BE-ja kërkon lirimin e gazetares kineze që raportoi për koronavirusin në Wuhan

Bashkimi Evropian bëri thirrje për lirimin e menjëhershëm të një gazetareje kineze, e cila është dënuar me burgim, pasi ka dokumentuar fazat e hershme të pandemisë së koronavirusit në qytetin e Wuhanit.

Zhang Zhan është dënuar të me katër vjet burgim, pasi është shpallur fajtore për “provokimin e telasheve”, një akuzë kjo që shpesh ngrihet kundër aktivistëve në Kinë.

Në një deklaratë të lëshuar ditën e sotme, BE-ja shprehu shqetësimin e saj në rritje për kufizimin e lirisë së shprehjes dhe të qasjes në informacion, për frikësimin dhe mbikëqyrjen e gazetarëve, si dhe për ndalimet, gjykimet dhe dënimet e mbrojtësve të të drejtave të njeriut dhe të intelektualëve në Kinë.

Zhang, 37 vjeçe, ka qenë në grevë urie disa muaj dhe avokatët e saj thonë se gjendja e saj shëndetësore është e dobët. Zhang është arrestuar edhe në vitin 2019, pasi ka shprehur mbështetje për aktivistët pro demokracisë në Hong Kong.