Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

”Italia është lënë krejt e vetme”, Rama: Çfarë më thanë mjekët dhe infermierët para nisjes

5 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
”Italia është lënë krejt e vetme”, Rama: Çfarë më thanë mjekët dhe infermierët para nisjes

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për televizionin italian Sky24, ku ka folur në lidhje me vendimin për të dërguar 30 mjekë dhe infermierë në Itali.

Kreu i qeverisë i bëri thirrje Evropës që ta ndihmojë Italinë, pasi sipas tij vendi fqinj është lënë krejt e vetme në këto kohë të vështira.

Rama tregoi për Sky24 se mjekët dhe infermierët që u nisën në Itali nuk i kanë treguar gjë prindërve të tyre. Ata kanë zgjedhur t’i tregonin kur të mbërrinin në Itali, pasi nuk donin t’i panikosnin prindërit e tyre.

Intervista për Sky24 e kryeministrit Edi Rama:

Gazetari: Kanë mbërritur sot në Brescia 20 mjekë dhe 10 infermiere të dërguar nga qeveria e Shqipërisë për të ndihmuar personelin tonë sanitar për emergjencën me një mesazh që bëri xhiron e rrjeteve dhe entuziazmoi gjithë vendin. Kryeministri shqiptar Edi Rama na shpjegon sensin e kësaj iniciative, ndihmën që qeveria dhe vendi i tij deshën të na jepnin.
Mirëmbrëma kryeministri Edi Rama, pasi e kemi në lidhje telefonike tek Sky24.

Faleminderit që merrni pjesë në edicionin tonë të lajmeve. Para se të flasim për këtë iniciativë që ndërmorët desha të di si po shkojnë gjërat në Shqipëri.

Rama: Edhe ne jemi të sulmuar nga ky armik i padukshëm dhe po luftojmë me të. Kemi marrë masat e menjëhershme. Shpresoj se po na japin një ndihmë, megjithatë situata nuk është e lehtë.
Gazetari – Kryeministër mund t’ju them faleminderit në emrin tim dhe të vendit tim për gjestin e vogël dhe të madh njëkohësisht që keni bërë. Ju e shpjeguat sensin e këtij misioni që 30 mjeket shqiptarë do të bëjnë në vendin tone, në një video që në Itali po transmetohet në të gjitha edicionet e lajmeve.

Gazetari: Na e shpjegoni përse vendosët të dërgoni 30 mjekë në mbështetje të mjekëve tanë në këtë betejë kundër koronavirusit?.

Rama: Erdhi natyrshëm. Unë e them sepse e besoj, ne të gjithë e besojmë, se Italia është shtëpia jonë dhe ta shohim Italinë që lufton një luftë kaq të ashpër, e pastaj ta lëmë të vetmuar ndjehemi keq, shumë keq.
Sigurisht ne nuk do të ndërrojmë fatin e luftës me 30 mjekë dhe infermierë, por bëmë diçka krejt te natyrshme, sepse jemi duke luftuar këtu, por të luftosh në Itali per ne është megjithatë si te luftojmë në shtëpinë tonë.

Gazetari: Ju thatë një gjë shumë domethënëse. Nuk jemi një vend i pasur, por nuk jemi as një vend që nuk ka memorie. Italia priti shumë nga bashkëkombësit tuaj që akoma punojnë në këtë vend. Kjo ishte sipas jush një mënyrë shpagimi.

Rama: Besoj se fjala shpagim nuk është fjala e duhur, pasi ne nuk mund të shpagojmë kurrë atë që Italia dhe italianët kanë bërë për ne në kohë të errëta. Nuk është shpagim, por thjeshtë të bëjmë detyrën tonë si pjesëtarët e një familjeje që është e jona , e kur them familja jonë mendoj familjen italiane, ku shumë shqiptare e shumë shqiptarë janë pjesë përbërëse.

Dhe nga ana tjetër besoj se kjo është një luftë, qe nuk mund të luftohet duke u mbyllur secili në llogoren e vet me kurrizin e kthyer nga njëri-tjetri, sepse kështu do e humbasim. Armiku i padukshëm na ka sulmuar të gjithëve në të njëjtin moment, duhet që jo vetëm të mbrohemi, por edhe të kundër sulmojmë.

