Policia e Lezhës, në bashkëpunim me FNSH-në Tiranë ka finalizuar operacionin e koduar “One Year”, ku ka vënë në pranga dy persona të shpallur në kërkim, pasi dyshohet se kanë kryer një vrasje 1 vit më parë në fshatin Mali i Jushit në Shkodër.
Policia ka kryer lokalizimin dhe kapjen e 2 personave të shpallur në kërkim, konkretisht të shtetasve :
– Lin Mujeci, 38 vjeç, banues në Torovicë – Lezhë
– Kreshnik Mujeci, 30 vjeç , banues në Torovicë – Lezhë
Këta 2 shtetas (vëllezër), dyshohen si autorë të vrasjes së shtetasit G.M. ngjarje e ndodhur me datë 06.10.2016, në fshatin Mali i Jushit në Shkodër .
Për këta shtetas, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Shkodër ka lëshuar Urdhër Ndalimi për veprat penale “Vrasje me paramendim” kryer në bashkëpunim “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, parashikuar nga nenet 78-25, 278/4 të Kodit Penal.