Thoma Strakosha ishte i pakalueshëm në derbin që u zhvillua këtë fundjavë përballë Romës. Ai është përzgjedhur si lojtari më i mirë i javës së 26-të të Serie A për talentet nën 23 vjeç. Ka qenë një sondazh i realizuar nga “La Gazzetta dello Sport” që e kanë nxjerrë fitues portierin e kombëtares shqiptare.
Strakosha u bë protagonist me pritjet e tij në derbin Lazio-Roma, ku skuadra e tij fitoi me rezultatin 3-0. Tre momente kryesore në atë ndeshje i dhanë atij kreun për talentet e kësaj jave: Pritja spektakolare ndaj Dzeko, i cili goditi nga brenda zone. Fluturimi në goditjen e Florenzi që mori një trajektore të çuditshme dhe qëndroi në fushë për 90 minuta pavarësisht dhimbjeve që kishte në shpatull.
Nice save by Strakosha on this Dzeko shot pic.twitter.com/nipQb7GHhZ
— Para (@Paracelsus) March 2, 2019
Strakosha është kthyer në titullar të padiskutueshëm te Lazio dhe sezonin e kaluar ishte lojtari që luajti më shumë ndeshje. Po ashtu, këtë sezon nuk ka humbur asnjë minutë nga ndeshjet e ekipit të tij, pavarësisht shqetësimeve që ka pasur në shpatull.
Great save from Strakosha on this Florenzi shot pic.twitter.com/mhpKfJcrIN
— Para (@Paracelsus) March 2, 2019
Konkurrent të portierit shqiptar për këtë javë ishin Jeremie Boga i Sassuolo, i cili bëri një paraqitje të shkëlqyer ndaj Milanit dhe Ignacio Pussetto, i cili shënoi golin e fitores për Udinese.