Në shenjë proteste ndaj mbajtjes në qelinë e izolimit me arsyetimin se është i pa bindur, një i dënuar që vuan dënimin në burgun e Fushë-Krujës i ka vënë flakën qelisë.
Rasti në fjalë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, e ndërsa i dënuari është Dragut Skana, me origjinë nga Dibra. Siç duket, ky akt është i përsëritur, pasi në vitin 2011, teksa vuante dënimin në burgun e Shën-Kollit, i ka vënë flakën dysheqeve në shtretërit e qelisë.
Dhoma e izolimit e cila është përfshirë nga flakët është djegur plotësisht, ndërsa Skana ka arritur të shpëtojë pa marrë dëmtime të rënda.