Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Ish-presidenti: Shikoni çfarë u keni bërë shqiptarëve o korba të zinj

7 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Këmbanë alarmi nga ish-presidenti: Grupet kriminale kanë marrë peng Shkodrën

Votimi i parlamentit holandez për rikthimin e vizave për Shqipërinë, ka ngjallur dhe reagimin e ish-presidentit Bujar Nishani.

Përmes një postimi në “Facebook”, Nishani deklaron se këtë shqetësim e ka shtruar dy vite më parë, kur autoritetet holandeze ngritën alarmin mbi krimin e organizuar dhe korrupsionin në Shqipëri, teksa lëshuan dhe paralajmërimin për rikthimin e vizave për shqiptarët.

Mirëpo, presidenti thotë se në atë periudhë e akuzonin si “gjinkallë të gushtit”, ndërkohë që Nishani sot i quan korbë të zinj dhe Don Kishotë.

“Sot, pas dy vitesh paralajmërimesh, shqetësimesh dhe pajtimesh me të keqen, rreziku u bë fakt. 
Parlamenti holandez (përfaqësuesit direkt të qytetarëve të tyre) votoi për rikthimin e vizave për shqiptarët.
Nëse sot pas afro dy vitesh do të përdorja të njëjtin nivel e kút të atyre që na quanin “gjinkalla” do tu thosha ; ‘shikoni seç ju bëtë shqiptarëve o korba të zinj!'” shkruan Nishani.

Postimi i plotë i Nishanit:

Afërsisht dy vite më parë kam shprehur publikisht shqetësimin tim qytetar për rrezikun e penalizimit të qytetarëve shqiptarë mbi mundësinë e tyre të fituar për të lëvizur pa viza në Evropë.
Në atë kohë, pra dy vite më parë, ishin pikërisht autoritetet holandeze që ngritën shqetësimin e madh mbi krimin e organizuar dhe korrupsionin në Shqipëri dhe lëshuan paralajmërimin për rikthimin e vizave për shqiptarët.
Qeveritarët spekulantë dhe përgjegjës të krijimit të këtij rreziku real për shqiptarët agresuan këtë të vërtetë të hidhur me propagandën e tyre mediatike duke na akuzuar si “gjinkalla të gushtit” !!!
Deri këtu nuk kishte ndonjë risi.
Këtë sharlatanizëm e kishim dëgjuar edhe kur thanë se avionët e drogës ishin spërkatës kundër mushkonjave !!!!
Edhe kur thonin që kemi shkatërruar 99% të kanabisit teksa çdo javë sekuestroheshin 5-6 ton të tillë në brigjet e Italisë.
Edhe tek thonin se ishin krenar me trafikantët dhe përdhunuesit që kishin futur në Parlament dhe bashkitë e vendit, etj., etj.
Përgjatë dy vitesh autoritetet holandeze vijuan të ngrinin dhe drejtonin shqetësimin e tyre.
Jo vetëm që nuk u përgjigjej askush shqetësimit të tyre por sponsorizohej një propagandë për fshehjen e të keqes, mashtrimit, nderimit për maskën, mohimit të problemit !
Sot, pas dy vitesh paralajmërimesh, shqetësimesh dhe pajtimesh me të keqen, rreziku u bë fakt.
Parlamenti holandez (përfaqësuesit direkt të qytetarëve të tyre) votoi për rikthimin e vizave për shqiptarët.
Nëse sot pas afro dy vitesh do të përdorja të njëjtin nivel e kút të atyre që na quanin “gjinkalla” do tu thosha ; “ shikoni seç ju bëtë shqiptarëve o korba të zinj” !
Por edhe sot don kishotët vrapuan të na thonë se : “është luftë politike në Holandë”, por nuk e vazhdojnë dot butaforinë e tyre e të na thonë pse vetëm për Shqipërinë ?
Pse jo edhe për maqedonasit, malazezët, boshnjakët apo serbët, o të mjerë ?
Natyrisht që vendimi i marrë nuk i ndalon menjëherë shqiptarët të udhëtojnë pa viza.
Por mashtrimi, fshehja e problemit, avokatia e të keqes, përulja ndaj maskës, pajtimi me problemin përgjatë këtyre dy viteve të shurdhërisë ndaj të vërtetës na solli në faktin e kryer, të vendimit tashmë në Parlamentin e Holandës.
Ata që u investuan me të gjitha format e antivlerave janë padiskutim sot dëmtuesit real të interesave reale të qytetarëve shqiptarë.
Ata kanë kontribuar drejtpërsëdrejti në dëmin ndaj shqiptarëve.
Për fatin e keq të shqiptarëve spekulantët qeveritarë dhe avokatia e të keqes rreket të vijoj përsëri në rrugën e vet.
Nuk do të jetë aspak çudi që pikërisht nëse do të vijojë fshehja e të vërtetave, nderimi i maskës, avokatia e mashtrimit, bashkëpunimi me të keqen, pas një apo dy vitesh vendimi i votimit të Parlamentit të Holandës të kthehet në realitetin më të hidhur të qytetarëve shqiptarë.
Rradhët e gjata sporteleve të ambasadave në Tiranë, pa asnjë mundësi të garantuar të udhëtojnë për hallet apo gëzimet e tyre.
Zgjedhja që duhet të bëjnë shqiptarët është në Tiranë, jo Amsterdam, Bruksel apo Berlin.
Le të zgjedhim !

