Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Rajoni

Ja përse lulëzon krimi i organizuar në Ballkanin Perëndimor

5 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha
Ja përse lulëzon krimi i organizuar në Ballkanin Perëndimor

Nga Nikola Djorgjevic “Emerging Europe”

Bandat e krimit të organizuar në Ballkanin Perëndimor, po veprojnë gjithnjë e më shumë pa u ndëshkuar, për shkak të rënies së numrit të dënimeve me burg. Sipas një raporti të botuar së fundmi nga Zyra e Kombeve të Bashkuara për Drogërat dhe Krimin (UNODC),ndërsa normat e ndjekjes penale për krimin e organizuar në rajon janë në rritje, numri i çështjeve që përfundojnë me dënime është në rënie.

Në rajon, dënimet në lidhje me krimin e organizuar kanë pësuar një rënie të vazhdueshme,nga 744 në vitin 2013, në vetëm 491 në 2017. Ndërkohë, numri i ndjekjeve penale u rrit nga 217 në 1.328. Sipas autorëve të raportit “Matja e krimit të organizuar në Ballkanin Perëndimor”, këto prirje të kundërta tregojnë mangësi në reagimin e drejtësisë penale ndaj krimit të organizuar.

Këtu bëhet fjalë si për mungesë e kapacitetit për të mbledhur prova, për të ndërtuar një ndjekje të suksesshme penale, ashtu edhe për të gjykuar si duhet çështjet e krimit të organizuar.

Raporti analizoi 4 aktivitete të paligjshme kryesore – prodhimin dhe shitjen e drogës, trafikimin e njerëzve, armëve të zjarrit, dhe kontrabandën e emigrantëve – në Serbi, Bosnjë dhe Hercegovinë, Mal të Zi, Maqedoni të Veriut, Shqipëri dhe Kosovë.

Në këto 4 fusha të kriminalitetit, është zbuluar se 12 për qind e të dënuarve kishin lidhje me krimin e organizuar, gjë që sugjeron që ndërsa këto tregje të paligjshme përfaqësojnë thelbin e krimit të organizuar, ky i fundit nuk është domosdoshmërisht thelbi i këtyre krimeve për sa i përket veprat penale.

Në bazë të dënimëve të dhëna, rezulton se ngjarjet në lidhje me aktivitetet e paligjshme tipike kryhen më shpesh nga disa individë sesa nga një grup i organizuar. Gjithsesi, raporti vëren se kjo nuk pasqyron shkallën e krimit të organizuar.

Pasi pjesa më e madhe e veprimtarisë kriminale, për sa i përket sasisë së drogës së shitur apo personave të trafikuar, mund të menaxhohet ende nga krimi i organizuar. Në përpjekjen për të kuptuar shkallën e plotë të veprimtarisë së krimit të organizuar, ekzistojnë një numër vështirësish.

Siç vëren raporti, ka mospërputhje të dukshme midis statistikave të regjistruara dhe intervistave cilësore të kryera me të burgosurit. Këto intervista flasin për një dominim të pranisë së krimit të organizuar në tregjet e paligjshme.

“Edhe nëse ata thonë se punojnë vetëm gënjejnë, pasi këto gjëra nuk mund të bëhen vetëm dhe pa mbështetjen e personave të tjerë”- citohet në raport një nga të dënuarit. Sidoqoftë, lidhjet midis një autori të vetëm dhe një grupi të organizuar kriminal janë të vështira për t’u provuar.

Autorët e krimeve nxiten të gënjejnë për përfshirjen e tyre, pasi dënimet në lidhje me krimin e organizuar zakonisht parashikojnë dënime më të ashpra. Të dhënat nga dy juridiksione në Bosnje  Hercegovinë, sugjerojnë që krijimi dhe mirëmbajtja e një baze të të dhënave mbi aktivitetin e krimit të organizuar, çon në nivele më të larta arrestimesh për pjesëmarrje në krim të organizuar.

Intervistat shtesë me viktima, të burgosur dhe ekspertë, zbulojnë se dënimet fokusohen më tepër tek anëtarët e rangut të ulët të organizatave kriminale, ndërsa udhëheqësit gëzojnë një mos-ndëshkim relativ në të gjithë Ballkanin Perëndimor.

