Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Ja kur nisin punimet për hekurudhën Tiranë-Durrës

6 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Ja kur nisin punimet për hekurudhën Tiranë-Durrës

Projektet për zgjerimin e hekurudhave në vend, me Durrës – Rrogozhinë – Pogradec – Lin – Maqedoni dhe linjën që do të lidhte Shqipërinë me Greqinë, që parashikon nisjen e dy trenave në ditë.

Hekurudha Tiranë-Rinas-Durrës pritet që të fillojë punimet në muajin qershor të këtij viti, teksa brenda muajit mars parashikohet që të përfundojë procedura e tenderimit.

Lajmi u bë i ditur nga Thimio Plaku, drejtor i Politikave dhe Strategjive të Zhvillimit të Transportit dhe Infrastrukturës, në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, gjatë një tryeze të rrumbullakët me temë “Procesi i Berlinit: forcimi i ndërlidhjes dhe bashkëpunimit rajonal”, të organizuar nga Instituti për Bashkëpunim dhe Zhvillim, me mbështetjen e Ambasadës së Holandës në Tiranë.

Projekti i rehabilitimit të hekurudhës Tiranë-Durrës dhe ndërtimit të zgjatimit të ri në Rinas është pjesë e Axhendës së Konektivitetit, që synon lidhjen mes rajonit e më gjerë me Evropën, dhe në kuadër të Nismës së Berlinit, projektet që kualifikohen mund të tërheqin grante dhe financime nga donatorët.

Kostoja totale e këtij projekti është 92 milionë euro, 40% e të cilës është kredi nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, 42% janë grante dhe 18% është kontribut kombëtar.  Qëllimi i saj është rehabilitimi i 34.5 km hekurudhore midis Tiranës dhe portit kryesor të Durrësit (34.5 km) si dhe ndërtimi i 7.4 km rrugë të reja hekurudhore midis Tiranës dhe aeroportit ndërkombëtar Rinas. Aktualisht  procesi i prokurimit ndërkombëtar me dy faza është duke u zhvilluar. Afati i synuar për mbylljen e tij është muaji mars.

Z.Plaku tha se ka një zhvillim në këtë projekt. Fillimisht ai parashikohej të mbaronte në terminalin e transportit publik (ku është sot terminali i autobusëve). Por, për shkak të humbjes së pasagjerëve me largimin e stacionit të trenit, është vendosur që të zgjaten edhe disa kilometra hekurudhë, në mënyrë që vetëm terminali i pasagjerëve të jetë afër ish-stacionit të vjetër të trenit, rreth 200 metra larg parkimit të sotshëm. “Ka filluar dizajni i detajuar për zgjatjen e hekurudhës nga Terminali i Transportit Publik në Stacionin Qendror të Tiranës, me një gjatësi prej 4 kilometrash”, tha Plaku.

Në fazën e mëtejshme pritet dhe elektrifikimi i hekurudhës nga Tirana në Rinas.

Si do të zhvillohen hekurudhat

Z.Plaku tha se qeveria po punon për të shtrirë rrjetin e hekurudhave në vend, në linjë me prioritetet që Bashkimi Evropian i ka dhënë  zgjerimit të tyre.

“Kemi një sërë projektesh në rrjetin hekurudhor. Bashkimi Evropian, për rrugët jep deri në 20% grante, ndërsa për hekurudhat deri në 50%, pasi promovon ndërtimin e rrjeteve hekurudhore”.

Po punohet për projektin e detajuar të hekurudhës Vlorë-Hani i Hotit, i cili pritet të përfundojë në nëntor 2020. Ky projekt mundësohet nga një grant 4.5 milionë euro i akorduar nga WBIF (Korniza e Investimeve në Ballkanin Perëndimor). Pas përfundimit të tij do të aplikohet te WBIF për një grant prej rreth 50% të investimit (140 milionë euro).

Hekurudha Durrës – Rrogozhinë – Pogradec – Lin – Maqedoni, (Pan European Corridor VIII) është pjesë e rrjetit të 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe po punohet për ta kualifikuar si rrjet bazë deri në vitin 2023, me perspektivën për një zgjatim indikativ të Korridorit Orient/East Med TEN-T Corridor. Ka përfunduar studimi i fizibilitetit për rindërtimin e këtij korridori rrugor si dhe për dizajn paraprak të rrugës Durrës – Rrogozhinë. Më pas do të aplikohet te  WBIF për një grant prej 50% të investimit (64 milionë euro).  Ky projekt ka dalë me rezultate të mira sa i përket trafikut të pasagjerëve. Plaku thotë se problem në këtë projekt është pjesa e Maqedonisë, e cila është tepër e shtrenjtë, në rreth 600 milionë euro si dhe gjetja e një gjuhe të përbashkët për pikën e daljes nga Shqipëria, që fillimisht ishte planifikuar në Lin, por ka pasur shqetësime për ndikimin në mjedis.

Përmes një granti prej 1.7 milionë eurosh nga Banka Evropiane e Investimeve (EIB) po hartohet dizajni paraprak dhe i detajuar i rindërtimit të hekurudhës Rrogozhinë – Pogradec. Më pas do të aplikohet për një grant për 50% të investimit (300 milionë euro).