Kjo është diçka që mbi të gjitha Evropa duhet ta bëjë , sepse ndryshe s’mundet dhe atje ka një vatër zjarri tronditëse, që s’mund ta lëmë vetëm Italinë
Zjarri nuk mund ta fitojë këtë luftë duke ndenjur vetëm në mbrojtje.
Italia po lufton, por duhet të luftojmë të gjithë bashke! Dhe atje ka një situatë të paparë që s’mund t’ia lëmë vetëm Italisë ta trajtoje sepse është iluzion të mendosh që ai zjarr do të djegë vetëm Italinë.

Gazetari: Kemi edhe sulmues të mirë kryeministër. Ju ka thirrur dikush, nga qeveria italiane, pamë një mesazh në Tëitter të kryeministrit Conte për t’ju falenderuar. Folët me njeri?

Rama: Fola me të gjithë. Më shumë të dashurin Luigi, Ministrin tuaj të Jashtëm shumë të zotin

Gazetari: Di Maio

Rama: Po dhe i tregova këtë ide dhe ai ishte shumë receptiv, e pastaj kemi pasur një përgjigje të shpejtë nga të gjithë mjekët dhe infermierët sepse në fillim nuk dinim as reagimin e tyre, bile disa prej tyre nuk u treguan as prindërve nga frika për të mos i demoralizuar të niseshin. Ma thanë në aeroport, do u themi prindërve kur të jemi në Itali.
E gjitha vjen natyrshëm. Ne kemi problemet tona. Ne kemi sigurisht një sistem sanitar me pak të shkëlqyer se Lombardia, dhe duke parë Lombardinë që vuan është rreziku që t’i kesh njerëzit kundër, por përveç ndonjë zëri te pavlefshëm, të gjithë, por të gjithë ama, kanë qenë mëse të lumtur që të ndihmojnë. Nuk gjej fjalë, por është fakt që ajo pjesë në anën tjetër të Adriatikut është pjesë e zemrës sonë. Sinqerisht, Italia është pjesë e botës sonë, është shtëpia jonë.
Duke folur për sulmuesit, ajo që duhet të bëjë Evropa është të imitoje Milanin e Sakit. Nuk mund të rrijë tërë kohën në mbrojtje, është e nevojshme të jemi të gjithë një skuadër, ku yjet nuk bëjnë sipas mënyrës së tyre dhe ku të gjithë duhet të mbrojnë e sulmojnë, përndryshe nuk mund të shkosh asgjëkundi.

Gazetari: Sipas jush, këto ditë, kështu po luan Evropa?

Rama: Kështu po luan. Po luajnë secili në mbrojtje të fortë, por kështu nuk shkohet asgjëkundi, sepse nuk është problemi që të luftojmë vetëm virusin në trupin e të infektuarve, problem është të luftojmë atë që po sjell virusi, domethënë, po sjell një situatë ekonomike që nuk mund të jete e qëndrueshme kështu, nuk mund të mbështetet vetëm nga bonuset dhe nga ndihmat e shtetit. Me një fjalë, duhet të ulemi të gjithë në një tryezë dhe të imagjinojmë një kundërsulm dhe të dalim nga ky rreth vicioz. Nuk mund të rrimë te zona e rreptësisë, te 16-ja dhe të presim tërë kohës aty, pa e kaluar as zonën e mbrojtjes. Është e pamundur.

Gazetari: E prisnit gjithë atë mallëngjim që nxiti mesazhi juaj në Itali?

Rama: Para se të flisja me ju, mora një mesazh të bukur nga kryeministri juaj. Kam marrë shumë mesazhe sot. A e prisja? Ndoshta jo, ndoshta jo, por ndoshta erdhi edhe në çastin kur kemi te gjithë vuajtjen e vetmisë, kjo vuajtje që nuk mund t’ia dalim të vetëm, është edhe vuajtja jo vetëm nga indiferenca, por edhe nga njëfarë cinizmi në nivelin e bashkëpunimit shumëkombësh, në nivel evropian dhe botëror dhe ndoshta kjo nxiti edhe këtë zinxhir mallëngjimi. Por, nuk është nevoja për falenderime. Ne bëmë atë që duhej të bënim. Nëse nuk do ta bënim, do të ishte turp për ne.

