Situata nga koronavirusi në Itali nuk po sheh asnjë përmirësim.
Në 24 orët e fundit në Itali janë shënuar 345 viktima, duke e çuar në 2,503 numrin e të vdekurve nga ky virus.
Sipas mediave italiane, në orët e fundit janë shënuar 2,989 të infektuar, ndërsa numri total ka shkuar në 26,062.
Deri më tani nga këto raste janë shëruar gjithsej 2,941 persona, ndërsa në gjendje të rëndë ndodhen 2060 pacientë. Gjendja nga koronavirusi po përkeqësohet dita ditës në të gjithë botën, teksa edhe numri i viktimave në Spanjë ka shënuar një rritje masive.
Spanja konfirmoi sot numrin total të viktimave, i cili kishte shkuar në 491.
Shtetet tjera më të prekura në Evropë janë Franca dhe Gjermania, ndërsa në rang global është Irani dhe Koreja e Jugut.