Një tërmet i fuqishëm ka goditur shtetin oqeanik Papau Guinea e Re. Sipas Qendrës Amerikane për Vrojtime Gjeologjike (USGS), tërmeti ka qenë i magnitudës 6.2 të shkallës Rihter.
Epiqendra ka qenë në jug të qytetit Kokopo në Ishin New Britain.
Sipas USGS, tërmeti ka qenë në thellësinë 31.3 km. Ende nuk ka raportime për dëme materiale apo për viktima. Sipas raportimeve, edhe pse ende nuk është dhënë alarmi, ishujt rrezikohen nga një cunimi pas një tërmeti me magnitudë të tillë.