Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Italia është problemi i ardhshëm i madh i Evropës

9 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
Italia është problemi i ardhshëm i madh i Evropës

Ferdinando Giugliano/“Bloomberg View”

Emmanuel Macron duket në rrugë të mbarë për t’u bërë presidenti i ri i Francës, duke i dhënë fund kërcënimit për hyrjen e një euroskeptikeje në Elize. Ndonëse, edhe në rast se fiton Macron, do të jetë shumë shpejt për të kremtuar një fazë të re stabiliteti në zonën e euros.

Përgjatë Alpeve, është duke fryrë një stuhi ekonomike dhe politike – dhe nuk ka asnjë shenjë se dikush mund ta ndalojë atë. Problemet ekonomike të Italisë, janë në shumë aspekte më të rënda se sa ato të Francës. Borxhi publik është gati sa 133 për qind e Prodhimit të Brendshëm Bruto; në Francë, ai zë vetëm 96 për qind.

Herën e fundit që Italia pati një rritje më të madhe ekonomike se Franca, ishte në vitin 1995. Të dyjave vendeve u është dashur të përpiqen jo pak, për të qëndruar konkurruese në rrafshin ndërkombëtar – por produktiviteti francez është rritur me rreth 15 për qind që nga viti 2001, ndërsa në Itali ka mbetur në vend.

Ndërkohë politika italiane po ecën keq e më keq. Lëvizja Pesë Yjet, një forcë populiste që dëshiron të mbajë një referendum popullor mbi vazhdimin apo jo të qëndrimit të Italisë në Eurozonë, është rritur ndjeshëm në sondazhe, dhe aktualisht është kokë më kokë me Partinë Demokratike të qendrës së majtë.

Zgjedhjet e përgjithshme parlamentare, të planifikuara për në pranverën e vitit të ardhshëm, nuk kanë gjasa të prodhojnë një fitues të qartë – dhe madje ekziston edhe një shans sado i vogël që ato mund të sjellin në pushtet një qeveri euroskeptike, në rast se Pesë Yjet do të marrin vota të mjaftueshme dhe formojnë një aleancë me Lidhjen e Veriut, që është tejet e ashpër kundër monedhës së përbashkët evropiane.

Eurofilët në Itali janë duke kërkuar një Macron italian –dikë që mund t’u ofrojë një ilaç liberal për problemet ekonomike të Italisë, ndërsa të luftojë kërcënimin e një “It-exit”. Investitorët do ta mirëprisnin krahëhapur një njeri të tillë.

Në vjeshtë, Banka Qendrore Evropiane, duket e vendosur të ngadalësojë normat e blerjes së borxheve të qeverisë. Perspektiva e paqëndrueshmërisë politike në Romë mund të trembë investitorët, duke ngritur dyshime mbi qëndrueshmërinë e borxhit italian.

Në shumë aspekte, Matteo Renzi, ish-kryeministri i Italisë, i cili dha dorëheqjen pas një humbje të rëndë dhjetorin e vitit të shkuar, pas referendumit të humbur mbi ndryshimet kushtetuese, do të ishte një zgjedhje e qartë. Dyzetedy vjeç, ai është vetëm 3 vjet më i madh se Macron.

Edhe ai ka kërkuar të modernizojë të majtën, ndonëse preferoi të ngjitet në krye të partisë së tij, në vend se të krijonte një forcë të re sikurse bëri Macron. Problemi është se Renzi duket gjithnjë e më shumë si një forcë e shuar. Ai sapo ka marrë një mandat të ri si kryetar i PD-së, por shumë italianë dyshojnë mbi premtimet e tij, pasi ai nuk iu përmbajt zotimit për të braktisur politikën, në qoftë se do të humbte referendumin.

Mesazhi i tij është bërë gjithashtu i ngatërruar. Ai pretendon të jetë pro-BE-së, por asnjëherë nuk lë t’i ikë ndonjë rast për të sulmuar Brukselin – në veçanti për vendosjen e masave shtrënguese fiskale. E pse votuesit duhet të zgjedhin euroskeptikun me gjysmë-zemre Matteo Renzi-n, kur mund të kenë një eurospektiv të vërtetë?