Tags: bujar nishaniHolandakorba të zinjrikthimi i vizave

TË LIDHURA

Berat: Kamionçina bie në përrua, 4 të plagosur; 2 dërgohen në Traumë
Aktualitet

Berat: Kamionçina bie në përrua, 4 të plagosur; 2 dërgohen në Traumë

22:36 | 01/12/2025
Gjunkshi, pas takimit me Salianjin, emërohet këshilltar sigurie në PD dhe falënderon Berishën
Politikë

Gjunkshi, pas takimit me Salianjin, emërohet këshilltar sigurie në PD dhe falënderon Berishën

22:15 | 01/12/2025
Aksident në Mbreshtan-Pashalli: Kamionçina në përrua, 4 të plagosur
Aktualitet

Aksident në Mbreshtan-Pashalli: Kamionçina në përrua, 4 të plagosur

21:50 | 01/12/2025
Next Post
Surprizon moti, nesër reshje shiu

Surprizon moti, nesër reshje shiu

Nëna e Cristiano Ronaldos rrëfen çfarë i tha ylli portugez pas eliminimit

Nëna e Cristiano Ronaldos rrëfen çfarë i tha ylli portugez pas eliminimit

Aksident me 4 të plagosur, prangoset drejtuesi i mjetit

Aksident me 4 të plagosur, prangoset drejtuesi i mjetit







JU REKOMANDOJMË

“Të fala Ristanit”, deputeti i PS-së 1 orë në SPAK, pas daljes ‘kyç’ gojën për gazetarët

“Të fala Ristanit”, deputeti i PS-së 1 orë në SPAK, pas daljes ‘kyç’ gojën për gazetarët

11:39 | 25/11/2025
Tragjike! E mori rrjedha e përroit, humb jetën 40-vjeçari në Elbasan

Tragjike! E mori rrjedha e përroit, humb jetën 40-vjeçari në Elbasan

08:29 | 27/11/2025
“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…

“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…

13:59 | 26/11/2025
Kartoni i kuq i rrezikoi Botërorin, FIFA merr vendimin për Ronaldon

Kartoni i kuq i rrezikoi Botërorin, FIFA merr vendimin për Ronaldon

18:28 | 25/11/2025




TË FUNDIT

Berat: Kamionçina bie në përrua, 4 të plagosur; 2 dërgohen në Traumë
Aktualitet

Berat: Kamionçina bie në përrua, 4 të plagosur; 2 dërgohen në Traumë

by mirseda
22:36 | 01/12/2025
0

Një aksident ka ndodhur në aksin Mbreshtan-Pashalli. Një mjet, tip Xhip Kamionçinë, me tarha AA 488 EK,...

Gjunkshi, pas takimit me Salianjin, emërohet këshilltar sigurie në PD dhe falënderon Berishën

Gjunkshi, pas takimit me Salianjin, emërohet këshilltar sigurie në PD dhe falënderon Berishën

22:15 | 01/12/2025
Aksident në Mbreshtan-Pashalli: Kamionçina në përrua, 4 të plagosur

Aksident në Mbreshtan-Pashalli: Kamionçina në përrua, 4 të plagosur

21:50 | 01/12/2025
Holanda dhe Ukraina nënshkruajnë marrëveshje për prodhimin e përbashkët të dronëve

Holanda dhe Ukraina nënshkruajnë marrëveshje për prodhimin e përbashkët të dronëve

21:21 | 01/12/2025
Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

20:40 | 01/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com