Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Ekonomi

Ja arsyet përse po zhvlerësohet euro në Shqipëri

9 vjet ago
in Ekonomi, Shqipëria
Ja arsyet përse po zhvlerësohet euro në Shqipëri

A9JK2Y airplane made of Euro notes on open atlas. Image shot 2007. Exact date unknown.

Ndërsa në bursat ndërkombëtare euro po këmbehet me 1.12 USD, niveli më i lartë në një vit, në Shqipëri euro është afër niveleve më të ulëta që prej tetë vitesh, në rreth 134.5 lekë. Cilët janë faktorët që po zhvlerësojnë monedhën e përbashkët…

Monedha e përbashkët ka vazhduar të zhvlerësohet në tregun vendas duke u këmbyer sot me 134.5 lekë.  Ndonëse në bursat ndërkombëtare, euro është afër nivelit më të lartë në një vit, në 1.12USD, në Shqipëri monedha e përbashkët është afër niveleve më të ulëta në gati 8 vjet. Euro po këmbehet në tregun vendas me rreth 134.5 lekë, njësoj si në dhjetor 2016, kur ajo zbriti në bursa në 1.05 USD.

Grafiku “Kursi i këmbimit lek euro dhe euro USD në bursa” tregon qartë se në prill-maj të këtij viti, kursi në vend ka ecur në të kundërt të bursës ndërkombëtare, çka tregon se janë faktorët e brendshëm ata që po përcaktojnë forcimin e lekut dhe rënien e euros.

Aktorët e tregut pohojnë se mbi oferta në valutë dhe kërkesa e ulët për të ka sjellë që euro të zhvlerësohet përkundrejt monedhës vendase, ku në të njëjtën datë një vit më parë euro këmbehej 3.6 lekë më shumë.

Ekspertët e tregut thonë se në treg nuk ka kërkesë për valutë, ndërsa oferta në lek mbetet e ulët për shkak të rënies së investimeve dhe shpenzimeve të ulëta buxhetore. Për 4 mujorin, buxheti rezultoi me një suficit prej 11 miliardë lekësh, nga 1.4 miliardë lekë që ishte plani, sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave. Shpenzimet kapitale ishin rreth 1.3 miliardë lekë më pak se plani.

Tjetër arsye sipas aktorëve të tregut për zhvlerësimin e monedhës së përbashkët ka qenë edhe viti zgjedhor, ku partitë politike duket se po i kryejnë shpenzimet në valutë, ndërsa dhe oferta në euro është e lartë për shkak të burimeve informale (të ardhurat nga kultivimi masiv i hashashit).

Por, një tjetër arsye e rëndësishme, që pohojnë ekspertët është dhe mungesa e likuiditetit në lekë nga bizneset, një tregues i aktivitetit të dobët ekonomik. Si rrjedhojë, bizneset po konsumojnë rezervat e tyre në valutë.   Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se niveli i depozitave në valutë për korporatat jo financiare ka rënë me 42 milionë lekë në shkurt-mars të këtij viti, tkurrja më e lartë në më shumë se një vit (shiko grafikun Depozitat në euro të korporatave jofinanciare private).  Kjo është një mënyrë për të mbuluar mungesën e likuiditetit pohojnë ekspertët e tregut, ndërsa forma tjetër është përmes emetimit të borxheve.

Zhvlerësimi në datat përpara pagesës së tatimit dhe sigurimeve sipas ekspertëve të tregut vjen pasi bizneset për të kryer pagesat po prekin depozitat, të cilat kryesisht i kanë në valutë. /Monitor/

Tags: ekonomieuroshqiperiusd

TË LIDHURA

Meta kërkesë në GJKKO si Veliaj: Duhet të më nxirrni nga kafazi i gjykatës
Aktualitet

Meta kërkesë në GJKKO si Veliaj: Duhet të më nxirrni nga kafazi i gjykatës

15:12 | 03/12/2025
Emrat e 6 kandidatëve që kanë marrë firmat e deputetëve demokratë për Avokatin e Popullit
Aktualitet

Emrat e 6 kandidatëve që kanë marrë firmat e deputetëve demokratë për Avokatin e Popullit

14:40 | 03/12/2025
Të përfituara nga aktiviteti kriminal, sekuestrohen 9 pasuri të paligjshme
Aktualitet

Të përfituara nga aktiviteti kriminal, sekuestrohen 9 pasuri të paligjshme

14:16 | 03/12/2025
Next Post
“Rivalët”, ish-kapiteni i Barcelonës simpatizon lojtarin e Realit

"Rivalët", ish-kapiteni i Barcelonës simpatizon lojtarin e Realit

Studentët e Shkodrës sensibilizojnë banorët për mbrojtjen e natyrës

Studentët e Shkodrës sensibilizojnë banorët për mbrojtjen e natyrës

Policia zbulon mashtruesit, merrnin makina me qira dhe i shisnin

Policia zbulon mashtruesit, merrnin makina me qira dhe i shisnin







JU REKOMANDOJMË

Tragjike! E mori rrjedha e përroit, humb jetën 40-vjeçari në Elbasan

Tragjike! E mori rrjedha e përroit, humb jetën 40-vjeçari në Elbasan

08:29 | 27/11/2025
Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

20:40 | 01/12/2025
“Pantallona 400 euro dhe tuta 1000 euro”/ Braçe në Komisionin e Ekonomisë: Të gjithë turren deputeti

“Pantallona 400 euro dhe tuta 1000 euro”/ Braçe në Komisionin e Ekonomisë: Të gjithë turren deputeti

11:11 | 27/11/2025
Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019




TË FUNDIT

Pas lajmeve për divorc, Angela Martini trazon ujërat me postimin
Showbizz

Pas lajmeve për divorc, Angela Martini trazon ujërat me postimin

by mirseda
15:18 | 03/12/2025
0

Para disa javësh, media amerikane TMZ raportoi se modelja shqiptare Angela Martini kishte paraqitur kërkesën për divorc...

Meta kërkesë në GJKKO si Veliaj: Duhet të më nxirrni nga kafazi i gjykatës

Meta kërkesë në GJKKO si Veliaj: Duhet të më nxirrni nga kafazi i gjykatës

15:12 | 03/12/2025
Emrat e 6 kandidatëve që kanë marrë firmat e deputetëve demokratë për Avokatin e Popullit

Emrat e 6 kandidatëve që kanë marrë firmat e deputetëve demokratë për Avokatin e Popullit

14:40 | 03/12/2025
Të përfituara nga aktiviteti kriminal, sekuestrohen 9 pasuri të paligjshme

Të përfituara nga aktiviteti kriminal, sekuestrohen 9 pasuri të paligjshme

14:16 | 03/12/2025
Paraqitet në SPAK Drejtoresha e AKSH-it

Paraqitet në SPAK Drejtoresha e AKSH-it

14:12 | 03/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com