E diel, 17 Tetor, 2021
12.5 C
Tirana

Ja kush i ka pasaportat më të fuqishme në botë; Shqipëria në vendin e 56

Nga gati 200 pasaporta, pasaporta e Japonisë mbretëron si pasaporta më e fuqishme në botë për të katërtin vit radhazi, sipas Indeksit të Pasaportave Henley të vitit 2021, të publikuar më 5 tetor. As këtë vit, SHBA-ja nuk u përfshi ndër pesë vendet e para.

Henley & Partners, një firmë globale këshilluese për shtetësinë, me qendër në Londër, përdor të dhënat nga Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror për të renditur pasaportat duke u bazuar në numrin e përgjithshëm të destinacioneve që mund të aksesojnë mbajtësit e tyre, pa pasur nevojë të aplikojnë për vizë. Indeksi përfshin 199 pasaporta dhe 227 destinacione udhëtimi.

“Për çdo destinacion udhëtimi, nëse nuk kërkohet vizë, atëherë pasaportës në fjalë i jepet 1 pikë. Kjo vlen edhe nëse mbajtësit e pasaportave mund të marrin një vizë pas mbërritjes, një leje vizitori ose një leje elektronike udhëtimi, pas hyrjes,” thonë autorët e listës.

“Aty ku kërkohet vizë, ose kur mbajtësi i pasaportës duhet të aplikojë për një vizë elektronike të miratuar nga qeveria para nisjes, pasaportës i jepet 0 pikë. E njëjta gjë vlen edhe nëse ato kanë nevojë për miratim para nisjes për të marrë një vizë pas mbërritjes në destinacion”.

Siç ndodh zakonisht, tre shtete aziatike – Japonia dhe Singapori në vendin e parë dhe Koreja e Jugut dhe Gjermania në të dytin – kryesuan listën, dhe shumica e shteteve europiane u përfshinë në 10 vendet e para, së bashku me Australinë dhe Kanadanë.

Ky është një lajm veçanërisht i mirë për qytetarët japonezë, pasi Japonia nuk i lejon shtetasit e saj të kenë kombësi të dyfishtë, ashtu si edhe pjesa më e madhe e vendeve aziatike.

Shtetet e Bashkuara u ngritën një vend në listë nga viti 2020, kur u rendit në vend të tetë pasi pasaporta amerikane mund të aksesonte 184 shtete pa viza.

Shqipëria dhe rajoni

Sipas indeksit Shqipëria renditet në vendin e 56, ku poseduesit e pasaportës shqiptare mund të udhëtojnë në 113 shtete.

Maqedonia e Veriut në vendin e 47 me 125 vende të aksesushme, Mali i Zi në vendin e 28 me 123 shtete. Kosova në vendin e 108, ku mund të udhëtohet në vetën 40 shtete.

10 pasaportat më të fuqishme janë:

Japonia dhe Singapori; mbajtësit e pasaportave të tyre mund të vizitojnë 192 shtete pa viza.

Gjermania dhe Koreja e Jugut; mbajtësit e pasaportave të tyre mund të vizitojnë 190 shtete pa viza.

Finlanda, Italia, Luksemburgu dhe Spanja; mbajtësit e pasaportave të tyre mund të vizitojnë 189 shtete pa viza.

Austria dhe Danimarka; mbajtësit e pasaportave të tyre mund të vizitojnë 188 shtete pa viza.

Franca, Irlanda, Hollanda, Portugalia dhe Suedia; mbajtësit e pasaportave të tyre mund të vizitojnë 187 shtete pa viza.

Belgjika, Zelanda e Re dhe Zvicra; mbajtësit e pasaportave të tyre mund të vizitojnë 186 shtete pa viza.

Republika Çeke, Greqia, Malta, Norvegjia, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara; mbajtësit e pasaportave të tyre mund të vizitojnë 185 shtete pa viza.

Australia dhe Kanadaja; mbajtësit e pasaportave të tyre mund të vizitojnë 184 shtete pa viza.

Hungaria; mbajtësit e pasaportave të tyre mund të vizitojnë 183 shtete pa viza.

Lituania, Polonia dhe Sllovakia; mbajtësit e pasaportave të tyre mund të vizitojnë 182 shtete pa viza. /Monitor

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Mbështetësve të Lulzim Bashës tani po u del “droga”

Nga: Alfred Peza Lehtësia e papërballueshme me të cilën Lulzim Basha u artikuloi vendimin për largimin e Sali Berishës nga Grupi Parlamentar i PD, pas...

Itali/Vodhi brioshët, të nesërmen i paguan. Pronari i lokalit i ofron një punë

Ai vjedh brioshët në lokal, pastaj të nesërmen kërkon falje dhe paguan. Një histori dëshpërimi, por edhe mbi të gjitha dinjiteti dhe solidariteti që...

Kolumbia sterilizon hipopotamët e “Mbretit të kokainës”

Një grup hipopotamësh - një trashëgimi e padëshiruar pas vdekjes së mbretit famëkeq të drogës kolumbiane Pablo Escobar - po sterilizohen. Escobar, i cili u...

Rusia në gjendje emergjence nga infektimet, një mijë të vdekur në një ditë

Rusia të shtunën regjistroi 1.000 vdekje në një ditë të vetme për herë të parë, që kur filloi pandemia. 222.000 vdekjeve nga Covid është...

Misioni Lucy i NASA-s do të kërkojë ‘fosilet’ e Sistemit Diellor

Një anije kozmike është nisur nga Kepi Canaveral me një mision për të zbuluar "fosilet" e Sistemit Diellor. Sonda Lucy do të shkojë në...