Provat e mbledhura gjatë intervistave dhe gjykimeve, sugjerojnë që struktura e grupeve të krimit të organizuar në rajon është joformale, e përkohshme dhe oportuniste. Personi tipik i përfshirë me krim të organizuar në rajon është mashkull, rreth të40-ve, me një arsimim të nivelit të mesëm, i martuar, dhe pa dënime paraprake penale.

Trafikimi i personave, është krimi me pjesën më të madhe të të dënuarve, që i përkasin grupeve të krimit të organizuar, me 29 për qind. Sidoqoftë, prirja e përgjithshëm në numrin e njerëzve të dënuar për trafikim po zvogëlohet, çka do të thotë se ka më pak raste në sistemin gjyqësor.

Por ndërsa po bie shkalla e dënimit, është shqetësues fakti që numri i viktimave është në rritje të vazhdueshme. Shumica e viktimave të trafikimit në rajon (96 për qind) vijnë nga 3 vende:Shqipëria, Bosnja dhe Serbia. Raportet e mbledhura nga burime cilësore, tregojnë për një ndryshim në natyrën e trafikimit seksual në rajon.

Tani ka më shumë gra që kërkojnë në mënyrë vullnetare të ardhura në tregun komercial të seksit. Kjo do të thotë se ka më pak nevojë për imponim dhe dhunë nga trafikantët, dhe kjo mund të shpjegojë edhe uljen e dënimeve në këtë fushë. Gjithsesi, nga viktimat raportohen ende taktikat e kontrollit brutal nga tutorët, sidomos kur gratë përpiqen t’i japin fund përfshirjes së tyre në prostitucion.

Për çudi, shumica e atyre që u dënuan për pjesëmarrje në një grup të organizuar kriminal ishin të përfshirë në prodhimin dhe shitjen e drogës – në 51 përqind të të gjitha dënimeve të krimit të organizuar. Trafikimi i opiumit dhe prodhimi i kanabisit janë dy tregje të rëndësishëm në rajon.

Ndërsa shumica e të dënuarve për akuza të krimit të organizuar ishin të përfshirë në trafikun e drogës, vetëm 5 përqind e të gjithë dënimeve për prodhim dhe trafik droge ishin të lidhura me krimin e organizuar, një tregues tjetër se shkalla e krimit të organizuar në rajon, mund të jetë nën-përfaqësuar në statistikat zyrtare.

Pas krizës së emigrantëve 2016, krimi i organizuar u bë shumë aktiv në kontrabandimin e personave përtej kufijve. Të dhënat zyrtare tregojnë se 17 përqind e dënimeve për këtë aktivitet ilegal lidheshin me krimin e organizuar. Natyrisht, çështja e korrupsionit është shumë e pranishme kur bëhet fjalë për krimin e organizuar.

Dhe raporti i UNODC thotë se ato përforcojnë njëra-tjetrën duke çuar në dobësi sistemike në sundimin e ligjit. Në fakt, është korrupsioni ai që shfaqet si një mundësues kryesor i krimit të organizuar në rajon, ndërsa përdorimi i dhunës dhe sistemeve të sofistikuara të komunikimit është në nivele minimale.

Forma më e zakonshme e korrupsionit është ryshfeti (83 për qind e rasteve të korrupsionit midis 2012 dhe 2017), por ka edhe raste të oficerëve të zbatimit të ligjit që janë përfshirë drejtpërdrejtë në veprimtari kriminale. Raporti rekomandon rritjen e kapaciteteve për të prodhuar dhe shkëmbyer të dhëna për krimin e organizuar në rajon, duke bërë lidhjen midis grupeve kriminale dhe veprimtarive kriminale, adresimin e çështjes së korrupsionit dhe krijimin e organeve kombëtare që mund të koordinojnë më mirë përgjigjet ndaj krimit të organizuar.

Por tani për tani, udhëheqësit e krimit të organizuar në rajon, gëzojnë në pjesën më të madhe një ndjenjë mosndëshkimi, pasi ata rrallë ndiqen penalisht dhe akoma më rrallë dënohen.

