Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Ja kush është gjyqtari që liroi 4 të arrestuarit që nxorrën të dhënat personale

4 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Abuzimi me të miturën/ Gjykata jep vendimin për 7 ‘mostrat’ në Kavajë

Gjykata caktoi të shtunën masat e sigurisë për katër të arrestuarit, për publikimin e databazës me pagat e qytetarëve. Kështu, gjykata vendosi të lerë në “arrest shtëpie” tre prej tyre, ndërsa një tjetër në “detyrim paraqitje”. Dy specialistët e IT, Eni Qirjako dhe Andi Agaraj të punësuar te AKSHI dhe që ushtronin detyrën në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, akuzohen nga prokuroria se ia shitën të dhënat dy punonjësve të bizneseve private Klodian Sota dhe Endri Ikonomi. Këta katër shtetas u arrestuan javën e shkuar nga Prokuroria e Tiranës, për publikimin e rrogave dhe të dhënave personale të mbi 650 mijë qytetarëve shqiptarë.

Artan Gjermeni është gjyqtari i cili liroi nga qelia të arrestuarit që nxorrën të gjithë të dhënat personale të mbi 650 mijë qytetarëve.

Por kush është gjyqtari Artan Gjermeni?

Ai është prej vitesh në sistemin e drejtësisë, ndërsa ende nuk ka kaluar në filtrin e vettingut. Artan Gjermeni ka një karrierë të gjatë, ndërsa ka gjykuar dosje të rëndësishme. Ai është i njohur si kryetar i Gjykatës së Lushnjës, pas viteve 2000, kur aty u zhvilluan gjyqet për “Bandën e Lushnjes”. Për vendimet e dhëna ai u akuzua nga Partia Demokratike si i lidhur me Aldo Baren, shkruan “shqiptarja”.

Në vitin 2006, nisi një procedim disiplinor nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë me kërkesë të ministrit të asaj kohe të Drejtësisë Aldo Bumçi. Ai e akuzonte Gjermenin që tashmë kishte kaluar në gjykatën e Kavajës dhe që mbante edhe detyrën e anëtarit të KLD-së për shkelje në detyrë dhe për parregullsi në deklarimin e pasurisë. Gjermeni i shpëtoi shkarkimit, pasi KLD votoi në favor të tij. Megjithatë ai u largua nga Kavaja në Elbasan, ku qëndroi deri në vitin 2011.

Me një vendim të KLD-së, Gjermeni kthehet në Tiranë në Gjykatën e Shkallës së Parë, detyrë që e mban edhe sot. Ai ka qenë pjesë e çështjeve të rëndësishme. Një prej tyre ishte çështja ndaj Konstandin Xhuvanit, djalit të ish-deputetes së PS-së, Luiza Xhuvani ku Gjermeni ishte pjesë e trupës së gjykimit. Xhuvani i shpëtoi burgut të përjetshëm ndërsa çështja është në gjykim në shkallët e tjera. Si gjyqtar ai ka qenë edhe në Kolegjin Penal në çështjen në ngarkim të ish-guvernatorit Fullani.

Në janar të vitit 2016, opinioni publik u trondit pas raportimit për plagosjen e një gjyqtari. Mediat raportuan në kohë rekord, për plagosjen e gjyqtarit Artan Gjermeni. Ky i fundit, u tha se ishte paraqitur në spital me plagë në formë therjeje. Mediat cituan bluzat e bardha, të cilët konfirmonin rastin, duke deklaruar se gjyqtari Gjermeni ishte paraqitur me traumë shpuese në hapsirën ndërbrinjore, por pa depërtuar në mushkëri, duke shtuar më tej se këto plagë janë tipike si ato që shkaktohen nga armët e ftohta. Ajo çfarë e komplikoi më tepër këtë ngjarje, ishte gjetja nga policia e një sasie parash në automjetin e Gjermenit.

Në vendin e ngjajes, përveç gjurmëve të gjakut, policia gjeti në automjet edhe shumën e 18 mijë e 760 euro, si dhe një shumë prej 285 mijë lekësh të reja. I pyetur për paratë e sekuestruara, gjyqtari tha se ishin të ardhura të familjes. Për këtë rast, hetimet i kaluan Prokurorisë së Durrësit, e cila vetëm pak kohë më pas dhe konkretisht në muajin prill të vitit 2016 i mbylli hetimet. Paraprakisht, gjyqtari i Tiranës, Gjermeni nuk kishte pranuar që kjo çështje të hetohej.

Me këtë argument si dhe me raportin e ekspertëve mjeko-ligjorë për plagë shumë të lehta, Prokuroria e Durrësit ka mbyllur hetimet për veprën penale të “Plagosjes së lehtë me dashje”, e referuar nga policia e Tiranës. Gjithashtu, e njëjta Prokurori vendosi që të zhbllokojë edhe shumën e parave 18 mijë e 750 euro dhe 250 mijë lekë të reja, që iu sekuestruan gjyqtarit Artan Gjermeni në makinën e tij tip “Smart”.

Nëse i referohemi pasurisë së gjyqtarit Gjermeni, të paktën asaj që ka deklaruar pranë ILDKPI –së, për vitin 2016, rezulton se gjyqtari Artan Gjermeni rezulton pronar i një kompleksi sportiv, i një bar kafeje, dhe i pronave të patundshme, që sipas tij i ka të trashëguara.

