Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Ja përse qeveria duhet ta zgjidh krizën me Ligën e futbollit

5 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Qeveria merr vendimin drastik, shkarkon nga detyra Arben Malajn

Prof. Dr. Arben Malaj

Eshtë e qartë, futbolli është më shumë sesa thjesht një sport kështu konkludohet kur analizohen efektet pozitive të këtij sporti kaq popullorë.  “Vlera e mos përdorimit” – mat humbjet direkte dhe indirekte  kur ekipet sportive profesionale mungojnë në qytete të ndryshme.

Për ta thjeshtëzuar të kuptuarit sa më lehtë të efekteve të “vlerës së mos përdorimit” të sporteve, mjafton të krahasoni ndjesitë krenare të vlonjatëve gjatë periudhave të kulmit të sukseseve të “Flamurtari-t” me yjet e tij si Mehxhit Haxhiu, Agron Sula,Vasil Ruci, Kreshnik Cipi, Sokol Kushta, Taho, Zijai, Gjondeda, Iljadhi  dhe shumë të tjerë, por edhe sinergjinë pozitive në të gjitha sportet në Vlorë në atë periudhë siç ishte ekipi i basketbollit të meshkujve me yje si Viktor Papavangjel, të  yjeve të basketbollit femra të trajnerit të talentuar Petrit  Stefa si Ruci, Kuqi, Cika, Leli dhe Merkaj. Sukseset e ekipit të volejbollit me talentin Todi Driza. Rekordet në not të  Skandinald Shytit dhe Elida Xhindit, të kampionit  të peshëngritjes Hysen Cenaj dhe të mundësve të pamundshëm vellezërve Niko dhe Pirro Zguro.

Sot Vlora dhe shumë qytete në Shqipëri vuajnë nga “vlera e mos përdorimit të sportit” për ti bërë qytetet sa më dinamike dhe qytetarët e tyre  krenarë dhe të lumtur. Mungesa e ekipeve sportive po i bëjnë qytetarët  të plogësht dhe qytetet e fshatrat rreth tyre të zbehta. Vlera e mospërdorimit të sportit nëpermjet reduktimit të  efektit multiplikator pozitiv ndikon në uljen e  konsumit dhe investimit privat. Pa aktivitete sportive qytetet dhe zonat ruraleve janë të varfra shpirtërisht, emocionalisht dhe ekonomikisht. Që në fillim duhet theksuar se shëndeti dhe sporti  janë pjesë e të mirave publike të një vendi. Në kohën e pandemisë sportet kanë marrë akoma më shumë rëndësi në strategjitë kombëtare anti covid- 19, për të reduktuar pasojat negative sidomos ato në shëndetin mendorë.

Sipas studimeve të “Ekonomiksit të Futbollit”, ekipet profesioniste vazhdojnë të formojnë pjesë të trashëgimisë kulturore dhe sentimentale të qyteteve dhe ekipeve kombëtare, të cilat vazhdojnë të zgjojnë pasione. Ato/ekipet mund të konsiderohen një tjetër simbol kombëtar”.

A nuk u kthye në krenari kombëtare përfaqësimi dinjitoz i kombëtares tonë të futbollit në kampionatin Evropian? A nuk kishte më shumë gëzim, krenari por edhe shpenzimeve në sheshet festuese  kur  kombëtaria jonë konkuronte sukseshëm në takimet ndërkombëtare?  A nuk ishin më të gjalla kudo sheshet, qytetet dhe gjithë  Shqipëria kur kishte takime sportive të kombëtares tonë por edhe të ekipeve tona në takime ndërkombëtare? Shikoni si gjallërohen  edhe zonat më të varfra të vendit kur aty zhvillohen takime sportive dhe si venitet këto qytete kur klubet dhe aktivitetet sportive mungojnë.

Ja përse vlera e munguar e aktiviteteve sportive nuk është një çështje thjeshtë e Ligës së futbollit por një prioritet kombëtarë në strategjinë kombëtare të shëndetit publik për rritjen e masivizimit të sporteve jo vetëm në qytetet kryesore të Shqipërisë por edhe në cdo lagje e fshat.  Shkalla e implementimit të strategjive kombëtare të sportit ka disa tregues të krahasueshëm me vendet e tjera në të cilët vendi ynë paraqitet keq ose shumë keq. Modeli Islandës  për investimin e asaj afat-gjatë për masivizimin e sportit dhe treguesit e rritur për numrin e  sportistëve, klasave, fushave sportive dhe efektin pozitiv zinxhirë në kombëtaren e tyre janë modele të implementueshme edhe për Shqipërinë.