Burimi i lajmit: https://emerging-europe.com/news/conviction-rates-for-organised-crime-down-in-western-balkans/

Përshtatur nga TIRANA TODAY

Tags: Ballkani Perëndimorkrimi i organizuar

TË LIDHURA

Ndërruan jetë në banesë nga monoksidi i karbonit, kjo është familja shqiptare që u shua në Itali
Rajoni

Ndërruan jetë në banesë nga monoksidi i karbonit, kjo është familja shqiptare që u shua në Itali

10:31 | 05/02/2026
U helmuan nga rrjedhja e gazit, zbulohen identitetet e familjes shqiptare që humbën jetën në Itali
Rajoni

U helmuan nga rrjedhja e gazit, zbulohen identitetet e familjes shqiptare që humbën jetën në Itali

10:10 | 05/02/2026
Rekordi në ndeshjen e Champions për të rinjtë, 50 mijë tifozë në stadium
Rajoni

Rekordi në ndeshjen e Champions për të rinjtë, 50 mijë tifozë në stadium

21:55 | 04/02/2026
Next Post
Pas Covid-19, Italia tronditet edhe nga lëkundjet sizmike

Pas Kroacisë, tërmet edhe në Itali

Meta jep paralajmërimin e fortë, vendos ‘vijën e kuqe’

Meta: Solidaritet njerëzor me popullin kroat, jemi pranë tyre

BE-ja kërkon lirimin e gazetares kineze që raportoi për koronavirusin në Wuhan

BE-ja kërkon lirimin e gazetares kineze që raportoi për koronavirusin në Wuhan







JU REKOMANDOJMË

Tragjedi! Tre motra u hodhën nga kati i nëntë i pallatit, më e vogla vetëm 12 vjeç

Tragjedi! Tre motra u hodhën nga kati i nëntë i pallatit, më e vogla vetëm 12 vjeç

09:25 | 05/02/2026
Prej pesë orësh në seancë/ Klodiana Lala: GJK merr sot vendimin për Ballukun! Detaje nga mbledhja

Prej pesë orësh në seancë/ Klodiana Lala: GJK merr sot vendimin për Ballukun! Detaje nga mbledhja

16:27 | 06/02/2026
Negociatat në Abu Dhabi, Putin vendos kushtin e ri për paqen në Ukrainë: I japim fund luftës vetëm..

Negociatat në Abu Dhabi, Putin vendos kushtin e ri për paqen në Ukrainë: I japim fund luftës vetëm..

11:25 | 05/02/2026
Dashnor Sula u emërua Kryeinspektor i Përgjithshëm, vjen reagimi i parë nga PD

Dashnor Sula u emërua Kryeinspektor i Përgjithshëm, vjen reagimi i parë nga PD

18:21 | 06/02/2026




TË FUNDIT

Raporti i Selin me Gimbon ‘thyen’ lojën e saj me Mirin? Banorja: Shpjegim i detyrohesha vetëm…
Showbizz

Raporti i Selin me Gimbon ‘thyen’ lojën e saj me Mirin? Banorja: Shpjegim i detyrohesha vetëm…

by mirseda
22:57 | 07/02/2026
0

Një zinxhir shpëtimi ku Selin shpëton Gimbon pasi tha se lojën e ka me Mirin dhe është...

Kastrati Group do të ndërtojë shtëpinë e re të nënë Luljetës

Kastrati Group do të ndërtojë shtëpinë e re të nënë Luljetës

22:43 | 07/02/2026
Tragjedi në Japoni: 45 të vdekur, mbi 500 të lënduar nga pastrimi i borës

Tragjedi në Japoni: 45 të vdekur, mbi 500 të lënduar nga pastrimi i borës

21:54 | 07/02/2026
Shkëmbi i Kavajës/ Pajisje argëtuese përcjell rrymë, prindi alarmon: “Ma hodhi fëmijën në ajër”

Shkëmbi i Kavajës/ Pajisje argëtuese përcjell rrymë, prindi alarmon: “Ma hodhi fëmijën në ajër”

21:03 | 07/02/2026
Vlorë/ Aksident në Lungomare, makina përplas motorin, drejtuesi në spital

Vlorë/ Aksident në Lungomare, makina përplas motorin, drejtuesi në spital

20:56 | 07/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com