Guardia di Finanza, në provincën e Potenzës në autostradën A2 të Mesdheut ka sekuestruar 1 kilogram kokainë 80% e pastër, ndërsa në pranga ka përfunduar një 42-vjeçar shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.
Policia e Italisë ka pikasur fillimisht një makinë të markës “Renault Megane Scenic”, e cila vijonte udhëtimin në drejtim të jugut në këtë provincë.
Sipas medias italiane, makina drejtohej nga një 42-vjeçar shqiptar. Sasia e drogës së sekuestruar, nëse do dilte në treg do kapte shifrën e 60 mijë eurove. Nderkohë policia vijon punën për dokumetimin e ngjarjes dhe hetimet për lidhjen e ndonjë personi tjetër në trafikun e lëndëve narkotike. TIRANA TODAY