Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Izolimi në karantinë, shqiptarët u “zhytën” në internet

6 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Izolimi në karantinë, shqiptarët u “zhytën” në internet

Mungesa e daljes lirisht, që nisi 10-ditëshin e dytë të marsit për shkak të pandemisë së COVID-19, solli për pasojë që shumica e shqiptarëve të kërkojnë variante alternative për të kaluar kohën dhe zgjidhja, pjesërisht ka qenë interneti.

Të dhënat zyrtare të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) tregojnë se për janar-mars pati një ulje të komunikimit me telefonata dhe mesazhe dhe një kërcim me 47.3% të internetit.

“Sasia e trafikut data (Internet) në rrjetet celulare gjatë T1 2020 ishte rreth 20 Milionë GByte. Një përdorues aktiv i aksesit broadband celular ka përdorur 3.87 GB Internet në muaj në T1 2020, që përbën një rritje me 12.4% në krahasim me T4 2019 dhe një rritje me 47.3% krahasuar me T1 2019.

Konsumi mesatar mujor për përdorues aktiv i shërbimeve celulare gjatë T1 2020 ishte: 171 minuta dalëse, 27 SMS dhe 3.87 GB Internet. Krahasuar me T4 2019, konsumi mesatar i thirrjeve pati një rënie me 5.4%, konsumi mesatar i SMS-ve pati një rënie me 17.3% dhe konsumi mesatar i internetit u rrit me 12.4%” thuhet në publikimin e AKEP.

Të dhënat zyrtare tregojnë se numri i pajtimtarëve të shërbimeve celulare sipas kartave SIM në fund të T1 2020 ishte rreth 3,257,057, që përbën një rënie me 3.6% në krahasim me tremujorin e mëparshëm, dhe një rënie me 11.1% në krahasim me T1 2019.

“Numri i përdoruesve aktivë të telefonisë celulare gjatë T1 2020 arriti në rreth 2.48 milionë, gjë që përbën një rënie me rreth 1.4% me T4 2019 dhe rënie me 0.3% në krahasim me T1 2020; Numri i përdoruesve aktivë të aksesit broadband në Internet nga rrjetet celulare në T1 2020 ishte rreth 1.7 milionë, gjë që përbën një rënie me 3% me tremujorin e mëparshëm, dhe një rënie me 7.4% në krahasim me Tremujorin e parë 2019” vlerëson AKEP.

Shifrat tregojnë një rënie totale të komunikimit si në rrjetet kombëtare, ashtu edhe në ato me jashtë. Kështu totali thirrjeve dalëse të gjeneruara nga pajtimtarët celularë në Shqipëri në T1 2020 ishte rreth 1.27 miliardë minuta, me një rënie prej 6.7% në krahasim me tremujorin paraardhës dhe me një rënie prej 5.4% me T1 2019. Sasia e thirrjeve drejt rrjeteve të tjera celulare kombëtare (off-net) u ul me 6.9% në krahasim me T4 2019 dhe u ul me 5% në krahasim me një vit më parë në T1 2019.

Sasia e thirrjeve on-net u ul me 6.5% në krahasim me T4 2019 dhe pësoi një rënie me 5.6% në krahasim me T1 2019. Proporcioni i thirrjeve on-net/off-net në T1 2020 ishte 57%/41% njëlloj me T1 2019 (pjesa mbetur 1% thirrje me rrjetet fikse kombëtare dhe 1% thirrje ndërkombëtare). /Monitor

Tags: internetizolimipandemia

TË LIDHURA

Berisha: Qytetarët s’dalin në protestë për naftën! Kanë frikë nga Rama
Aktualitet

Berisha nga QSUT: Hodhën helme që përdoren për verbimin e arinjve, granata zhurmuese e bomba

22:55 | 17/04/2026
Ethet e finales së madhe të “Big Brother VIP”, Ledion Liço: E pamundur të mos ketë emocion
Aktualitet

Ethet e finales së madhe të “Big Brother VIP”, Ledion Liço: E pamundur të mos ketë emocion

22:52 | 17/04/2026
Dy opinionistët e “Big Brother VIP” kanë rrëfyer eksperiencën e tyre në këtë edicion të pestë
Aktualitet

Dy opinionistët e “Big Brother VIP” kanë rrëfyer eksperiencën e tyre në këtë edicion të pestë

22:50 | 17/04/2026
Next Post
Bilanc negativ/ 34 vjeçarja ndërron jetë tek Infektivi

Bilanc negativ/ 34 vjeçarja ndërron jetë tek Infektivi

Lëndë narkotike në lokal/ Arrestohen 4 persona, mes tyre një polic

Kapet 27 vjeçari i rrezikshëm, i përfshirë në disa ngjarje (VIDEO)

E kemi kaluar pikun? Pipero jep lajmin e shumëpritur

Çfarë po ndodh me të rinjtë? Rëndohet gjendja në Infektiv, 14 pacientë në terapi intensive







JU REKOMANDOJMË

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026
SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

19:40 | 11/04/2026
Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

17:32 | 14/04/2026




TË FUNDIT

Berisha: Qytetarët s’dalin në protestë për naftën! Kanë frikë nga Rama
Aktualitet

Berisha nga QSUT: Hodhën helme që përdoren për verbimin e arinjve, granata zhurmuese e bomba

by mirseda
22:55 | 17/04/2026
0

Nga QSUT kreu i PD Sali Berisha dënoi dhunën e policisë ndaj protestuesve. Berisha vizitoi mbrëmjen e...

Ethet e finales së madhe të “Big Brother VIP”, Ledion Liço: E pamundur të mos ketë emocion

Ethet e finales së madhe të “Big Brother VIP”, Ledion Liço: E pamundur të mos ketë emocion

22:52 | 17/04/2026
Dy opinionistët e “Big Brother VIP” kanë rrëfyer eksperiencën e tyre në këtë edicion të pestë

Dy opinionistët e “Big Brother VIP” kanë rrëfyer eksperiencën e tyre në këtë edicion të pestë

22:50 | 17/04/2026
Inter afrohet edhe më shumë me titullin, thyen Cagliarin

Inter afrohet edhe më shumë me titullin, thyen Cagliarin

22:44 | 17/04/2026
Protesta mbyllet pas 3 orësh: mbi 20 të shoqëruar, të lënduar dhe reagimi i Berishës

Protesta mbyllet pas 3 orësh: mbi 20 të shoqëruar, të lënduar dhe reagimi i Berishës

22:28 | 17/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com