Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Ish-kryeministri bullgar Borisov lirohet pas arrestimit për korrupsion

4 vjet ago
in Bota, Të Gjitha, W-Instant
Ish-kryeministri bullgar Borisov lirohet pas arrestimit për korrupsion

Ish-kryeministri i Bullgarisë, Bojko Borisov, u lirua një ditë pas arrestimit të tij që ndodhi më 18 mars, nën dyshimet për korrupsion dhe keqpërdorim të fondeve të Bashkimit Evropian.

Borisov, 62 vjeç, i cili aktualisht është kryetar i partisë opozitare të qendrës së djathtë ‘GERB’ dhe disa anëtarë të tjerë të partisë së tij u arrestuan më 17 mars në lidhje me hetimet për keqpërdorimin e fondeve të ndihmës së Bashkimit Evropian.

“Ata erdhën në shtëpinë time, ndërsa ne ishim duke darkuar”, tha Borisov pas lirimit.

Borisov tha për mediat se gjatë kontrollit të shtëpisë, autoritetet “nuk gjetën asgjë dhe kur mendova se po largoheshin, më thanë: “Duhet të të arrestojmë,” shtoi ai.

“Ishte brutale dhe e neveritshme. Jemi kthyer në kohën e komunizmit”, u shpreh ai.

Borisov tha se nuk ishte i akuzuar. Prokurorët nuk kanë komentuar ende për rezultatin e ndalimit të tij.

Qindra mbështetës të ish-kryeministrit Borisov protestuan në qendër të Sofjes kundër arrestimit mëngjesin e 17 marsit.

“Askush nuk është mbi ligjin!”, shkroi në Facebook, kryeministri i ri i Bullgarisë Kiril Petkov më 17 mars.

Partia Kundër Korrupsionit e sapoformuar e kryeministrit Petkov fitoi zgjedhjet e përgjithshme në Bullgari vitin e kaluar me një platformë “zero tolerancë për korrupsionin”.

Arrestimet erdhën pas një vizite në Sofje më 16-17 mars nga ana e kryeprokurores evropiane Laura Koevesi.

Ajo vlerësoi “vendosmërinë, udhëheqjen dhe vizionin bindës të Petkov për luftën kundër korrupsionit”.

“Tani është koha që autoritetet përkatëse bullgare të bashkohen me ne, duke përfshirë rastet veçanërisht të ndjeshme”, tha Koevesi.

“Kjo është arsyeja pse ne ekzistojmë, kjo është arsyeja pse jemi këtu,” tha Koevesi, duke shtuar se prokurorët evropianë kanë hapur 120 hetime për mashtrime që përfshijnë paratë e BE-së në lidhje me tenderët publikë, subvencionet bujqësore, ndërtimet dhe fondet e rimëkëmbjes së pandemisë së koronavirusit.

Borisov është akuzuar për korrupsion disa herë në të kaluarën, por ka mohuar çdo keqpërdorim./ evropaelire

Tags: Bojko BorisovIsh-kryeministri i Bullgarisëkorrupsion

TË LIDHURA

Berisha: Qytetarët s’dalin në protestë për naftën! Kanë frikë nga Rama
Të Gjitha

Berisha: Qytetarët s’dalin në protestë për naftën! Kanë frikë nga Rama

20:43 | 17/04/2026
Më shumë se gjysma e britanikëve mbështesin rikthimin në BE
Bota

Më shumë se gjysma e britanikëve mbështesin rikthimin në BE

20:21 | 17/04/2026
Sinjal pozitiv nga Brukseli, Marta Kos në BBC: Shqipëria po ecën mirë në rrugën e integrimit
Aktualitet

Sinjal pozitiv nga Brukseli, Marta Kos në BBC: Shqipëria po ecën mirë në rrugën e integrimit

20:03 | 17/04/2026
Next Post
“Po s’ranë çmimet, do bjerë qeveria”, protestuesit në Sheshin “Skënderbej”

“Po s’ranë çmimet, do bjerë qeveria”, protestuesit në Sheshin "Skënderbej"

Protestuesit marshojnë drejt zyrës së tij, Rama takohet me fermerët

Protestuesit marshojnë drejt zyrës së tij, Rama takohet me fermerët

Protestuesit mbushin Sheshin “Skënderbej”, shpalosin flamurin gjigant ukrainas

Protestuesit mbushin Sheshin “Skënderbej”, shpalosin flamurin gjigant ukrainas







JU REKOMANDOJMË

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026
SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

19:40 | 11/04/2026
Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

17:32 | 14/04/2026




TË FUNDIT

Shkëlzen Berisha dhe Argita Malltezi të pranishëm në protestën e opozitës
Aktualitet

Shkëlzen Berisha dhe Argita Malltezi të pranishëm në protestën e opozitës

by mirseda
22:00 | 17/04/2026
0

Shkëlzen Berisha dhe Argita Malltezi kanë marrë pjesë në protestën kombëtare të opozitës. Siç shihet edhe nga...

Protesta e thirrur nga Partia Demokratike, familja e Berishës ndjek nga afër demonstratën

Protesta e thirrur nga Partia Demokratike, familja e Berishës ndjek nga afër demonstratën

21:56 | 17/04/2026
Policia nuk lejon protestuesit të shkojnë në Kuvend, nisin përplasjet fizike

Policia nuk lejon protestuesit të shkojnë në Kuvend, nisin përplasjet fizike

21:41 | 17/04/2026
Protesta e PD/ Një polic përfundon te Trauma me djegie dhe çarje në kokë

Protesta e PD/ Një polic përfundon te Trauma me djegie dhe çarje në kokë

21:35 | 17/04/2026
Situata e tensionuar në protestën e PD/ Ndalohen 4 persona, u kapën me çantë me molotovë

Situata e tensionuar në protestën e PD/ Ndalohen 4 persona, u kapën me çantë me molotovë

21:30 | 17/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com