Për peshën e madhe dhe efektet pozitive   zinxhirë jo vetëm në sport që ka futbolli ka edhe studime të mirëfillta shkencore. Ekonomiksi i futbollit qartëson se natyra e ndikimeve të matshme, por të pa parashikuara të ekipeve sportive profesionale në mirëqenien e qytetarëve, përcaktohet  nga vlera e përfitimeve jomateriale ose indirekte që burojnë nga prania e një ekipi futbolli për banorët në qytetin pritës dhe në zonën metropolitane”. Pikërisht ky  këndvështrim i ri ( vlera e mos përdorimit) kërkohet të mbahet parasysh në debatin aktual për kërkesat zyrtare të Ligës së Futbollit, por jo vetëm për futbollin.  Lidhur kërkesat e Ligës së Futbollit,  duhet qartësuar thelbi se dëmtimi i zinxhirit të aktiviteteve sportive dhe  heshtja përballë pamundësisë  së të gjitha klubeve profesioniste për të mbijetuar  pa një rishikim të strategjisë kombëtare të sporteve, politikave nxitëse, mbështetëse dhe burimeve potenciale financiare të qëndrueshme, gjeneron pasoja negative dhe dëmton  rëndë sinergjinë pozitive të deritanishme të futbollit në jetën e qyteteve dhe tek sportet e tjera.   Një vlerësim profesional për katër kërkesat :

  1. Ulja e TVSH-së në 6 %–  Direktiva e BE për TVSH e mirëkupton uljen e TVSH për arsimin dhe shëndetësinë ku përfshihet edhe sporti. Nqs nuk aplikohet një tvsh e reduktuar – mundet që bazuar në të dhënat disa vjecare të klubeve, qeveria të “kompesoj” këtë shumë në krahun e rritjes së investime;
  2. Përjashtimi nga tatim i të ardhurave i futbollistëve– për kredibilitetin  publik te futbollistëve ata duhet të mos kërkojnë një përjashtim të tillë. Shumë tifoze të tyre të pasur shpirtërisht nga ekipet e tyre të zemrës edhe pse të varfër, paguajnë tatim  mbi të ardhurat e tyre të mbijetesës
  3. Falja e detyrimeve të prapambetura të klubeve sportive është një kërkese e drejtë dhe lehtësisht e aplikueshme si për cdo  kompani publike e private. Ndërsa ristrukturimi i borxheve duke i shtrirë më gjatë në kohë, është një e drejtë e cdo biznesi dhe jo një lëmoshë qeveritare;
  4. Ligji i sponsorizmit – në kushtet kur sponsporizimi është aktualisht kryesisht burimi i vetëm i mbështetjes së klubeve  ai duhet të përshtatet me modelet më të mira evropiane si pjesë integrale e strategjisë kombëtare të masivizimit të sporteve. Qeveria duhet të  bashkëpunoj me federatat jo me një status të privilegjur mbi ta, por si një prej aksionerëve më të mëdhenj në implementimin e suksesshëm të strategjisë së sportit, për ta nxitur dhe masivizuar sportin që nga fushat e lagjeve e fshatrave deri tek ekipet e ligave sportive dhe ekipet kombëtare.
  5. Ligji i ri i sponsorizimeve duhet te jete sa më fleksibël dhe të krijoj një lidhje të fortë pozitive midis sponsorizmit dhe qëndrueshmërisë financiare të klubeve (jo vetëm  të futbollit) për aq kohë sa burimet e tjera, jo për faj të klubeve  janë të pa pakta, të luhatshme dhe një pjesë spontane.

Burime të tjera financiare duhen identifikuar bazuar në eksperiencat e sukseshme  të vendeve të tjera. Duket se  kriza aktuale midis Ligës dhe qeverisë nuk po zgjidhet, jo për shumën e parave që direkt ose indrekt mund të alokohen për sportet por për  mentalitetin e gabuar të politik-bërësve që nuk arrijnë ta kuptojnë ose e nënvleftësojnë efektin e shumë-fishuar pozitiv të cdo investimi  nga buxheti për sportet.

Një mbështetje më e qartë, e plotë dhe jo vetëm financiare për  sportet si pjesë e një kulturë kombëtare mund të ndihmoj një pjesë gjithnjë e më të madhe të popullates  të jenë më të shëndetshëm përballë pandemive dhe semundjeve vdekje-prurëse ne rritje që ju kushtojnë shumë rëndë buxheteve familjare dhe taksapaguesve shqiptarë.

