaksionin imunitar, gjë që është pozitive, duke qenë se shfrytëzohet nga viruse të ndryshme për t’u shumuar brenda qelizave. Në disa raste, përveç dhimbjes në krah, mund të vërehet ënjtje e nyjeve limfatike pranë sqetullës.

Disa nga dhimbjet mund të vijnë nga mikrotrauma e shkaktuar nga gjilpëra në vendin e injeksionit. Por studiuesit besojnë se ky është një efekt jetëshkurtër, dhe vështirë se është shkaku kryesor i dhimbjes.

Burimi i lajmit: ilpost. Përshtatur nga Tirana Today

Tags: imunitetipandemiavaksina

TË LIDHURA

Abuzim me të mitur në paraburgim, protesta në Hungari
Bota

Abuzim me të mitur në paraburgim, protesta në Hungari

22:29 | 13/12/2025
Stuhitë në Gaza vrasin 14 palestinezë, përfshirë 3 fëmijë
Bota

Stuhitë në Gaza vrasin 14 palestinezë, përfshirë 3 fëmijë

21:15 | 13/12/2025
Erdogan optimist pas takimit me Putinin: Paqja në Ukrainë nuk është larg
Bota

Erdogan optimist pas takimit me Putinin: Paqja në Ukrainë nuk është larg

16:08 | 13/12/2025
Next Post
Prokuroria kërkon rikthimin në qeli të djalit të ish-zv.drejtorit të policisë

Prokuroria kërkon rikthimin në qeli të djalit të ish-zv.drejtorit të policisë

Tiranë/ Shkrumbohet magazina me materiale ndërtimi

Tiranë/ Shkrumbohet magazina me materiale ndërtimi

Përse nuk kopjojnë nga Italia strategjinë e testimeve? Eksperti Dasho shpërthen ndaj vendimit për maskat

Ora policore ose rregullat absurde si litari jashtë varrit







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Mat/ Nipi i Nehat Kullës ndalon makinën pranë parmakut të urës dhe … policia në kërkim

E rëndë në Mat/ Nipi i Nehat Kullës ndalon makinën pranë parmakut të urës dhe … policia në kërkim

08:25 | 09/12/2025
Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
Atentati në Rinas: Shoqërohet një person nga Fushë-Kruja si i dyshuar me dijeni për ngjarjen

Atentati në Rinas: Shoqërohet një person nga Fushë-Kruja si i dyshuar me dijeni për ngjarjen

22:39 | 09/12/2025
E quajti mosmirënjohës, Sany i kundërpërgjigjet Rozana Radit: Kam qenë falenderues

E quajti mosmirënjohës, Sany i kundërpërgjigjet Rozana Radit: Kam qenë falenderues

21:09 | 11/12/2025




TË FUNDIT

Vjosa Osmani kërkon njohjen e Kosovës nga Vatikani
Kosovo

Vjosa Osmani kërkon njohjen e Kosovës nga Vatikani

by mirseda
22:41 | 13/12/2025
0

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, sot është pritur në Selinë e Shenjtë, në audiencë nga...

Abuzim me të mitur në paraburgim, protesta në Hungari

Abuzim me të mitur në paraburgim, protesta në Hungari

22:29 | 13/12/2025
Reagimi i ish-banores ndez debat jashtë BBVK, thumb ndaj Olta Gixharit

Reagimi i ish-banores ndez debat jashtë BBVK, thumb ndaj Olta Gixharit

22:24 | 13/12/2025
Tiranë, automjeti përplaset me motorrin, vdes drejtuesi, plagoset pasagjerja

Tiranë, automjeti përplaset me motorrin, vdes drejtuesi, plagoset pasagjerja

22:08 | 13/12/2025
Stuhitë në Gaza vrasin 14 palestinezë, përfshirë 3 fëmijë

Stuhitë në Gaza vrasin 14 palestinezë, përfshirë 3 fëmijë

21:15 | 13/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com