Po kryhet një studim parafizibiliteti për lidhjen hekurudhore Shqipëri  – (Kapshticë/Kristalopigi) – Greqi në kuadër të programit INTERREG CBC Shqipëri-Greqi. Projekti do të përfundojë në fillim të vitit 2021 dhe më pas do të aplikohet për studimin e fizibilitetit dhe dizajnit të detajuar.

Z.Plaku tha se distancat e shkurtra hekurudhore dhe ngarkesat e vogla po pengojnë zhvillimin, ndaj prioritet janë distancat e gjata. Me leverdi shihet sidomos lidhja hekurudhore me Greqinë, e cila nëse realizohet, mund të nisen çdo ditë dy trena pasagjerësh, duke mundësuar dhe lidhjen me gjithë Evropën. /Monitor

Tags: hekurudhëISH TRENIStacioniTiranë-Durrës

TË LIDHURA

Presidenti Begaj dekreton datën 9 nëntor për zhvillimin e zgjedhjeve të pjesshme lokale në Tiranë dhe 5 bashki të tjera
Politikë

Presidenti Begaj dekreton datën 9 nëntor për zhvillimin e zgjedhjeve të pjesshme lokale në Tiranë dhe 5 bashki të tjera

16:08 | 01/10/2025
Përfshihet nga flakët një autobus në Kukës, shkaktohen dëme materiale
Aktualitet

Përfshihet nga flakët një autobus në Kukës, shkaktohen dëme materiale

15:08 | 01/10/2025
Rezultuan me pesticide të ndaluara, Kroacia bllokon një sasi të madhe specash djegës nga Shqipëria
Aktualitet

Rezultuan me pesticide të ndaluara, Kroacia bllokon një sasi të madhe specash djegës nga Shqipëria

14:36 | 01/10/2025
Next Post
Toka s’gjen qetësi/ Mëngjesi nis me dy lëkundje tërmeti në vend

Një tërmet i fuqishëm godet ishullin oqeanik, detaje

Turqia dhe Greqia drejt luftës?! Bëhen gati anijet luftarake

“Rriten tensionet Turqi-Greqi”, Turqia paralajmëron Greqinë për Qipron

Dy zyrtarë të tjerë të policisë në lupën e vettingut

Dy zyrtarë të tjerë të policisë në lupën e vettingut

JU REKOMANDOJMË

Kosovë, policia tregon si ndodhi aksidenti rrugor ku humbi jetën vëllai i Gjestit

Kosovë, policia tregon si ndodhi aksidenti rrugor ku humbi jetën vëllai i Gjestit

19:17 | 26/09/2025
Qindra qytetarë dhe figura publike mblidhen për t’i dhënë lamtumirën e fundit vëllait të Gjestit

Qindra qytetarë dhe figura publike mblidhen për t’i dhënë lamtumirën e fundit vëllait të Gjestit

17:52 | 27/09/2025
“E rregullova të katërtin”/ Zbardhet mesazhi në SkyECC i pronarit të “Monopol”, Aurel Hoxha pas vrasjes së Klevis Lleshit

“E rregullova të katërtin”/ Zbardhet mesazhi në SkyECC i pronarit të “Monopol”, Aurel Hoxha pas vrasjes së Klevis Lleshit

22:50 | 27/09/2025
Detaje/ Para se të vritej me plumb, biznesmeni italian është qëlluar me dru në kokë

Detaje/ Para se të vritej me plumb, biznesmeni italian është qëlluar me dru në kokë

19:55 | 27/09/2025




TË FUNDIT

Presidenti Begaj dekreton datën 9 nëntor për zhvillimin e zgjedhjeve të pjesshme lokale në Tiranë dhe 5 bashki të tjera
Politikë

Presidenti Begaj dekreton datën 9 nëntor për zhvillimin e zgjedhjeve të pjesshme lokale në Tiranë dhe 5 bashki të tjera

by mirseda
16:08 | 01/10/2025
0

Qytetarët e 6 bashkive, Tiranë, Vlorë, Berat, Tepelenë, Mat dhe Cërrik, do t’iu drejtohen më 9 Nëntor...

Përfshihet nga flakët një autobus në Kukës, shkaktohen dëme materiale

Përfshihet nga flakët një autobus në Kukës, shkaktohen dëme materiale

15:08 | 01/10/2025
Rezultuan me pesticide të ndaluara, Kroacia bllokon një sasi të madhe specash djegës nga Shqipëria

Rezultuan me pesticide të ndaluara, Kroacia bllokon një sasi të madhe specash djegës nga Shqipëria

14:36 | 01/10/2025
Hamasi kërkon ndryshime në planin e Trump, ndasi brenda grupit palestinez

Hamasi kërkon ndryshime në planin e Trump, ndasi brenda grupit palestinez

14:16 | 01/10/2025
Indonezi, më shumë se 9,000 raste të helmimit nga ushqimi tek fëmijët nga vaktet falas në shkolla

Indonezi, më shumë se 9,000 raste të helmimit nga ushqimi tek fëmijët nga vaktet falas në shkolla

14:15 | 01/10/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com