Parandalimi është strategjia më e mirë. Një lek i investuar për parandalim vlen 1 milion lekë kursim nga ulja e shkalles se përhapjes dhe kostove të sëmundjeve. Federatat sportive duhet të jenë kanalet e rëndësishme për implementimin e strategjive parandaluese në shendetin publik. Pa adrenalinën që krijojnë ekipet profesionale, strategjia e masivizimit të sporteve si pjesë e rëndësishme e përmiresimit të shwndetit publik rrezikon të dështoj.

Tags: Arben Malajfutbollklubet sportiveSport

TË LIDHURA

Franceinfo: Shqipëria, El Doradoja e re e turizmit evropian
Analizë

Franceinfo: Shqipëria, El Doradoja e re e turizmit evropian

12:36 | 06/08/2025
“Rreziqet e sindromës së bebes së shkundur: Lojërat fatale dhe rëndësia e ndërhyrjes”
Editorial - Opinione

“Rreziqet e sindromës së bebes së shkundur: Lojërat fatale dhe rëndësia e ndërhyrjes”

21:11 | 31/07/2025
Dëmet nga zjarret, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera
Të Gjitha

Dëmet nga zjarret, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera

16:21 | 31/07/2025
Next Post
Vizita e Komisionerit të BE-së në Tiranë, ja se çfarë shkruan “Zëri i Amerikës”

Vizita e Komisionerit të BE-së në Tiranë, ja se çfarë shkruan “Zëri i Amerikës”

E përjashtuan nga ‘Nisma Thurje’? Endri Shabani: Rudina Hajdari s’ka qenë pjesë e grupit

E përjashtuan nga 'Nisma Thurje’? Endri Shabani: Rudina Hajdari s’ka qenë pjesë e grupit

Grabitet dyqani i celularëve, autori merr xhiron ditore

Grabitet dyqani i celularëve, autori merr xhiron ditore

JU REKOMANDOJMË

Ngjarja e rëndë në Dibër! Nëna e plagosur drejtoreshë shkolle, djali me arsim të lartë s’kishte gjetur punë…

Ngjarja e rëndë në Dibër! Nëna e plagosur drejtoreshë shkolle, djali me arsim të lartë s’kishte gjetur punë…

18:00 | 02/08/2025
U vu në pranga me urdhër të SPAK, zbulohen bizneset që vlonjati i arrestuar ka në Angli

U vu në pranga me urdhër të SPAK, zbulohen bizneset që vlonjati i arrestuar ka në Angli

21:00 | 26/07/2025
United në sulm për lojtarin e Barcelonës, gati 61 milionë paund

United në sulm për lojtarin e Barcelonës, gati 61 milionë paund

17:54 | 02/08/2025
Maria Antoneta: Historia e vërtetë e mbretëreshës së Francës, që iu pre koka nga revolucionarët

Maria Antoneta: Historia e vërtetë e mbretëreshës së Francës, që iu pre koka nga revolucionarët

16:59 | 28/08/2019




TË FUNDIT

Plani për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, Trump telefonatë me Starmer, Merz e Rutte: Do të takohem personalisht me Putinin
Bota

Plani për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, Trump telefonatë me Starmer, Merz e Rutte: Do të takohem personalisht me Putinin

by mirseda
22:54 | 06/08/2025
0

Presidenti amerikan Donald Trump raportohet se u tha udhëheqësve evropianë në një telefonatë sot se planifikon të...

‘Çmendet’ moti/ Përmbytjet bejnë kërdinë në këtë vend, raportohet për disa persona të zhdukur

‘Çmendet’ moti/ Përmbytjet bejnë kërdinë në këtë vend, raportohet për disa persona të zhdukur

22:15 | 06/08/2025
Rregullat doganore për udhëtarët, ja kufijtë për mallrat personale pa detyrime

Rregullat doganore për udhëtarët, ja kufijtë për mallrat personale pa detyrime

22:03 | 06/08/2025
“Jam elektron i lirë, jo njeri i karrigeve”,Kokalari rrëfen përplasjet me Berishën

“Jam elektron i lirë, jo njeri i karrigeve”,Kokalari rrëfen përplasjet me Berishën

21:45 | 06/08/2025
Ndërron jetë nëna e Brad Pitt

Ndërron jetë nëna e Brad Pitt

21:16 | 06/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com