Në vitin 2016 ai ka deklaruar:
Llogari bankare në gjendje 53.82 lekë është shtuar me shumën 3.489.181 lekë.
Llogari bankare të bashkëshortes në shumë 22.03 lekë.
Depozitë me fond prestigj në vlerën 18.586.203 lekë, depozitë të bashkëshortes, kthyer në fond prestigj, është në vlerën 16.537,246 lekë.

Llogari rrjedhëse në bazë të pagës dhe shpërblimeve në vlerën 1.049.271 si dhe një kartë krediti në shumën 50.000 lekë.
Llogari rrjedhëse në vlerën 4 438 lekë si dhe një tjetër llogari rrjedhëse në 13,138.38 lekë, në emër të djalit.
Llogari rrjedhëse në emër të bashkëshortes si person fizik, notere në shumën 319.188 lekë.
Shtëpi banimi me sipërfaqe 74 metra katrorë në qytetin e Lushnjes, fituar me dëshmi trashëgimie.
Tokë bujqësore me sipërfaqe 1856 metra katror, në fshatin Krutje, fituar me dëshmi trashëgimie.
Truall+ndërtesë (terren sportive i mbuluar me dhoma zhveshje, një kat me sipërfaqe 56 metër katror, me sipërfaqe 1092 metër katror.
Truall, sipërfaqe 450 metër katror+ndërtesë (bar, kafe një kat me sipërfaqe 90 metër katror), blerë në vitin 2003.
Të ardhura nga paga si gjyqtarë dhe nga shkolla e magjistraturës në vlerën 1.372.551 lekë.
Kthyer në depozitë bankare, pagat pas vitit 2011. Është në shumën 2.675.044.40 lekë dhe 2.651.707.89 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes së notere në shumën 5.111.297 lekë.
Të ardhura nga paga e djalit si këshilltar ligjor pranë Shega-Trans. Të ardhura nga qiraja e dyqanit në Tiranës me sipërfaqen 40 metër katror në vlerën 120.000 lekë.
Të ardhura nga qiraja e zyrës në Lushnjë në vlerën 210.000 lekë.

Tags: Artan Gjermenigjyqtarskandali i pagave

TË LIDHURA

Gjirokastër/ Zjarr pranë nënstacionit elektrik të qytetit, rrezikoi përhapjen pranë banesave
Aktualitet

Gjirokastër/ Zjarr pranë nënstacionit elektrik të qytetit, rrezikoi përhapjen pranë banesave

22:56 | 11/07/2025
U plagos me pushkë në këmbë, 40-vjeçari nga Vora përfundon në spital
Aktualitet

Sarandë: Arrestohet personi që iku në det, dyshohet se hodhi një çantë në ujë

22:45 | 11/07/2025
Nga Kurbini në Sarandë/ Ndryshime të tjera në disa komisariate të Policisë, zbulohen emrat
Aktualitet

Nga Kurbini në Sarandë/ Ndryshime të tjera në disa komisariate të Policisë, zbulohen emrat

21:50 | 11/07/2025
Next Post
Tre vjeçari ndërroi jetë në kopsht/ Nëna e djalit: Edukatorja më ka gënjyer

Tre vjeçari ndërroi jetë në kopsht/ Nëna e djalit: Edukatorja më ka gënjyer

10 arsye përse Berisha dështoi për të pushtuar kalanë e PD-së

10 arsye përse Berisha dështoi për të pushtuar kalanë e PD-së

Fituesja e Nobelit për Paqe dënohet me 4 vite burg

Fituesja e Nobelit për Paqe dënohet me 4 vite burg

JU REKOMANDOJMË

“Vrasja në Mat, autorët dyshohet se erdhën me 2 Range Rover nga Rrësheni”

“Vrasja në Mat, autorët dyshohet se erdhën me 2 Range Rover nga Rrësheni”

18:09 | 10/07/2025
Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

18:31 | 05/07/2025
Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

18:22 | 09/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Gjirokastër/ Zjarr pranë nënstacionit elektrik të qytetit, rrezikoi përhapjen pranë banesave
Aktualitet

Gjirokastër/ Zjarr pranë nënstacionit elektrik të qytetit, rrezikoi përhapjen pranë banesave

by mirseda
22:56 | 11/07/2025
0

Një zjarr pranë nënstacionit elektrik të qytetit të Gjirokastrës, në orët e vona të mbrëmjes së sotme,...

U plagos me pushkë në këmbë, 40-vjeçari nga Vora përfundon në spital

Sarandë: Arrestohet personi që iku në det, dyshohet se hodhi një çantë në ujë

22:45 | 11/07/2025
Nga Kurbini në Sarandë/ Ndryshime të tjera në disa komisariate të Policisë, zbulohen emrat

Nga Kurbini në Sarandë/ Ndryshime të tjera në disa komisariate të Policisë, zbulohen emrat

21:50 | 11/07/2025
IKMT prish një ndërtesë 2-katëshe me betonarme dhe gur dhe disa struktura prej druri në Theth

IKMT prish një ndërtesë 2-katëshe me betonarme dhe gur dhe disa struktura prej druri në Theth

21:34 | 11/07/2025
Transplantet, kufiri tek veshkat, për të tjerat shpresa jashtë vendit

Transplantet, kufiri tek veshkat, për të tjerat shpresa jashtë vendit

21:16 | 11/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com