Një vit është një kohë e gjatë në politikë. Italianët mund të lodhen gjithnjë e më tepër nga Lëvizja Pesë Yjet, dhe të vendosin që Renzi ofron një alternativë më të sigurt – por mos u mbështesni shumë as tek ky skenar. Me pak fat, Franca është gati të sugjerojë se në politikën evropiane mbizotëron ende arsyeja. Italia mbetet e aftë për të provuar të kundërtën.

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce

Tags: “Bloomberg View”evropaFerdinando GiuglianoFrancaItaliaMacron

TË LIDHURA

Ambasada e SHBA në Tiranë ndan deklaratën e Marco Rubios: Liria e shprehjes, vlera themelore e…
Aktualitet

Ambasada e SHBA në Tiranë ndan deklaratën e Marco Rubios: Liria e shprehjes, vlera themelore e…

10:07 | 16/01/2026
Dështon seanca e 6 e gjyqit, Kalaja: Veliaj jo vetëm që nuk u paraqit, por nuk lejon as avokatin.
Analizë

Dështon seanca e 6 e gjyqit, Kalaja: Veliaj jo vetëm që nuk u paraqit, por nuk lejon as avokatin.

11:42 | 13/01/2026
“S’kemi kohë për të humbur”, Gonzato: Kemi nevojë për drejtësi cilësore, duhen më shumë gjyqtarë
Aktualitet

“S’kemi kohë për të humbur”, Gonzato: Kemi nevojë për drejtësi cilësore, duhen më shumë gjyqtarë

10:46 | 12/01/2026
Next Post
Shtypi i ditës, 5 maj 2017

Shtypi i ditës, 5 maj 2017

Një bashkim mes Britanisë dhe Francës? Lufta e Dytë Botërore e bëri pothuajse të mundur

Një bashkim mes Britanisë dhe Francës? Lufta e Dytë Botërore e bëri pothuajse të mundur

Shtypi nga bota, 5 maj 2017

Shtypi nga bota, 5 maj 2017







JU REKOMANDOJMË

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

09:45 | 16/01/2026
Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

13:57 | 14/01/2026
La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

14:01 | 14/01/2026
Arbri largohet për në Amerikë, Alketa Vejsiu e zëvendëson: “Po të kisha qëndruar në Top Channel…”

Arbri largohet për në Amerikë, Alketa Vejsiu e zëvendëson: “Po të kisha qëndruar në Top Channel…”

21:53 | 13/01/2026




TË FUNDIT

Fshin çdo gjë! Ç’po ndodh me Ronela Hajatin?
Showbizz

Fshin çdo gjë! Ç’po ndodh me Ronela Hajatin?

by mirseda
21:26 | 19/01/2026
0

Këngëtarja e njohur shqiptare, Ronela Hajati, ka rikthyer sërish vëmendjen e mediave rozë, por këtë herë jo...

Defekt në linjën e OST, disa zona në Tiranë pa energji

Defekt në linjën e OST, disa zona në Tiranë pa energji

21:20 | 19/01/2026
Fermerët e serave në krizë/ Përmbytjet u shkatërruan të mbjellat, nuk kanë me çfarë të lajnë kredin

Fermerët e serave në krizë/ Përmbytjet u shkatërruan të mbjellat, nuk kanë me çfarë të lajnë kredin

20:35 | 19/01/2026
Trump do të marrë pjesë në Davos mes tensioneve me Europën për Groenlandën, sigurinë dhe tarifat

Trump do të marrë pjesë në Davos mes tensioneve me Europën për Groenlandën, sigurinë dhe tarifat

20:32 | 19/01/2026
Sulme me peshkaqenë në Sidnei, dy persona në gjendje të rëndë

Sulme me peshkaqenë në Sidnei, dy persona në gjendje të rëndë

20:08 | 19/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com