Gazetari: Faleminderit, zoti kryeministër që ishit me ne! Punë të mbarë dhe paçi fat! Një përshëndetje për të gjithë shqiptarët që na shohin, këtu dhe në Shqipëri.

Rama: Faleminderit juve! Jemi të gjithë në të njëjtën varkë dhe nuk ka ju apo ne në këtë luftë. Faleminderit!

 

Tags: edi ramaintervistesky24

TË LIDHURA

Shqiptarja masakrohet me thikë nga ish-burri në Itali
Aktualitet

Shqiptarja masakrohet me thikë nga ish-burri në Itali

22:56 | 14/06/2025
Rekursi i Veliajt arrin në Gjykatën e Lartë, caktohet relatorja që do e gjykojë
Aktualitet

Rekursi i Veliajt arrin në Gjykatën e Lartë, caktohet relatorja që do e gjykojë

21:47 | 14/06/2025
Balluku: Në lotin 7 Elbasan–Qafë Thanë po ndërtohen vepra arti dhe nënkalime
Aktualitet

Balluku: Në lotin 7 Elbasan–Qafë Thanë po ndërtohen vepra arti dhe nënkalime

20:33 | 14/06/2025
Next Post
“Kur do kemi një rikthim të jetës ekonomike?” Rama përgjigjet në mënyrë epike

“Kur do kemi një rikthim të jetës ekonomike?” Rama përgjigjet në mënyrë epike

Rrëmbimi i Jan Prengës, Gjykata liron babain e Altin Hajrit

Rrëmbimi i Jan Prengës, Gjykata liron babain e Altin Hajrit

COVID-19/ Manastirliu: Rritja e kurbës do varet nga zbatimi i masave

COVID-19/ Manastirliu: Rritja e kurbës do varet nga zbatimi i masave

JU REKOMANDOJMË

Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

13:54 | 12/06/2025
Përbërësi që largon gjarpërinjtë më shpejt se çdo gjë tjetër

Përbërësi që largon gjarpërinjtë më shpejt se çdo gjë tjetër

15:02 | 11/06/2025
Përplasje Rama–Veliaj: “Rrini të tërbuar, e di kush më çoi në qeli, ishte…”

Përplasje Rama–Veliaj: “Rrini të tërbuar, e di kush më çoi në qeli, ishte…”

21:28 | 12/06/2025
FOTO/ I mbijetuari i vetëm: “Dëgjova zhurma të mëdha, trupa rreth meje”

FOTO/ I mbijetuari i vetëm: “Dëgjova zhurma të mëdha, trupa rreth meje”

18:31 | 12/06/2025




TË FUNDIT

Shqiptarja masakrohet me thikë nga ish-burri në Itali
Aktualitet

Shqiptarja masakrohet me thikë nga ish-burri në Itali

by mirseda
22:56 | 14/06/2025
0

Tolentino (Macerata), 14 qershor 2025 – Vrasje në Tolentino në zonën e Maceratës, ku një grua u...

Frederik Ndoci: Elinarën ia lashë Erandit, Ylli më ngacmoi e më preku

Frederik Ndoci: Elinarën ia lashë Erandit, Ylli më ngacmoi e më preku

22:37 | 14/06/2025
Madonna bën ‘karshi’ me një çantë që kushton 100,000 dollarë

Madonna bën ‘karshi’ me një çantë që kushton 100,000 dollarë

22:26 | 14/06/2025
Presidenti i Iranit: S’ka bisedime bërthamore, sa kohë vazhdojnë sulmet izraelite

Presidenti i Iranit: S’ka bisedime bërthamore, sa kohë vazhdojnë sulmet izraelite

22:16 | 14/06/2025
Rekursi i Veliajt arrin në Gjykatën e Lartë, caktohet relatorja që do e gjykojë

Rekursi i Veliajt arrin në Gjykatën e Lartë, caktohet relatorja që do e gjykojë

21:47 | 14/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com