Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi niset drejt Hagës

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi është arrestuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar është nisur tashmë për në Hagë.

Lajmin e ka bërë të ditur avokati i tij mbrojtës, Valon Hasani.

Hasani ka deklaruar se Krasniqi se nuk ka pasur fletëarrest, teksa sot i është dorëzuar fletarresti dhe urdhëri për bastisje. Bastisja në shtëpinë e tij ka filluar qysh në orën 6:30 të mëngjesit.

Operacioni është zhvilluar edhe në vendlindjen e Krasniqit, në fshatin Negrovc të Komunës së Drenasit.

Krasniqi, i cili nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë është intervistuar në korrik të vitit të kaluar, ka qenë zëdhënës si dhe anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.