Kryeministri Rama ka reaguar sërish lidhur me indinjatën e djeshme nga pala greke, por edhe nga ajo shqiptare. Shumë prej këtyre të fundit u irrituan lidhur me (mos)veprimin dhe mos ndërhyrjen e policisë së shtetit shqiptar, teksa në një tokë shqiptare po lejoheshin thirrje raciste ndaj popullit tonë.
E sigurisht, autorë të kësaj shfaqjeje të shëmtuar në ceremoninë mortore ishin disa ekstremistë grekë.
Kryeministri Rama u ka kthyer një përgjigje të dyja palëve kritikuese, teksa shkruan se të tilla grupime s’i duhen as dreqit.
“Sipas kokave të përndezura të politikës greke e kazanëve të atjeshëm, dje i paskam hedhur benzinë zjarrit, ndërsa sipas Kadrinjve tanë politikë e mediatikë paskam pranuar në heshtje përdhosjen e vendit! S’ka më mirë se sa i sulmuar nga dy palë qirie Kadrinj që s’i duhen dreqit”, përfundon Rama reagimin e tij.
Sipas kokave të përndezura të politikës greke e kazanëve të atjeshëm, dje i paskam hedhur benzinë zjarrit, ndërsa sipas Kadrinjve tanë politikë e mediatikë paskam pranuar në heshtje përdhosjen e vendit! S’ka më mirë se sa i sulmuar nga dy palë qirie Kadrinj që s’i duhen dreqit?
— Edi Rama (@ediramaal) November 9, 2018